Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë më tepër s...

Rritja e fortë e borxhit të patërhequr deri në tremujorin e tretë të 2025-s paralajmëron se cikli i huamarrjes po ecën më shpejt se aftësia për zbatim e saj.
Borxhi i nënshkruar i patërhequr arriti në 2.2 miliardë euro në fund të 9-mujorit 2025, duke u rritur me 56% në krahasim me fundin e vitit 2024, tregojnë të dhënat nga Ministria e Financave. Ky është një rekord historik për këtë tregues.
“Borxhi i nënshkruar i “patërhequr”, përfaqëson atë pjesë të huave dhe kredive të nënshkruara nga qeveria shqiptare me huadhënës ndërkombëtarë, por që ende nuk janë disbursuar, pra fondet janë të kontraktuara por nuk janë tërhequr në arkën e shtetit.
Pas vitit 2020 borxhi i patërhequr nis të rritet sërish, duke arritur në 845 milionë euro në vitin 2021, në mbi 1.1 miliardë euro në 2023 dhe rreth 2,2 miliardë euro në 2025. Kjo ecuri tregon se projektet e reja të huamarrjes ndërkombëtare janë nënshkruar dhe kanë vështirësi të zbatohen
Rritja e borxhit të patërhequr tregon përqendrim të madh të projekteve të reja në fazë fillestare, që ende nuk kanë hyrë në zbatim praktik. Në aspekt fiskal, ky tregues pasqyron një rezervë potenciale të financimeve të gatshme për investime publike në vitet në vijim, por njëkohësisht është tregues i mungesës së ekzekutimit të projekteve për shkak të burokracive procedurale apo vonesave në përgatitjen teknike të tyre.
Rritja me 56% ose 788 milionë euro vetëm në vitin 2025 tregon për rrezik në efikasitetin e përdorimit të borxhit publik dhe ndikimin real në ekonomi.
Një nga arsyet kryesore lidhet me proceset e gjata burokratike në fazën e zbatimit të projekteve. Edhe pse marrëveshjet e huasë nënshkruhen me afate dhe kushte të përcaktuara, përfshirja e shumë institucioneve shqiptare në procesin e miratimit, prokurimit dhe implementimit bën që disbursimet të vonohen.
Çdo ndryshim teknik në projekt, si përzgjedhja e kompanive zbatuese, çështjet e pronësisë apo ndryshimet në kostot e materialeve, mund të shtyjë afatet për muaj të tërë.
Një tjetër dobësia institucionale dhe mungesa e kapaciteteve teknike në administratën publike për të përgatitur projektet sipas standardeve që kërkojnë huadhënësit ndërkombëtarë shkakton vonesa. Këto institucione shpesh kërkojnë dokumentacion të detajuar, analiza ndikimi, tenderim transparent dhe plane monitorimi, të cilat nuk realizohen në kohë.
Procedurat e huadhënësve ndërkombëtarë po bëhen gjithnjë e më të rrepta dhe kërkojnë verifikim të çdo faze para disbursimit të fondeve./Monitor
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë më tepër s...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të larta për viti...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpriti në Tiranë pë...
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të bëjë një inv...
Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompani...
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë ...
Për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, krijon habi d...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Forcimi i vazhdueshëm i lekut ndaj euros, pavarësisht se k...
Pavarësisht një vere të zbehtë, vjeshta ashtu sikurse edhe...
Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përball...
Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të tretën herë ketë vit ...
Ari dhe argjendi u stabilizuan të mërkurën, pas shitjeve m...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...