Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurinë e aktiviteteve të ekonomisë për 3-mujorin e dytë të 2025-s.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike është nxitur nga sektori i ndërtimit, shërbimeve ku përfshihen transporti dhe turizmi, si dhe nga industria përpunuese, përfshirë përpunimin e drurit, plastikës, letrës dhe energjisë elektrike.
Sipas saj, sektori i përpunimit ka ruajtur nivele të qëndrueshme dhe mbetet në fokus për të shmangur ngadalësimin, ndërsa inovacioni dhe teknologjia do të jenë ndër prioritetet kryesore të qeverisë në vitet e ardhshme.
E pyetur nga gazetarët për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku ngre shqetësim korrupsionin dhe pengesat që hasin investitorët e huaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit tha se me qëllim reduktimin e ekonomisë informale qeveria do të zbatojë një plan trevjeçar që synon reduktimin e përdorimit të parasë në dorë (cash), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe institucionet bankare të vendit.
“Ky plan përfshin një seri masash që do të zbatohen gjatë tri viteve të ardhshme me synimin për të luftuar ekonominë informale, për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve dhe për të përmirësuar klimën e investimeve në vend. Reduktimi i parasë 'cash' është një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dalja e Shqipërisë nga lista gri nga MONEYVAL para dy vitesh ishte një arritje, por tani na nevojitet një qasje më e strukturuar dhe afatgjatë për të garantuar besimin e investitorëve dhe për të ulur kostot financiare për bizneset që operojnë me tregjet ndërkombëtare. Shqipëria gjithashtu është bërë pjesë e sistemit SEPA (Zona e Pagesave në Euro), çka pritet të sjellë ulje të mëtejshme të kostove të transaksioneve financiare”, pohoi Ibrahimaj.
Indeksimi i pensioneve dhe reforma në proces
Duke iu referuar çështjeve sociale, ministrja Ibrahimaj njoftoi se është miratuar norma e indeksimit të pensioneve me 2.5%, një masë që pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e mallrave të konsumit për pensionistët dhe që tejkalon normën e inflacionit të periudhës korrik 2024 – gusht 2025.
“Ky nuk është një rritje, por një indeksim i domosdoshëm që reflekton realitetin ekonomik. Jemi në proces reformimi të sistemit të pensioneve dhe objektivi ynë për katër vitet e ardhshme është rritja e pensionit minimal dhe atij mesatar,” deklaroi ajo.
Aktualisht nga indeksimi do të përfitojnë mbi 753 mijë pensionistë dhe mbi 143 mijë përfitues nga skema të ndryshme rimbursimi.
Në përfundim, Ibrahimaj nënvizoi synimin e qeverisë për të rritur pagën mesatare në 1,000 euro, si një tregues i zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe modernizimit të ekonomisë./Monitor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, k...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në...
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemi...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video...
Çmimi i arit u ngjit në një rekord të ri të hënën, duke u ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të p...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja dir...
Çdo projekt që propozohet përmes modelit me partneritet Pu...
Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qën...
Duke nisur nga data 7 tetor, 11 bankat tregtare në Shqipër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjys...
Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të...
Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pro...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...