Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do të përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...

Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj radhazi në shtator. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti nivelin 4.37%.
Treguesi i kredive me probleme ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Me bazë vjetore, megjithatë, ky raport ngelet ende në rënie. Një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 4.58% të portofolit.
Ecuria e treguesit të kredive me probleme po fillon të justifikojë shqetësimet e lidhura me rritjen shumë të shpejtë të kredisë në dy vitet e fundit.
Në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 901.6 miliardë lekë, në rritje me 10.9% me bazë vjetore. Rritja vjetore e portofolit është ngadalësuar lehtë krahasuar me vitin 2024, por sidoqoftë ngelet në ritme dyshifrore dhe pranë niveleve më të larta në 16 vitet e fundit.
Ndërkohë, raporti i kredive me probleme e ka frenuar rënien, madje në tremujorin e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.
Mund të vlerësohet se stoku i kredive me probleme është rreth 39.4 miliardë lekë, nga 34.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.2 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga fillimi i këtij viti, stoku i kredive me probleme është rritur me 12.8%.
Raporti i Stabilitetit Financiar i Bankës së Shqipërisë tregoi se qysh në gjysmën e parë të këtij viti sektori bankar ka regjistruar më shumë kredi të reja me probleme, kundrejt vlerës së kredive me performancë normale. Fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 1.7% dhe 1.8% një gjashtëmujor dhe një vit më parë.
Në mesin e këtij viti, nisi edhe aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave.
Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).
Në tremujorin e parë të aplikimit, masat kufizuese nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e kredisë për shtëpi. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë 2025 sektori bankar dha gjithsej rreth 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, është e pritshme që masat kufizuese të sjellin gradualisht një ngadalësim të rritjes së kredisë. Ngadalësimi i rritjes së portofolit, në kushtet kur kreditë e këqija po shfaqin një tendencë në rritje, ka shumë të ngjarë të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të raportit të kredive me probleme./ Monitor.al
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqime...
Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi ...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri k...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas ...
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit t...
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë...
Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Konfe...
Në paketën fiskale 2026 qeveria synon të ulë përdorimin e ...
Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...