“Samiti” i turizmit, bien polakët, italianët në vendnumëro, rriten gjermanët dhe francezët
Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në ...

Pavarësisht një vere të zbehtë, vjeshta ashtu sikurse edhe pritej ka shënuar një pikë kthese për turizmin me një rritje më të dukshme të të huajve përgjatë shtatorit.
Të dhënat zyrtare të lëvizjes së shtetasve publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë për 1.28 milionë vizitorë të huaj në muajin shtator ndërsa hyrjet e 9-mujorit shënojnë 10.22 milionë për këtë grup.
“Gjatë muajit Shtator 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.965.601 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 9,5%, krahasuar me Shtator 2024. 2.127.386 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Shtator 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 705.917, duke pësuar një rritje me 8,9%, krahasuar me Shtator 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.259.684. Ky numër është rritur me 9,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, raportoi INSTAT.
Sipas INSTAT në muajin shtator 2025, 772.655 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,7%, krahasuar me shtator 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shtator 2025, janë 1.354.731. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 10,2%.
Turizmi këtë vit mes lëkundjeve
Ky vit, edhe pse në fillim të tij kishte pritshmëri të larta për ecurinë, të shprehura nga qeveria dhe turoperatorët, u zbeh pas shifrave konkrete që regjistruan muajt e parë të vitit.
Rritja ishte më e ngadaltë se muajt e vitit të shkuar kurse vera tregoi lëkundje edhe më të fortë. Sipas turoperatorëve, vera ishte më e dobët se një vit më parë dhe shkaqet ishin të shumta. Së pari çmimet sërish treguan një tendencë rritëse në disa rajone duke larguar pushuesit që e kërkojnë Shqipërinë për anën e saj ekonomike.
Kjo u duk qartë në rënien e italianëve, por edhe një numër më të ulët të shqiptarëve të Kosovës. Këta të fundit pas liberalizimit të vizave vitin e shkuar kanë preferuar të testojnë tregje të reja ku Greqia ka qenë një prej atyre më tipike, por nuk kanë munguar edhe udhëtimet drejt vendeve të tjera të BE-së në disa raste me transit nga Shqipëria.
Një tjetër problem ishte infrastruktura e dobët dhe mungesa e ujit në zonat bregdetare që detyroi shoqatat e biznesit, por edhe turoperatorët të ngrenë disa herë zërin duke vënë në dukje se kjo do të dëmtojë imazhin e përgjithshëm të vendit.
Pritshmëria e përgjithshme është që vjeshta të rikuperojë shifrat e munguara të verës dhe në total viti 2025 të shënojë një rritje të ngjashme me vitin e kaluar, por sipas turoperatorëve ky duhet të jetë një vit reflektimi për të marrë masa në mënyrë që Shqipëria të mos humbë vëmendjen e saj turistike.
Kjo kërkon jo vetëm një qasje më aktive të qeverisë, por edhe ndërgjegjësim për biznesin për të qenë më i qëndrueshëm në çmime që e justifikojnë shërbimin.
Kjo e fundit lidhet më shumë me disa rajone të veçanta që u bënë virale në internet këtë vit për çmimet “e kripura” dhe që krijojnë idenë e gabuar për bregdetin në tërësi. Qeveria nisi këtë vit një aksion për shezlonet duke tentuar të lejojë më shumë hapësira publike teksa Kryeministri Rama ka deklaruar se verën e ardhshme plazhet publike do të jenë dominues, ndërsa bashkitë do të marrin më shumë kompetenca për menaxhimin./ Monitor
Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përball...
Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të tretën herë ketë vit ...
Ari dhe argjendi u stabilizuan të mërkurën, pas shitjeve m...
Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit muj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve ...
Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me ...
Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit pr...
Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i ku...
Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Me kët...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kre...
Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po z...
Rreziku i drejtpërdrejtë për bilancet e bankave ndaj ndrys...
Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tira...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...