Kursi i këmbimit valutor, 22 tetor 2025
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...

Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit mujor për blerjen e ushqimeve, por në shumicën e qarqeve të vendit ky tregues është më i lartë.
Sipas të dhënave të INSTAT që i takojnë vitit 2023, peshat më të larta të shpenzimeve mujore të familjeve për ushqime janë regjistruar në qarqet Dibër 53,8%, Elbasan 49,5% dhe Shkodër 47,9%.
Harta e mëposhtme tregon se shpenzimet për konsum në kategorinë “Ushqime, pije joalkoolike, pije alkoolike dhe duhan” janë më të larta në qarqet e brendshme dhe verilindore të vendit, ndërsa më të ulëta në zonat urbane dhe bregdetare.
Qarku i Dibrës dhe ai i Elbasanit renditen ndër më të varfrit në këtë tregues. Kjo do të thotë se gati gjysma e buxhetit të një familjeje mesatare në këto zona përdoret për produkte bazë ushqimore, duke lënë më pak hapësirë për shpenzime në arsim, shëndetësi, transport apo kulturë.
Vetëm familjet në Tiranë shpenzojnë më pak se 40 për qind të buxhetit për ushqime. Në qarkun e Vlorës familjet shpenzojnë ndërmjet 40.1–44 për qind të buxhetit mujor për ushqime.
Në 10 qarqe të tjera të vendit mbi 44% e buxhetit mujor shkon për ushqim; në Kukës, Korçë e Berat, përqindja varion nga 44% deri në 48%, duke treguar një nivel të ndërmjetëm të shpenzimeve për ushqime në raport me të ardhurat.
Të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT theksojnë se, edhe pse pesha e shpenzimeve për ushqime në totalin e konsumit ka rënë gjatë dekadave të fundit, ajo mbetet ende e lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke reflektuar nivelin relativisht të ulët të të ardhurave për frymë në Shqipëri.
Pesha e lartë e ushqimeve në shpenzimet e familjeve është tregues i të ardhurave të ulëta dhe i nivelit të dobët të mirëqenies. Sa më i madh të jetë përqindja e buxhetit që shkon për ushqime, aq më pak fleksibilitet ka familja për të përballuar rritjen e çmimeve apo krizat ekonomike.
Në vitin 2023 familjet në Bashkimin Europian shpenzuan mesatarisht 13 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe pije.
Në rastin e Shqipërisë, sidomos në qarqet e varfra si Dibra apo Elbasani, ekonomia familjare është e përqendruar te mbijetesa, jo te zhvillimi apo kursimi./Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve ...
Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me ...
Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit pr...
Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i ku...
Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Me kët...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kre...
Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po z...
Rreziku i drejtpërdrejtë për bilancet e bankave ndaj ndrys...
Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tira...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in ng...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Në pikun e verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistika...
Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikim...
Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian d...
Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...