Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...

Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit të Ndërlidhjes Gjeoekonomike të publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.
Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta.
Gjithashtu raporti thekson se Kina ka forcuar lidhjet tregtare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në vitin 2023, për Shqipërinë, Kina ishte ndër shtetet me rritjen më të lartë të tregtisë. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, kjo paraqet një sfidë, pasi duhet ruajtur thellësia e lidhjeve me BE-në për të mos u ndikuar nga strategjitë kineze.
Raporti tregon se ndërsa për një periudhë BE-ja mbante avantazh të qartë në tregti (importe, eksporte, lidhje tregtare) në Ballkan, që prej vitit 2021 vihet re një tendencë rënieje. Shqipëria, edhe pse është relativisht e lidhur mirë me BE-në, mund të përballet me sfida në ruajtjen e pjesës së tregtisë me Unionin.
Ndërkohë që BE-ja mbetet investitori kryesor, përfshirë Shqipërinë, raporti evidenton se roli i saj në investimet e reja (greenfield FDI) është dobësuar pas vitit 2021.
Kjo do të thotë që Shqipëria mund të mos tërheqë kapital të ri europian mjaftueshëm, krahasuar me investimet që vijnë nga Kina ose aktorë të tjerë, çka sjell pasoja për zhvillimin infrastrukturor, teknologjik dhe konkurrueshmërinë rajonale.
Në aspektet e politikave dhe përafrimit rregullativ – sinkronizim politik, monetar, fiskal dhe konvergjencë ligjore – BE-ja ka mbetur dominuese në rajon. Për Shqipërinë kjo nënkupton rëndësi strategjike për harmonizimin e ligjeve, standardeve dhe mekanizmave rregullatorë me BE-në, në mënyrë që të ruajë integrimin dhe përfitimet nga marrëveshjet tregtare dhe investuese.
Raporti sugjeron se kur lidhjet e BE-së me rajonin ngecin, vende si Kina mund të shfrytëzojnë hapësirat e lëna bosh. Forcimi i politikave që nxisin investimet evropiane (jo vetëm tregtare), sidomos në sektorë strategjikë si infrastruktura, teknologjia dhe energjia, rekomandohet nga ekspertët e Vjenës.
Gjithashtu, rritja e konkurrueshmërisë së firmave shqiptare në tregjet evropiane është e domosdoshme për të ruajtur dhe zgjeruar ekspozimin tregtar me BE-në.
Raporti sugjeron monitorim të kujdesshëm të kontratave strategjike ose projekteve infrastrukturore që vijnë nga jashtë BE-së, për t’u siguruar që ato nuk krijojnë varësi të dëmshme dhe nuk cenojnë interesin kombëtar./ Monitor.al
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që isht...
Dëshironi kthime më të mira? Përqendrohuni te frika. Një s...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Banka Botërore ka vlerësuar si të kënaqshme ecurinë e proj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ndryshon skema e tarifave për shërbimin e përmbarimit gjyq...
Presionet e çmimeve në të gjithë eurozonën u rritën në sht...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Në muajin maj të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ...
Aplikimet për ndërtimin e impianteve fotovoltaike duket se...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, g...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, k...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në...
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...