Raporti i KE: Faktorët që po rrëzojnë ekonominë shqiptare
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...

Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dhe shpenzimet e përgjithshme buxhetore, kanë ardhur në ulje në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në një kohë që nevojat e popullsisë së vendit për këto shërbime po rriten prej plakjes dhe rritjes së barrës së sëmundjeve.
Shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë për vitin 2022 janë 63.8 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ato arritën në 2.98% dhe kanë shënuar rënie vjetore me 0,44 pikë përqindje, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.
Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2017.
Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor, kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten.
Treguesit zyrtarë referojnë se brenda buxhetit të shëndetësisë ka shpërndarje jo të barabartë të fondeve.
Gati për një dekadë buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.
Si po rritet buxheti për koncesionet e shëndetësisë, në kurriz të rimbursimit
Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.
Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare.
Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024, vetëm 20.6%.
Rritja e fondeve për shëndetësinë po thithet nga koncesionet PPP që dhanë për disa shërbime jothemelore në hetim për abuzime dhe deri tani ka disa të arrestuar.
P.sh., për koncesionin e shërbimeve laboratorike vitin që vjen janë planifikuar 1,85 miliardë lekë ose 42% më shumë se vlera e përcaktuar në kontratën fillestare.
Gjithashtu kontrata e sterilizimit do të financohet vitin që vjen me 1,75 miliardë lekë, nga 1,2 miliardë që ishin parashikuar pagesat vjetore në kontratë.
Nevojat e popullsisë për medikamente po rriten se tepërmi prej përhapjes sëmundjeve jo të transmetueshme dhe këtë e tregojnë edhe importet e barnave, të cilat u rritën me 70% nga viti 2013 deri më 2022./Monitor
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në ...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...
Sot më 5 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...