Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet
Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pa...

Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.54%, nga 2.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin shtator.
Edhe ky ankand u karakterizua nga një kërkesë e lartë e investitorëve. Nga 7.8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, kërkesa totale arritën në rreth 14.5 miliardë lekë.
Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e emetimit në vlerën e pothuajse 9 miliardë lekëve. Pavarësisht kësaj, pro rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese rezultoi përsëri shumë e ulët, në nivelin 5.84%.
Nivelet e ulëta të yield-eve të bonove 12-mujore ndikojnë në uljen e kostos së borxhit të qeverisë, sidomos duke pasur parasysh se ato janë instrumenti më i përdorur i huamarrjes së brendshme.
Por, yield-et e bonove 12-mujore janë gjithashtu instrumenti kryesor benchmark për kreditimin në Lekë, një rënie e tyre reflektohet edhe në norma më të ulëta për kreditë me interesa të ndryshueshme në monedhën vendase.
Shifrat tregojnë se normat e ulëta të interesit vazhdojnë të mbështesin rritjen e kreditimit të ekonomisë. Për 8-mujorin 2025, kredia e re e dhënë nga sektori bankar arriti në 272.6 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lidhur me ecurinë historike të yield-eve të bonove, duket se likuiditeti i lartë në treg i ka zbritur ato në nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2022.
Madje, spread-i (marzhi mes yield-eve të bonove 12-mujore dhe normës bazë të interesit) ngelet shumë i ulët, me vetëm 0.04 pikë përqindje, ndërsa në disa momente gjatë këtij viti ky marzh ka qenë edhe negativ, çka nënkupton se yield-et e këtyre instrumenteve kanë rënë poshtë normës bazë. Bonot me afate më shkurtra maturimi, në emetimet e rralla që janë kryer gjatë këtij viti, kanë rezultuar gjithashtu rregullisht poshtë normës bazë të interesit.
Ndërkohë që yield-et e instrumenteve afatgjata pas tremujorit të tretë janë korrektuar në rënie, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me yield-et e bonove, që vazhdojnë rënien. Kërkesa e lartë e investitorëve institucionalë, kryesisht bankave, në këtë segment të tregut vazhdon të ushtrojë një trysni drejt uljes së yield-eve.
Një ndikim në këtë drejtim ka ushtruar edhe ulja e vlerës së huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm. Në tremujorin e tretë, vlera e huamarrjes së qeverisë parashikohej 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
E njëjta tendencë pritet edhe në tremujorin e fundit të këtij viti. Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuara) do të ketë vlerën 64.9 miliardë lekëve, në rënie me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al
Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pa...
Aksionet në bursat evropiane u rritën këtë mërkurë, pas nj...
Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Treguesit buxhetorë tregojnë ecuri pozitive në drejtim të ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi këtë të martë se ka ulu...
Ministria e Financave ka publikuar sot të dhëna nga perfor...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, ishte sot i pranishëm ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Turizmi duket se po detyron kompanitë publike që të shohin...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e mb...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Kafe Shqet...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Në Tiranë pritet të pasurohet ndjeshëm oferta për ambiente...
Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qir...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...