Paga minimale në vitin 2028 do të arrijë në 60 mijë lekë në muaj
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë...

Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
Megjithëse vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë më datë 25 shtator, ai i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë vetëm në fillim të këtij muaji.
Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri.
Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri.
Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë Mimoza Kaçin, që e drejtoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare prej prillit 2024, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete.
Prej disa muajsh, AMF ishte në situatën kur mandatet e të dy drejtuesve ekzekutivë ishin vlerësuar të përfunduar. Sipas ligjit organik të AMF-së, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet.
Mbështetur në këtë nen, AMF vendosur ndërprerjen e mandatit të nëndrejtorit ekzekutiv, Merita Gurabardhi, që në 2024 kishte zëvendësuar pikërisht ish-nëndrejtorin ekzekutiv, Mimoza Kaçi, mandati i së cilës përfundonte këtë vit.
Por, Gurabaradhi u ankua për këtë vendim në Kuvendin e Shqipërisë. Pas një vlerësimi të mandateve, Komisioni i Ekonomisë, Punësimit dhe Financave duket se i ka dhënë të drejtë pretendimit të saj.
Në projektrezolutën e përgatitur për Kuvendin e Shqipërisë nga ky Komision, kërkohet që Bordi i AMF-së të marrë masat e nevojshme ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë të veprimeve të kryera lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të tij (Merita Gurabardhi), duke respektuar pa asnjë pengesë, deri në fund mandatin e përcaktuar nga Kuvendi sipas vendimmarrjes së tij nr. 76/2024.
AMF u përball me kritika të ashpra nga deputetët gjatë raportimit vjetor të këtij institucioni në Komisionin parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
Në detyrat e vendosura nga Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në projektrezolutën e përgatitur, kërkohet që në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës, të hetojë me prioritet tregun e produkteve të sigurimit të detyrueshëm TPL dhe Karton Jeshil, me qëllim verifikimin e praktikave që kanë ndikuar në kufizimin e konkurrencës dhe në fiksimin e çmimeve për këto produkte. Hetimi duhet të përfshijë analizën e mënyrës së shkëmbimit të informacionit ndërmjet operatorëve të tregut, si dhe vlerësimin e ndikimit të tij në sjelljen tregtare dhe ekonomike të kompanive të sigurimit.
Projektrezoluta kërkon gjithashtu që AMF të propozojë masa konkrete për rikthimin e konkurrencës së lirë në këtë treg dhe për forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu, kërkohet që AMF të rikthejë për diskutim, rishikim dhe vendimmarrje rregulloren nr.156/2024 “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, duke e përafruar atë në mënyrë të plotë me modelin italian të sigurimeve motorike, i cili përfaqëson një praktikë të avancuar evropiane në drejtim të transparencës dhe ndëshkimit proporcional të riskut./Revista Monitor
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë...
Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Konfe...
Në paketën fiskale 2026 qeveria synon të ulë përdorimin e ...
Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet bux...
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e...
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon një sërë shpenzim...
Projektbuxheti për vitin 2026, ndër të tjera, ka bërë një ...
Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon ...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka prezantuar projektl...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...