Kursi i këmbimit, 3 nëntor 2025
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...

Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike, që janë analizuar nga Fondacioni Europian i Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian.
Ky publikim që mat kapacitetet e vendeve, sa u takon lëndëve të para, nënvizon rëndësinë që ka koordinimi mes vendeve si një garanci për Europën për lëndë të para të rëndësishme për industritë. Konkretisht, Shqipëria citohet për disa lloj materialesh të rëndësishëm.
Së pari, në studim përmendet kobalti, që në Shqipëri gjendet në zonat minerare të Pogradecit. Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”.
Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.
I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave.
Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.
Sipas Ligjit të BE-së për Lëndët e Para Kritike 2024, kërkesa e përgjithshme për lëndë të para pritet të rritet gjashtëfish deri në vitin 2030 dhe shtatëfish deri në vitin 2050. Për disa materiale, parashikimet janë edhe më të larta për shembull, kërkesa për bateri litiumi në BE pritet të rritet 12 herë deri në 2030 dhe 21 herë deri në 2050.
Lëndët e para i referohen substancave të papërpunuara ose minimalisht të përpunuara që përdoren jo si elemente të veçuara, por si kombinime të përpunuara në materiale inxhinierike ose të prodhuara si bashkëprodukte apo nënprodukte. Ato ndodhen në fillim të të gjitha zinxhirëve industrialë të vlerës dhe janë thelbësore për konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe rritjen e BE-së.
Ato luajnë një rol të rëndësishëm në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, si edhe në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të BE-së./Monitor.al
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shefja e Bankës Qendrore Europane, Christine Lagarde dekla...
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishua...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e fortë e borxhit të patërhequr deri në tremujorin ...
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë më tepër s...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të larta për viti...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpriti në Tiranë pë...
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të bëjë një inv...
Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompani...
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë ...
Për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, krijon habi d...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...