Guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ...

Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%.
Në fjalën pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori, Gent Sejko, tha që ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit, mbeten të konsoliduar.
Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i aktivitetit ekonomik u mbështet nga rritja e konsumit familjar, e investimeve të sektorit privat dhe e eksportit të shërbimeve. Nga ana tjetër, politika fiskale ka vijuar të shfaqë një natyrë konsoliduese, ndërsa eksporti i mallrave ka shënuar rënie.
Ky profil kërkese ka nxitur zgjerimin e sektorëve të shërbimeve e të ndërtimit, ndërsa sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren. Informacioni indirekt i disponuar, sipas tij, sugjeron për ritme dhe strukturë të ngjashme rritjeje edhe gjatë gjysmës së dytë.
Rritja e kërkesës për mallra e shërbime është pasqyruar edhe në tregun e punës. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4% në tremujorin e dytë, paga mesatare u rrit me 9.5%, ndërsa norma e papunësisë qëndron në nivele të ulëta historike prej 8.5%.
“Rritja e shpejtë e pagave nuk është përcjellë e plotë në rritje të çmimeve, si pasojë e absorbimit të saj nga produktiviteti dhe marzhet e fitimit të bizneseve. Megjithatë, kërkesa e lartë për punë nga bizneset dhe mungesa e ofertës vijojnë ta mbajnë tregun e punës nën tension.
Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit,” tha Sejko.
Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të tretë, por ai vijon të qëndrojë në nivele të ulëta dhe poshtë objektivit të bankës Qendrore.
Sipas Guvernatorit, rritja e inflacionit këtë tremujor u diktua nga rritja relativisht e shpejtë e çmimit të qirave, rritja e lehtë e inflacionit të shërbimeve, si dhe stabilizimi i çmimit të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimit të ushqimeve shënoi rënie, ndërsa inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i qëndrueshëm.
Në këndvështrimin makroekonomik, trendi rritës i inflacionit gjatë tremujorit të tretë pasqyroi rritjen e inflacionit bazë e të brendshëm, kundrejt rënies së inflacionit jobazë dhe të importuar.
Kështu, inflacioni bazë u rrit në 2.9% në tremujorin e tretë, rritje kjo e ndikuar thuajse tërësisht nga rritja e çmimit të qirave. Nga ana tjetër, inflacioni jobazë zbriti në 1.2%, në pasqyrim të reduktimit të ndjeshëm të inflacionit të ushqimeve.
“Në një plan më afatgjatë, niveli i ulët dhe nën objektiv i inflacionit pasqyron efektin amortizues që forcimi i kursit të këmbimit ka pasur në inflacionin e importuar dhe goditjet e ofertës, të cilat kanë mbajtur në nivel të ulët inflacionin e ushqimeve.
Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste mbeten në linjë me objektivin tonë të inflacionit, si pasojë e ecurisë së qëndrueshme të kostove të punës e të prodhimit, të marzheve të fitimit dhe të pritjeve për inflacionin,” tha Sejko.
Sipas tij, politika e kujdesshme monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol esencial në kontrollin e inflacionit, duke mundësuar reduktimin e përgjithshëm të primeve të rrezikut në tregjet financiare dhe duke kontribuuar në përmirësimin e kushteve të financimit.
Në veçanti, lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare në muajin korrik ka sjellë një ulje të mëtejshme të normave të interesit të kredive të reja dhe ka reduktuar kostot e shërbimit të atyre ekzistuese.
Po ashtu, prezenca e shtuar e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në reduktimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.
Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, norma të ulëta interesi, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive ndaj kreditimit.
Kredia për sektorin privat vijoi të rritet me norma dyshifrore gjatë tremujorit të tretë. Portofoli i kredisë u rrit me 14%, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me gjysmën e parë të vitit, por duke ofruar një mbulim të mjaftueshëm të nevojave për fonde të bizneseve e familjeve.
Rritja e portofolit të kredisë vijon të mbetet e lartë dhe e qëndrueshme në segmentin e kredisë në Lek, të kredisë për investime të bizneseve dhe të kredisë për individë, por ajo ka shfaqur shenja ngadalësimi në segmentin e kredisë në valutë dhe të kredisë për kapital qarkullues.
Nga ana tjetër, cilësia e portofolit të kredisë, e vlerësuar përmes treguesit të kredive me probleme, vijon të mbetet e kënaqshme.
Në projeksionet për të ardhmen, Banka e Shqipërisë vlerëson përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.
“Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.
Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Ky parashikim pasqyron pritjet tona për ecuri të balancuar të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, për stabilizim të inflacionit në tregjet ndërkombëtare, për një ecuri më të qëndrueshme të kursit të këmbimit, si dhe për mungesën e goditjeve të ofertës në të ardhmen,” u shpreh Guvernatori.
Megjithatë, ai theksoi edhe njëherë se panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse. Ndonëse në zbutje, tensionet tregtare dhe gjeopolitike përbëjnë rreziqe materiale të kahut të poshtëm. Nga ana tjetër, mungesat në tregun e punës dhe rritja e shpejtë e pagave mund të pasqyrohen në një nivel më të lartë inflacioni se parashikimet e Bankës së Shqipërisë./ Monitor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Konfe...
Në paketën fiskale 2026 qeveria synon të ulë përdorimin e ...
Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet bux...
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e...
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon një sërë shpenzim...
Projektbuxheti për vitin 2026, ndër të tjera, ka bërë një ...
Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon ...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka prezantuar projektl...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shefja e Bankës Qendrore Europane, Christine Lagarde dekla...
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishua...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...