Kursi i këmbimit valutor, 5 nëntor 2025
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...

Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort në rajonin qendror, ku përfshihet kryeqyteti, ndërsa veriu mbetet zona më e pazhvilluar e vendit, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) rajonal për vitin 2023.
Në total, PBB e Shqipërisë u vlerësua me 2,36 trilionë lekë në çmime korrente, me një rritje reale prej 4,02% krahasuar me 2022. Rreth gjysma e kësaj vlere, plot 50,3%, u krijua në rajonin Qendër – ku dominon ekonomia e Tiranës – ndërsa veriu kontribuoi me 22,5% dhe jugu me 27,2%.
Kryeqyteti vijon të jetë motori kryesor i rritjes ekonomike, duke kontribuar me mbi 2 pikë përqindje në rritjen kombëtare, shumë më tepër se çdo qark tjetër. Vetëm Tirana gjeneroi mbi 43% të PBB-së së vendit dhe shënoi një rritje reale prej 4,7% në vitin 2023. Pas saj, qarku Fier kontribuoi me +0,43 pikë përqindje dhe Durrësi me +0,42.
Në anën tjetër të spektrit, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra patën ndikimin më të ulët në rritjen ekonomike – secili me më pak se 0,1 pikë përqindje.
Edhe sipas PBB-së për frymë, diferencat rajonale janë të thella. Mesatarja kombëtare arriti në 984 mijë lekë për person. Tirana qëndron në krye me 1,367 milionë lekë për frymë, 39% mbi mesataren, ndërsa Durrësi dhe Fieri ndjekin me 1,086 dhe 1,042 milionë lekë. Në fund renditet Kukësi, me vetëm 549 mijë lekë për frymë – 44% nën mesataren kombëtare.
Sipas analizës së strukturës së ekonomisë, rajoni Qendër dominon aktivitetet e shërbimeve, komunikacionit dhe financës, ndërsa jugut i takon pesha më e madhe në bujqësi. Në veri, bujqësia përbën ende një të katërtën e ekonomisë, me varësi të lartë nga aktivitetet tradicionale dhe pjesëmarrje të ulët të industrisë dhe shërbimeve moderne.
Të dhënat e reja të INSTAT konfirmojnë se pabarazitë rajonale mbeten një nga sfidat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, me një Tiranë gjithnjë e më të pasur dhe një veri që ecën me ritëm shumë më të ngadaltë.
Në vitin 2023, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 819 mijë Lekë. PBB për frymë e këtij rajoni është 16,80 % nën mesataren e vendit.
Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 1.199 mijë Lekë. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,86 % mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 845 mijë Lekë. PBB për frymë e këtij rajoni është 14,12 % nën mesataren e vendit.
Në vitin 2023, niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.367 mijë Lekë, duke u vlerësuar 38,90 % mbi mesataren e vendit.
Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.
Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2023, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku vlerësohet 44,19 % nën mesataren e vendit.
Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku vlerësohet 39,53% nën mesataren e vendit dhe qarku Berat me 599 mije Lekë. PBB për frymë e këtij qarku vlerësohet 39,18 % nën mesataren e vendit./Monitor.
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet bux...
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e...
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon një sërë shpenzim...
Projektbuxheti për vitin 2026, ndër të tjera, ka bërë një ...
Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon ...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka prezantuar projektl...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shefja e Bankës Qendrore Europane, Christine Lagarde dekla...
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishua...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e fortë e borxhit të patërhequr deri në tremujorin ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...