“Ngrin” euro, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 28 nëntor 2023
Sot më 28 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4...

Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë ka arritur nivelet më të larta historike në muajin shtator-tetor.
Statistikat tregojnë se në fund të muajit tetor, huaja nëpërmjet marrëveshjeve të anasjella të riblerjes (REPO) arriti në 62.5 miliardë lekë, vlera më e lartë e raportuar ndonjëherë nga banka qendrore. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e raportuar e financimit me REPO është në rritje me pothuajse 41%.
Huamarrja e bankave në Bankën e Shqipërisë zakonisht kryhet nëpërmjet instrumentit të marrëveshjeve të anasjella të riblerjes, ndërsa instrumentet e tjera, si, për shembull, kredia njëditore, kanë një përdorim më të rrallë.
Rritja e financimit të sektorit bankar me instrumente afatshkurtër, siç janë REPO-t, në thelb është tregues i mungesës afatshkurtër të likuiditetit në sektorin bankar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia në lekë është rritur ndjeshëm këtë vit, ndërsa depozitat në monedhën vendase janë praktikisht në stanjacion. Në fund të muajit shtator, rritja vjetore e depozitave në lekë rezultonte vetëm 0.3%. Ndërkohë, portofoli i kredisë në monedhën vendase për të njëjtën periudhë ishte në rritje me 9.3% me bazë vjetore.
Sektori financiar ndodhet në një moment kur likuiditeti në euro është mjaft i bollshëm, për shkak të rritjes së lartë të depozitave në monedhën evropiane (rritje vjetore me 16.5% në fund të muajit shtator, ndërsa si rrallëherë, likuiditeti në lekë paraqitet më i shtrënguar.
Kjo mund të jetë gjithashtu një nga arsyet që kanë çuar në forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit me euron.
Sipas ekspertëve të sektorit bankar, një faktor me ndikim të lartë në mungesën e likuiditetit në monedhën vendase mund të jetë suficiti i lartë që ka akumuluar buxheti i shtetit.
Mbështetur në raportimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit shtator suficiti buxhetor kaloi vlerën e 51 miliardë lekëve, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Po në shtator, vlera e financimit me REPO në fund të muajit arriti në 61.3 miliardë lekë, ndërsa në tetor u rrit më tej në 62.5 miliardë lekë.
Nivelet shumë të larta të suficitit buxhetor duket se e kanë tharë disi likuiditetin në lekë dhe i kanë detyruar bankat të përdorin në një masë më të madhe instrumentet e mbështetjes me likuiditet nga banka qendrore.
Përdorimi më i lartë nga sektori bankar i instrumenteve të huamarrjes nga Banka e Shqipërisë ndikon në një transmetim më të shpejtë të politikës monetare në ekonomi, për aktivitetin financiar në monedhën vendase.
Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit (norma e interesit e marrëveshjeve të riblerjes njëjavore) në 3.25% në fillim të muajit nëntor.
Kjo rritje u reflektua menjëherë në yield-et e bonove 12-mujore të thesarit, që në ankandin e kësaj jave u rritën në 3.31%, nga 3.1% që kishin qenë në fund të muajit tetor./ Revista Monitor
Sot më 28 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4...
Eurostat ka publikuar një raport në lidhje me kursimet...
Yield-i bonove 12-mujore u rrit për të dytin ankand ra...
Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Evropë dhe mbaj...
Sot më 27 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 26 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 25 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Leku e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e kë...
Turizmi ka vijuar të ruajë tendencën e rritjes të këtij vi...
Sot më 24 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsio...
Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujo...
Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpen...
Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Evropian (BE...
Sot më 23 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Deputetja dhe njëherësh kryetarja e Komisionit parlame...
Sot më 22 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Bina...
Sot më 21 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.5...
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...