Çështja e aeroportit të Vlorës/ Gjykata e Tiranës "ngrin" situatën
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...

Treguesit buxhetorë tregojnë ecuri pozitive në drejtim të të ardhurave si në raport me planin dhe faktin gjatë 9-mujorit të këtij viti, teksa shpenzimet buxhetore nuk po realizohen sipas planit duke krijuar teprice buxhetore më tepër se pritshmeritë.
Ministria e Financave raportoi sot dhe buxhetit i shtetit rezultoi me suficit në fund të 9-mujorit me rreth 47 miliardë leke ose 470 milionë euro.
Të ardhurat, dominon rritja nga TVSH e brendshme dhe tatimet nga pagat
Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shtator 2025, arritën në rreth 562.5 miliardë lekë, një realizim në masën 101 % të planit të periudhës.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 33.6 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar – Shtator 2025, janë në shumën 372.3 miliardë lekë, 30.5 miliardë lekë ose 8.9% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) për periudhën Janar – Shtator 2025 u realizuan në vlerën 178.7 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se Janar – Shtatori i vitit 2024, dhe me realizim në masën 98.5%.
Të ardhurat nga TVSH në import për periudhën Janar – Shtator 2025 janë 117.8 miliardë lekë, 2.7 miliardë lekë ose 2.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza për periudhën Janar – Shtator 2025 janë realizuar në shumën 52.3 miliardë lekë, 5.1 miliardë lekë ose 10.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim në shumën 1.6 miliardë lekë ose 3.1% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Shtator 2025.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Shtator 2025, janë në shumën 1.5 miliardë lekë, një realizim prej 77.5 % kundrejt planit të periudhës Janar – Shtator 2025.
Të ardhurat nga taksat doganore për periudhën Janar – Shtator 2025 janë në vlerën 7 miliardë lekë, 381 milionë lekë ose 5.7% më shumë se Janar – Shtatori i vitit 2024, si dhe realizim prej 89.7% kundrejt planit të periudhës.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Shtator 2025 u realizuan në shumën 193.7 miliardë lekë, 23 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se Janar – Shtatori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.2 miliardë lekë ose 0.6% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 50.4 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se periudha Janar – Shtatori 2024. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Shtator 2025 janë në shumën 19.1 miliardë lekë, 49 milionë lekë ose 0.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, dhe kundrejt planit, 521 milionë lekë ose 2.8% më shumë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 45.3 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë, ose 4.4% më shumë se periudha Janar – Shtator 2024.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Shtator 2025, janë në shumën 63.1 miliardë lekë, 13.3 miliardë lekë ose 26.7% më shumë se periudha Janar – Shtator 2024, si dhe 6.2 miliardë lekë ose 10.9% më shumë se plani i periudhës Janar – Shtator 2025.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar – Shtator 2025 u realizuan në shumën 34.8 miliardë lekë, 391 milionë lekë ose 1.1% më shumë se Janar – Shtatori i vitit 2024.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Shtator 2025 u realizuan në shumën 132.9 miliardë lekë, 14.5 miliardë lekë ose 12.3% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe me realizim prej 104.4% të planit të periudhës.
Shpenzimet poshtë planit, investimet ecurin më mirë
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 515.5 miliardë lekë me një realizim në masën 95.7% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.2% më i lartë ose rreth 55.9 miliardë lekë më shumë.
Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 9 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 62.5% e planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 62.4% e planit vjetor sipas Aktit Normativ Nr. 6 datë 11.06.2025 (AN nr.6).
Shpenzimet korente për periudhën 9 mujore të vitit 2025 rezultuan në rreth 457.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.3% më i lartë ose rreth 46.3 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato janë realizuar në masën 97.1%.
Shpenzimet kapitale për periudhën 9 mujore të vitit 2025 rezultuan në rreth 56.8 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 17.6 përqind më i lartë ose rreth 8.5 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato janë realizuar në masën 85.1%.
Niveli i suficitit në periudhën 9 mujore të vitit 2025 rezultoi në rreth 47.1 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 32.1% më i ulët ose rreth 22.2 miliardë lekë më pak./ Monitor.al
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi këtë të martë se ka ulu...
Ministria e Financave ka publikuar sot të dhëna nga perfor...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, ishte sot i pranishëm ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Turizmi duket se po detyron kompanitë publike që të shohin...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Kafe Shqet...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Në Tiranë pritet të pasurohet ndjeshëm oferta për ambiente...
Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qir...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Vlera e fondeve të investimit në valutë të huaj po rritet ...
Një raport i ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit ka lloga...
Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve num...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria kishte nivelin më të lartë të shitjeve të automj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...