Kursi i këmbimit valutor, 24 tetor 2025
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...

Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në tregjet që e preferojnë. Teksa vitet e fundit ishin polakët dhe italianët ata që po bëheshin ambasadorët më të mëdhenj të destinacionit duket se këtë vit këto janë grupet më të lëkundura.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për shtetet nga kanë ardhur vizitorët e huaj tregojnë se për 9-mujorin ka një rënie të numrit të polakëve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tkurrje ishte me 9.2 për qind çka përkon me rreth 27 mijë polakë më pak në Shqipëri krahasuar me vitin e shkuar. Kjo rënie u atribuohet kryesisht polakëve që kanë ardhur individualisht viteve të fundit, jo në formë të organizuar dhe ku kontributin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.
Italia nga ana tjetër, një nga tregjet me rritjen më të shpejtë viteve të fundit duke kryesuar në disa raste vizitorët e huaj sidomos gjatë verës duket se nuk po preferon më Shqipërinë. Rritja si 9-mujor ishte thuajse inekzistente as 1 për qind. Gjatë verës numri ishte në ulje dhe njëjtë ka ndodhur edhe në shtator kur kemi 2.7 për qind më pak vizitorë se shtatori 2024.
Kosova ka shënuar rritje këtë vit me të paktën 2.3 për qind më shumë vizitorë në 9-mujor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Spanja është një tjetër treg që po tregonte shenja rritjeje viteve të fundit me një grup të konsiderueshëm turistësh të organizuar, por ky trend është përmbysur këtë vit dhe vizitorët spanjollë ishin në tkurrje 4.77 për qind në janar-shtator 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Grupet në rritje
Por ashtu siç janë grupet që kanë ardhur në rënie duket se nuk po mungojnë as ato që po e shohin gjithmonë e më shumë Shqipërinë si një destinacion për eksplorim.
Gjermanët kanë treguar këtë vit një rritje të qëndrueshme që për 9-mujorin ishte 22.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë hynë në vendin tonë të paktën 372 mijë vizitorë.
Ndërkohë në rritje ka qenë edhe Franca, të cilët vijnë vitin e ardhshëm për herë të parë edhe me kontrata garancie në zonën e Golemit. Sipas INSTAT, francezët u rritën me më shumë se 39 për qind duke kapur shifrën rreth 259 mijë vizitorë deri në fund të shtatorit. Vetëm në këtë muaj ishin të paktën 32 mijë hyrje të regjistruara./ Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përball...
Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të tretën herë ketë vit ...
Ari dhe argjendi u stabilizuan të mërkurën, pas shitjeve m...
Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit muj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve ...
Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me ...
Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit pr...
Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i ku...
Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Me kët...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kre...
Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po z...
Rreziku i drejtpërdrejtë për bilancet e bankave ndaj ndrys...
Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tira...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in ng...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...