Kursi i këmbimit, 17 tetor 2025
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...

Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in nga qiratë e zyrave, sipas një analize krahasuese të tregjeve kryesore europiane të kompanisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers International”.
Për vitin 2025, me një normë kthimi prej 8.5%, Tirana lë pas qytete si Stambolli (8%), Sofia (7.75%), dhe Beogradi (7.5%). Në Tiranë çmimet mesatare të qirave të zyrave variojnë nga 19 euro për metër katror në muaj për zonat sekondare deri në 30 euro për metër katror në muaj te zonat qendrore të biznesit.
Krahasuar me rajonin Tirana kryeson në rajon për çmimet e qirave të zyrave, ku në Beograd çmimi mesatar në zonat qendrore është 18 euro për metër katror në muaj, në Zagreb 17.5, në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror në muaj etj.
Në të kundërt, qytete si Zyrihu dhe Gjeneva në Zvicër regjistrojnë yield-in më të ulët prej vetëm 2.5%, ndjekur nga Parisi (4%) dhe Milano (4.2%), duke reflektuar tregje më të stabilizuara, por më pak fitimprurëse.
Ndonëse në këto qytete çmimet e qirave të zyrave regjistrohen ndër më të lartat në Europë.
Çmimi më i lartë mesatar i qirave të zyrave për 2025 shënohet në Paris me vlerë 97.5 euro për metër katror në muaj për zyrat në qendrat kryesore të biznesit, e ndjekur nga Londra me çmime 97 euro për metër katror në muaj apo Zyrih me 87 euro për metër katror në muaj.
Ndërkohë që Shqipëria po tërheq vëmendjen si një destinacion në rritje për investime, ekspertët sugjerojnë kujdes në analizimin e faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij tregu.
Yield-i (norma e kthimit) nuk është vetëm një tregues i fitimit që mund të sigurojë një investitor nga qiraja e një zyre.
Ai është gjithashtu një pasqyrim i cilësisë së tregut, nivelit të rrezikut dhe maturitetit të tij.
Ekspertët e pasurive të paluajtshme të Colliers Albania pohuan për Monitor se tregjet më të maturuara dhe të qëndrueshme zakonisht kanë yield më të ulët, sepse konsiderohen më të sigurta dhe ofrojnë stabilitet afatgjatë.
“Në këto tregje, investitorët nuk kërkojnë kthime shumë të larta pasi risqet janë minimale.
Në të kundërt, tregjet më të reja dhe më pak të konsoliduara, si ato në Europën Juglindore, përballen me më shumë pasiguri. Për këtë arsye, yield-i është më i lartë, sepse investitorët presin të kompensohen për rreziqet që marrin përsipër.
Pra, një yield i lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht që tregu është më i mirë, por se përmban më shumë risk dhe kërkon kompensim më të lartë për investitorin”, nënvizuan ekspertët.
Në rastin e Tiranës, yield-i nga qiratë e zyrave është ndër më të lartët në Europë.
Ky është reflektim i faktit që tregu është ende në zhvillim, me potencial për rritje, por njëkohësisht edhe me sfida dhe pasiguri./ Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Në pikun e verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistika...
Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikim...
Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian d...
Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan një rënie t...
Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pa...
Aksionet në bursat evropiane u rritën këtë mërkurë, pas nj...
Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Treguesit buxhetorë tregojnë ecuri pozitive në drejtim të ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi këtë të martë se ka ulu...
Ministria e Financave ka publikuar sot të dhëna nga perfor...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, ishte sot i pranishëm ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Turizmi duket se po detyron kompanitë publike që të shohin...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Kafe Shqet...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...