SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bashkimin Evropian ishte 10.1 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.9 për qind. Në nëntor të këtij viti 2023 inflacioni mesatar në BE arriti në 2.4%, ndërsa në Shqipëri treguesi ishte 3,9 për qind.
Siç tregojnë të dhënat, inflacioni mesatar në BE ka rënë me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, e cila po renditet këtë fundvit në mesin e vendeve me inflacionin më të lartë në BE.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se inflacioni i lartë në BE, i cili u shkaktua pas luftës në Ukrainë kryesisht nga çmimet e larta e të energjisë u stabilizua më rënien e çmimeve.
Në Shqipëri inflacioni udhëhiqet nga problemet strukturore të ekonomisë së vendit ku prodhimi sidomos ushqimet janë në një ofertë më të ulët se kërkesa duke e bërë inflacionin rezistues, edhe pse Banka e Shqipërisë po ndjek një kurs shtrëngues të politikës monetare.
Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor 2023 është 3,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,9%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor 2023, krahasuar me tetor 2023 është -0,2%, ndërsa në BE-0.4%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,37 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,25 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin nëntor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,1%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,8%. Gjithashtu çmimet në grupet e “Shërbimi arsimor” ndryshuan me 2,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9%, “Shëndeti” me 1,0% dhe “Komunikimi” me 0,5%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,2%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 9,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “mish” me 7,1%, “peshk” me 2,7%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, etj.
Krahasuar me muajin Tetor 2023, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%, “Transporti” me 0,3%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2% dhe “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,2%, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./Monitor
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në ...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...