Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur një konferëncë për shtyp, për vendimmarrjen e politikës monetare.
Sejko është shprehur se inflacioni i çmimeve të konsumit ka shënuar një vlerë mesatare prej 2.4% gjatë tre mujorin të tretë duke vijuar trendin rritës. Ai ka bërë me dije se sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend është rritur me 3.6% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
Sipas guvernatorit, në tërësi zhvillimet ekonomike, monetare dhe financiare të tremujorit të tretë kanë qenë në linjë me pritjet e Bankës së Shqipërisë, ndërsa shton se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.
Sejko njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar: normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%, normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5% dhe normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.
Fjala e plotë e Guvernatorit Sejko:
Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një vlerë mesatare prej 2.4% gjatë tremujorit të tretë, duke vijuar trendin e lehtë rritës, të shfaqur gjatë tremujorit paraardhës. Rritja e inflacionit këtë tremujor u diktua nga rritja relativisht e shpejtë e çmimit të qirave, rritja e lehtë e inflacionit të shërbimeve, si dhe stabilizimi i çmimit të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimit të ushqimeve shënoi rënie, ndërsa inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i qëndrueshëm.
Në këndvështrimin makroekonomik, trendi rritës i inflacionit gjatë tremujorit të tretë pasqyroi rritjen e inflacionit bazë e të brendshëm, kundrejt rënies së inflacionit jobazë dhe të importuar. Kështu, inflacioni bazë u rrit në 2.9% në tremujorin e tretë, rritje kjo e ndikuar thuajse tërësisht nga rritja e çmimit të qirave. Nga ana tjetër, inflacioni jobazë zbriti në 1.2%, në pasqyrim të reduktimit të ndjeshëm të inflacionit të ushqimeve.
Në një plan më afatgjatë, niveli i ulët dhe nën objektiv i inflacionit pasqyron efektin amortizues që forcimi i kursit të këmbimit ka pasur në inflacionin e importuar dhe goditjet e ofertës, të cilat kanë mbajtur në nivel të ulët inflacionin e ushqimeve. Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste mbeten në linjë me objektivin tonë të inflacionit, si pasojë e ecurisë së qëndrueshme të kostove të punës e të prodhimit, të marzheve të fitimit dhe të pritjeve për inflacionin.
Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3.6% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik u mbështet nga rritja e konsumit familjar, e investimeve të sektorit privat dhe e eksportit të shërbimeve. Nga ana tjetër, politika fiskale ka vijuar të shfaqë një natyrë konsoliduese, ndërsa eksporti i mallrave ka shënuar rënie. Ky profil kërkese ka nxitur zgjerimin e sektorëve të shërbimeve e të ndërtimit, ndërsa sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren. Informacioni indirekt i disponuar sugjeron për ritme dhe strukturë të ngjashme rritjeje edhe gjatë gjysmës së dytë.
Rritja e kërkesës për mallra e shërbime është pasqyruar edhe në tregun e punës. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4% në tremujorin e dytë, paga mesatare u rrit me 9.5%, ndërsa norma e papunësisë qëndron në nivele të ulëta historike prej 8.5%. Rritja e shpejtë e pagave nuk është përcjellë e plotë në rritje të çmimeve, si pasojë e absorbimit të saj nga produktiviteti dhe marzhet e fitimit të bizneseve. Megjithatë, kërkesa e lartë për punë nga bizneset dhe mungesa e ofertës vijojnë ta mbajnë tregun e punës nën tension.
Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit.
Politika e kujdesshme monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol esencial në kontrollin e inflacionit, duke mundësuar reduktimin e përgjithshëm të primeve të rrezikut në tregjet financiare dhe duke kontribuuar në përmirësimin e kushteve të financimit. Në veçanti, lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare në muajin korrik ka sjellë një ulje të mëtejshme të normave të interesit të kredive të reja dhe ka reduktuar kostot e shërbimit të atyre ekzistuese. Po ashtu, prezenca e shtuar e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në reduktimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.
Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, norma të ulëta interesi, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive ndaj kreditimit.
Kredia për sektorin privat vijoi të rritet me norma dyshifrore gjatë tremujorit të tretë. Portofoli i kredisë u rrit me 14%, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me gjysmën e parë të vitit, por duke ofruar një mbulim të mjaftueshëm të nevojave për fonde të bizneseve e familjeve. Rritja e portofolit të kredisë vijon të mbetet e lartë dhe e qëndrueshme në segmentin e kredisë në Lek, të kredisë për investime të bizneseve dhe të kredisë për individë, por ajo ka shfaqur shenja ngadalësimi në segmentin e kredisë në valutë dhe të kredisë për kapital qarkullues. Nga ana tjetër, cilësia e portofolit të kredisë, e vlerësuar përmes treguesit të kredive me probleme, vijon të mbetet e kënaqshme.
Në tërësi, zhvillimet ekonomike, monetare dhe financiare të tremujorit të tretë kanë qenë në linjë me pritjet e Bankës së Shqipërisë. Po ashtu, përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.
Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.
Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Ky parashikim pasqyron pritjet tona për ecuri të balancuar të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, për stabilizim të inflacionit në tregjet ndërkombëtare, për një ecuri më të qëndrueshme të kursit të këmbimit, si dhe për mungesën e goditjeve të ofertës në të ardhmen.
Megjithatë, panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse. Ndonëse në zbutje, tensionet tregtare dhe gjeopolitike përbëjnë rreziqe materiale të kahut të poshtëm. Nga ana tjetër, mungesat në tregun e punës dhe rritja e shpejtë e pagave mund të pasqyrohen në një nivel më të lartë inflacioni se parashikimet tona.
Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
-të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%;
-të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%;
-të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve. Ai mundëson transmetimin gradual në tregjet financiare të uljes së normës të interesit që ndërmorëm në fillim të muajit korrik, si dhe ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së rritjes ekonomike në afatin e shkurtër dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.
Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit, zhvillim i cili do të gjejë një faktorizim në rritje në vendimmarrjen tonë të ardhshme. Megjithatë, vendimet e politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen në çdo rast nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend, si dhe me zhvillimet potenciale në tregjet ndërkombëtare dhe partnerët tanë të huaj tregtarë. /CNA
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Konfe...
Në paketën fiskale 2026 qeveria synon të ulë përdorimin e ...
Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet bux...
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e...
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon një sërë shpenzim...
Projektbuxheti për vitin 2026, ndër të tjera, ka bërë një ...
Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon ...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka prezantuar projektl...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shefja e Bankës Qendrore Europane, Christine Lagarde dekla...
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishua...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...