Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Forcimi i lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kreditë në monedhën vendase këtë vit kanë bërë që shumë huamarrës t’i konvertojnë kreditë nga euro në lekë.
Banka e Shqipërisë vë në dukje se gjatë tremujorit të tretë të vitit shumë biznese dhe individë që kishin kredi në valutë dhe kryesisht në euro kanë zgjedhur t’i kthejnë këto kredi në monedhën vendase.
Faktorët kryesorë që kanë mbështetur këtë zhvendosje kanë qenë mbiçmimi i monedhës vendase, normat më të ulëta të interesit të kredisë hipotekare në lekë krahasuar me atë në euro, si dhe lehtësirat rregullative për ndryshimin e monedhës së kredisë pa penalitet.
Në fund të muajit shtator, kredia në lekë për biznese shënonte një zgjerim vjetor prej 7.6%, ndjeshëm më e lartë se rritja mesatare prej 1% e gjashtëmujorit të parë të vitit. Zhvillimet e mësipërme kanë rezultuar në rritjen e peshës së kredisë në lekë ndaj totalit në 46%, në nivelet më të larta historike.
Në ngjashmëri me tendencat e vërejtura te bizneset, kredia në valutë e individëve është ngadalësuar duke zbritur në 13.9% në tremujorin e tretë, nga një mesatare prej 21% në gjashtëmujorin e parë. Paralelisht, kredia në lekë për individë ka shfaqur përmirësim të normave të rritjes, të cilat arritën në 12.6% në tremujorin e tretë nga 8% një tremujor më parë.
Kjo zhvendosje e dukshme e kreditimit drejt lekut nuk reflekton vetëm një orientim më të madh të kredive të reja drejt monedhës vendase, por edhe konvertimin e kredive ekzistuese.
Për herë të parë gjatë këtij viti, normat e interesit të kredisë në lekë ishin më të ulëta krahasuar me kreditë në euro. Banka e Shqipërisë e frenoi ndjeshëm normalizimin e normave të interesit këtë vit dhe deri në fillim të muajit nëntor norma bazë e interesit ishte në nivelin 3%. Kjo bëri që yield-et e titujve qeveritarë të binin ndjeshëm dhe të reflektoheshin edhe në norma më të ulëta interesi të kredive.
Përkundrazi, Banka Qendrore Evropiane këtë vit ka ndjekur një qasje mjaft agresive, me rritje të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit deri në nivelin më të lartë historik prej 4.5%. Kjo është përcjellë në rritjen e Euriborit dhe rrjedhimisht edhe të normave të kredive me interes të ndryshueshëm në Euro.
Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për biznesin në tremujorin e tretë rezultoi 6.4% nga 6.9% që ishte në gjysmën e parë të vitit. Ndërsa norma e interesit për kreditë në euro të bizneseve rezultoi 6.4% në tremujorin e tretë të vitit nga 5.8% në pjesën e parë të vitit dhe 5.4% një vit më parë.
Një tendencë e ngjashme është vërejtur edhe për individët. Interesi mesatar i kredisë në lek për individë shënoi 6.7% në tremujorin e tretë nga 7.0% dhe 7.6% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Interesi mesatar i kredisë së re në euro për individët shënoi një rritje të lehtë duke arritur në 5.5% në tremujorin e tretë, nga 5.3% dhe 4.1% që ishin vlerat e dy tremujorëve të mëparshëm.
Ndërkohë, këtë vit leku shënoi një forcim të paprecedentë në kursin e këmbimit me euron. Kursi i këmbimit euro-lekë zbriti deri pranë kufirit të 100 lekëve në korrik, ndërsa rënia vjetore e kursit shkoi në më shumë se 14%. Në këtë kushte, shumë individë dhe biznese gjetën një leverdi të dyfishtë për t’i kthyer kreditë e tyre nga euro në lekë.
Tendenca e kthimit të kredive në lekë vlerësohet se mund të ketë ndikuar gjithashtu edhe ecurinë e kursit të këmbimit. Konvertimi i kredive në monedhën vendase nënkupton rritje të kërkesës për lekë dhe shtim të ofertës së euro në tregun valutor. Në këtë mënyrë, kjo do të shpjegonte, mes të tjerash, forcimin e lekut në kursin e këmbimit me euron.
Megjithëse teoria sugjeron se mbajtja e normave më të ulëta të interesit ka të ngjarë ta zhvlerësojë monedhën, kjo nuk ka ndodhur me Lekun këtë vit, madje, monedha vendase është forcuar më shume se kurrë më parë ndaj euros.
Kjo dëshmon se kursi i këmbimit në Shqipëri përcaktohet më së shumti nga flukset hyrëse neto të valutës së huaj, por ndoshta edhe faktin se diferenca në normat e interesit ka ndikuar më shumë huanë, se sa kursimet dhe investimet e publikut./ Revista Monitor
Teksa buxheti i shtetit ka pasur një situatë të mirë f...
Sot më 17 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95 l...
Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit po bën që bizne...
Sot më 16 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.6...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se fërmerët në Sh...
Ish-kryeminsitri, Sali Berisha thotë se fondi që Rama ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në takim me ekspertë ek...
Në buxhetin e vitit 2024 parashikohet rritja e peshës ...
Sot më 15 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.7...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se ka ardh...
Mospagesa në kohë e faturave të energjisë ka bërë që O...
Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtë...
Sot më 14 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3...
Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma...
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e...
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...