Bilanci, turizmi dhe vala e të nxehtit rriti përdorimin energjisë me 4.7%
Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujo...

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish-zyrtarë të lartë, por edhe eksponentë të botës së krimit, po ndikojnë edhe te rënia e konsumit të restoranteve.
Tashmë prej disa muajsh intensifikimi i hetimeve për një sërë dosjesh të krimit të organizuar, dhe korrupsionet të shoqëruara me prangosjen e shumë individëve ka stepur si të pasurit, por edhe pastruesit e parave për frekuentim në restorante dhe bare.
Për përfaqësuesin e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, me përfundimin e valës së ardhjes së turistëve, konsumi në restorante dhe bare i është rikthyer tendencës rënëse.
Një sërë faktorësh sipas tij po ndikojnë tek ulja e shpenzimeve për restorante, duke nisur që nga pasiguria për shpenzime te konsumatori familjar për shkak të vështirësive ekonomike dhe tendenca për kursime në prag festash, si dhe duke përfshirë “frikën” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, për shkak të hetimeve nga SPAK-u.
“Konsumi në bare dhe restorante është në rënie krahasuar me vjet.
Së pari, jemi përballë një krize që konsumatorët ndihen të pasigurt për shpenzime.
Së dyti, janë ditën e gjatë të pushimeve për festat kombëtare.
Së treti, jemi edhe në prag të festave të fundvitit dhe konsumatori ka tendencën të kursejë për shpenzimet në bare dhe restorante.
Së katërti, ata që kanë para, si dhe ata që kanë para të pista nëpër duar, nuk dalin të shpenzojnë më, pasi nuk duan të vihen në evidencë. Konsumojnë larg vëmendjes së njerëzve, konsumojnë në shtëpi. Pra tashmë është fakt që të dy krahët nuk po dalin më për dreka dhe darka në restorant, ose dalin pa rënë në sy të njerëzve. Të gjithë i ka kapur frika”, thotë Jahja.
Ai shton se tërheqja e kësaj kategorie po jep ndikim, për faktin se vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante. “Kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante”.
Nga Shoqata e Bareve e Restoranteve shqetësimi për rënien e konsumit u ngrit edhe në fillim të këtij viti për shkak të pasigurisë së konsumatorit nga rritja e çmimeve për produktet e shportës ushqimore nga konflikti Rusi-Ukrainë. Sipas përfaqësuesve të shoqatës konsumi pati përmirësim në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe vijoi me rritje përgjatë muajve të verës nga turistët.
Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Referuar të dhënave të INSTAT deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit.
Sakaq hetimet e nisura nga SPAK-u nuk po trembin vetëm frekuentuesit e lokaleve dhe bareve, por edhe blerësit e apartamenteve në Tiranë.
Më herët edhe agjentët mobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme pohuan për "Monitor" së hetimet po ndikojnë te rënia e kërkesës për blerje apartamentesh.
Përdorimi i skemave të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme është hasur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Gjatë 2022, ky institucion në raportin vjetor publikoi 8 tipologji skemash që janë dyshuar si forma të pastrimit të parave në vend. Shumica e tipologjive kishin në thelb investimet në pasuri të paluajtshme, ku nuk mungonin as dyshimet për përdorim të fondeve publike, transferta të dyshimta të lidhura edhe me grupe kriminale.
Edhe nga ekspertët e tregut shpeshherë është ngritur shqetësimi se çmimet e apartamenteve veçanërisht për objekte të veçanta si kullat që arrijnë deri në 5,000 euro për metër katror, janë shumë herë më të larta se të ardhurat e familjeve shqiptare.
Për 6-mujorin e parë të 2022-shit, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve u rritën 40% më shumë krahasuar me 2021-shin. Rritja e lartë, sipas ekspertëve të tregut, u ndikua edhe nga pritshmëritë e shumë ndërtuesve për miratimin e amnistisë fiskale, një draft që është publikuar disa herë nga qeveria, por miratimi është kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare./ Monitor
Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujo...
Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpen...
Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Evropian (BE...
Sot më 23 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Deputetja dhe njëherësh kryetarja e Komisionit parlame...
Sot më 22 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Bina...
Sot më 21 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.5...
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave...
Sot më 20 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Janë të shumtë profesionistët, me të ardhura të qëndru...
Sot më 19 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Pse po përhapet frika në tregjet financiare? Investito...
Sot më 18 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Forcimi i lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kr...
Teksa buxheti i shtetit ka pasur një situatë të mirë f...
Sot më 17 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95 l...
Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit po bën që bizne...
Sot më 16 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.6...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se fërmerët në Sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...