Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do të marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...

Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet buxhetore për vitin 2026. Rritja më e madhe e fondeve përqendrohet te Mbrojtja dhe Rendi Publik.
Në total, struktura e shpenzimeve tregon një zhvendosje drejt sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve publike, në dëm të programeve të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Ministria e Mbrojtjes është përfituesja më e madhe e buxhetit të ri, me një rritje prej 10 miliardë lekësh, ose mbi 20% më shumë se në vitin 2025. Fokusi kryesor mbetet forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe financimi i detyrimeve ndaj NATO-s. Po aq domethënëse është edhe shtesa për Ministrinë e Brendshme, e cila rritet me gati 4 miliardë lekë, duke mbështetur Policinë e Shtetit.
Në arsim, fondet arrijnë në 64.8 miliardë lekë, nga 61 miliardë vitin e kaluar, me një rritje mbi 6%, që lidhet kryesisht me financimin e arsimit bazë dhe projekteve kërkimore në universitete. Po ashtu, Ministria e Financave përfiton një rritje prej 2.3 miliardë lekësh, për të mbuluar kostot e administrimit fiskal dhe forcimit të doganave.
Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit pëson një tkurrje të dukshme prej rreth 5.6 miliardë lekësh, si pasojë e reduktimit të programeve për inovacion dhe tregun e punës. Ulje regjistrohet edhe në Fondi Shqiptar të Zhvillimit, ku fondet bien me rreth 1.2 miliardë lekë, duke reflektuar përfundimin e disa projekteve infrastrukturore me financim të huaj.
Në sektorin e bujqësisë, buxheti i 2026-s rritet me 9%, duke arritur në 16.2 miliardë lekë, kryesisht për programet e ujitjes dhe zhvillimit rural. Shëndetësia dhe mirëqenia sociale mbeten ndër sektorët me peshën më të madhe në totalin e buxhetit, me një rritje modeste prej 2.8 për qind, ndërsa Turizmi dhe Kultura përfitojnë gjithashtu fonde shtesë për projekte muzeale dhe aktivitete kulturore.
Në tërësi, buxheti 2026 përqendrohet te konsolidimi fiskal dhe rritja e shpenzimeve për paga, shërbime publike dhe siguri, duke lënë më pak hapësirë për politikat aktive të zhvillimit ekonomik. Në krahasim me aktin normativ 2025, financimet kapitale rriten vetëm lehtë, ndërsa pjesa më e madhe e shtesës vjen nga shpenzimet korrente, që lidhen me rritjen e pagave në sektorin publik dhe indeksimin e kostove sociale.
Rezultati është një buxhet më i kujdesshëm, që ruan ekuilibrat fiskalë, por shënon një orientim të qartë drejt sektorëve të sigurisë, arsimit dhe administratës publike, në një periudhë me rritje të kufizuar të të ardhurave dhe pasiguri ekonomike./ Monitor.al
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e...
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon një sërë shpenzim...
Projektbuxheti për vitin 2026, ndër të tjera, ka bërë një ...
Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon ...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka prezantuar projektl...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shefja e Bankës Qendrore Europane, Christine Lagarde dekla...
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishua...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e fortë e borxhit të patërhequr deri në tremujorin ...
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë më tepër s...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...