Përmbysja nga turizmi, për herë të parë Shqipëria ka bilanc të jashtëm pozitiv
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...

Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë në vitin 2023, si në përdorimin e internetit, përdorimin e pajisjeve smart dhe blerjet ")online".
Bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së informacionit (TIK) gjatë vitit 2023, nga grupmosha 16 – 74 vjeç, e përdorin internetin 83,1% e popullsisë, nga të cilët 96,2% e përdorin disa herë gjatë ditës.
99,8% e individëve kanë përdorur aparat celularë inteligjent për të hyrë në internet. Ndërkohë 28,2 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 27,4% nëpërmjet kompjuter/desktop dhe 19,1% nëpërmjet tabletit.
98,7% kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.
Rriten blerjet "online"
Përdorimi i e-blerje (blerje "online") Blerjet “online” u referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart).
Blerjet “online” janë kryer nga 38,5% e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 3,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,8% ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3%.
Përmirësohen aftësitë teknologjike dhe kompjuterike
Në vitin 2023 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “përdorimin e programeve për ndarjen e file-ve” dhe “përdorimin e programit word” përkatësisht me 4,1 dhe rreth 3,3 pikë përqindje.
Përdorimi i TIK sipas grupmoshës
Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 99,1%. individët e grupmoshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 32,3%, tregues i cili është zvogëluar 4,6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022.
Përdorimi i internetit “disa herë gjatë ditës” ka regjistruar përqindjet më të larta në grupmoshat 25-34 vjeç ndjekur nga 16-24 vjeç.
Përdorimi i internetit në vitin 2023 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Gjatë vitit 2023, 84,6% e burrave dhe 81,7% e grave të grupmoshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit”.
Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “disa herë gjatë ditës” dominohet nga burrat me 50,3%, ndërsa përdorimi i tij “çdo ditë” dominohet nga gratë me 53,3%.
Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2023 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte për kujdes personal (kozmetikë/bukurie)”, “produkte shtëpiake” si dhe “ilaçe/suplemente/vitamina”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “pajisje elektronike për shtëpi ”dhe “kompjuter/tabletë/celularë, etj.”
Familjet me akses në internet
Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 96,7%, krahasuar me 96,5% të një viti më parë. 90,4% ose 660.136 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 0,1 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 99,3%, krahasuar me 99,2% në vitin 2022.
Përdorimi i TIK nga individët e grupmoshës 16 – 74 vjeç
Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 83,1% të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 96,2% të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë / pothuajse çdo ditë me 3,6% dhe 0,1% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë. Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: aksesimi i të dhënave shëndetësore "online" (e-albania seksioni i shëndetit) (18,3 pikë përqindje), internet banking (e-banking) (5,0 pikë përqindje) si dhe për të komunikuar me mesazhe të shkruara (whtasapp etj.) (2,8 pikë përqindje).
Rriten përdorimi i e-qeverisjes
Në vitin 2023 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022 ndjekur nga kategoria “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit” e cila ka shënuar rritje me rreth 1,9 pikë përqindje./Monitor
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...