"Shqetësim i vazhdueshëm"/ Braçe: Vazhdojmë të kemi normën më të lartë të kredive me probleme në rajon
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot i pranishëm në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të Kuvendit, ku u prezantua raportit vjetor për vitin 2024.
Në fjalën e tij, Sejko theksoi se ekonomia shqiptare pritet të vijojë me ritme të qëndrueshme rritjeje në afatin e mesëm, duke krijuar kushte për përmirësimin e tregut të punës, rritjen e pagave dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Një nga momentet kyçe të vitit 2024 ishte pranimi i Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), më 21 nëntor, duke shënuar një hap konkret drejt integrimit financiar me Bashkimin Europian. Ky zhvillim konfirmon përputhjen e legjislacionit shqiptar me standardet europiane në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes financiare. Ky vendim shënon një hap konkret drejt integrimit të vendit në tregun europian dhe konfirmon nivelin e lartë të pajtueshmërisë ligjore të Shqipërisë me Bashkimin Europian në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes financiare.
Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4% gjatë vitit 2024, i mbështetur nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe nga rritja e mëtejshme e të ardhurave të turizmit. Kahu pozitiv i zhvillimit të ekonomisë ka vijuar edhe gjatë vitit 2025, me një rritje ekonomike prej 3,6% për 6-mujorin e parë të vitit. Kjo ecuri pasqyron kontributin e disa faktorëve, ndër të cilët gjej me vend të nënvizoj gjendjen e mirë financiare të sektorit privat, klimën pozitive të besimit dhe kushtet e favorshme të financimit.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ngadalësimi i tregtisë botërore dhe kostot e larta të prodhimit kanë ndikuar negativisht në performancën e eksporteve.
Kërkesa e lartë për fuqi punëtore ka sjellë rritje të numrit të të punësuarve dhe rënie të normës së papunësisë në nivele historike. Pagat janë rritur me 8,6% në vitin 2024 dhe me 9,5% në gjysmën e parë të vitit 2025.
Inflacioni ka zbritur nga 4,8% në vitin 2023 në rreth 2,2% për vitin 2024 dhe tremujorët e parë të 2025. Eksportet totale arritën vlerën 9,1 miliardë euro në 2024, të nxitura kryesisht nga turizmi që kapën 5 miliardë euro. Remitancat dhe investimet e huaja direkte kanë vijuar të rriten, duke arritur përkatësisht 1 miliard euro dhe 1,6 miliardë euro.
Ne ndërmorëm dy ulje të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë nga niveli 3,25% në fillim të vitit, në 2,75% në fund të vitit 2024 dhe në 2,5% në muajin korrik 2025. Paralelisht me të, intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro gjatë vitit 2024 dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025.
Cilësia e kredisë vijoi të përmirësohet dhe treguesi i kredive me probleme zbriti në 4%, duke shënuar nivelet më të ulëta që prej vitit 2008. Kapitalizimi arriti nivele të larta rreth 20%, likuiditeti mbeti mbi kërkesat rregullatore, ndërsa analizat tona sugjerojnë nivele të kontrolluara të rreziqeve sistemike.
Kjo pritet të sjellë kursime të konsiderueshme për ekonominë shqiptare. Sistemi AIPS Euro i Bankës së Shqipërisë ka kursyer rreth 140 milionë euro që nga nisja e tij në janar 2022.
Perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive, me pritshmërinë që rritja e qëndrueshme të sjellë përmirësim të punësimit, pagave dhe mirëqenies, si dhe inflacion të ulët dhe konsolidim të ekuilibrave makroekonomikë. Megjithatë, tensionet gjeopolitike dhe sfidat strukturore kërkojnë reforma të mëtejshme në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, klima e biznesit dhe investimet strategjike”,-tha Sejko./CNA
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Kafe Shqet...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Në Tiranë pritet të pasurohet ndjeshëm oferta për ambiente...
Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qir...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Vlera e fondeve të investimit në valutë të huaj po rritet ...
Një raport i ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit ka lloga...
Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve num...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria kishte nivelin më të lartë të shitjeve të automj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës ...
Impiantet fotovoltaike të lidhura në rrjetin e transmetimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në ceremon...
Nga sot institucionet bankare dhe ato të pagesave në Shqip...
Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se v...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...