Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Në buxhetin e vitit 2024 parashikohet rritja e peshës së shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen sociale në krahasim me shpenzimet totale buxhetore, teksa pësojnë rënie shpenzimet për shëndetësinë dhe strehimin.
Fondet për çështjet ekonomike dhe mjedisore nuk ndryshojnë.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për mbrojtjen (ushtrinë) do të zënë 5.6% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore me 2024 me një zgjerim 0.7 pikë për qind në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2023.
Shpenzimet për mbrojtjen sociale rrisin peshën me 0.4% në totalin e shpenzimeve buxhetore, duke arritur në 29.4% vitin që vjen nga 29% që janë këtë vit.
Në anën tjetër shihet se shpenzimet për shëndetësinë kanë një peshë më të ulët në buxhetin e vitin 2024 se në vitin aktual. Ato do të zënë 9.4 për qind te shpenzimeve totale buxhetore me rënie 0.2% pikë për qind në krahasim me këtë vit. Rënien më të madhe e kanë shpenzimet për strehimin dhe komoditetet e komunitetit me 1.3 pikë përqindje në krahasim me buxhetin e vitit aktual.
Çështjet ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit kanë një peshë të njëjtë në raport me shpenzimet e përgjithshme edhe në vitin 2024, teksa shpenzimet për shërbimet arsimore publike rrisin peshën me 0.2 për qind në totalin e shpenzimeve buxhetore vitin që vjen.
Një zë tjetër “Shpenzime të paklasifikuara” që zë më shumë se një të katërtën e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore ka një ulje modeste të peshës vitin e ardhshëm, duke shkuar në 23.3% në vitin 2024 nga 2r.7 për qind që është aktualisht.
Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e PBB-së, me ulje 0.2 pikë për qind në raport me vitin e kaluar.
Shpenzimet e personelit për vitin 2024, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave nisur nga 1 korriku vitin që vjen. Fondi për vijimin e rritjes së pagave duke filluar nga 1 korrik 2024 është planifikuar në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e PBB.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2024 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 63.2 miliardë lekë ose rreth 2.6% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja financiare për skemën e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të IT, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin e sportin.
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë 2.9% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013. për rritjen e pagave. Në total, në vitin 2024, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 36.5 miliardë lekë.
Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 249 miliardë lekë ose 10.2% e PBB. Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, parashikohet në masën 178 miliardë lekë ose 7.3% e PBB.
Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fund-vitit për pensionistët. Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 58 miliardë lekë ose 2.4% e PBB./Monitor
Sot më 15 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.7...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se ka ardh...
Mospagesa në kohë e faturave të energjisë ka bërë që O...
Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtë...
Sot më 14 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3...
Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma...
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e...
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia...
Kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më s...
Sot, më 11 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi k...
Sot, më 10 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.6 le...
Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e kat...
Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arrit...
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...