Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer, sipas të dhënave të INSTAT.
Ndonëse në ulje në krahasim me vitin e mëparshëm (41.3%), të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është më i larti në Evropë.
Ky është një tregues indirekt i varfërisë, teksa shpenzimet për ushqime janë një nevojë ekzistenciale e domosdoshme.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje evropiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tri herë më pak sesa në Shqipëri.
Edhe në vendet e rajonit ky tregues është më i ulët, ku nivelin më të ulët e ka Serbia (24.1%), Mali i Zi (27.2%), Maqedonia e Veriut (30.6% për vitin 2019), Bosnjë-Hercegovina (32.2%). Të dhënat për Kosovën mungojnë, por treguesit e mëparshëm ishin më të ulëta sesa Shqipëria.
Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. P.sh., për argëtim dhe kulturë, një familje evropiane shpenzon 8.4% të buxhetit, ndërsa një familje shqiptare vetëm 2.7%.
Për restorante Evropa shpenzon 8.5%, ndërsa Shqipëria 7.3%.
Më i lartë është buxheti për komunikim, me 3.9% në Shqipëri kundrejt 2.3% mesatarja evropiane për shkak të çmimeve më të shtrenjta.
Evropa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.
Evropa
Sipas Eurostat, në vitin 2022, shpenzimet e konsumit total të familjeve në Bashkimi Evropian u rritën me 4,7% krahasuar me vitin 2021, ndërsa ishin 1% më të larta krahasuar me vitin 2019.
Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 u vu re një rritje e konsiderueshme e konsumit familjar për mallra dhe shërbime që ranë në mënyrë të paprecedentë në vitin 2020, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në vitin 2022, shpenzimet për restorante dhe hotele u rritën me 33,8%, për argëtim dhe kulturë me 14,7%, për veshje dhe këpucë me 11,5%, dhe për transport me 4,7%.
Konsumi familjar është rritur për të gjitha kategoritë, përveç ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (-3,1%) dhe pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve (-1,0%).
Edhe pse konsumi familjar i tejkaloi nivelet e para-COVID-it në vitin 2022, disa kategori ende mbeten mbrapa shifrave të para-COVID-it. Konkretisht, në vitin 2022, konsumi familjar ishte ende nën vëllimet e vitit 2019 për transport (-7,8%), restorante dhe hotele (-2,4%) dhe arsim (-1,5%)./Monitor
Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Evropian (BE...
Sot më 23 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Deputetja dhe njëherësh kryetarja e Komisionit parlame...
Sot më 22 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Bina...
Sot më 21 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.5...
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave...
Sot më 20 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Janë të shumtë profesionistët, me të ardhura të qëndru...
Sot më 19 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Pse po përhapet frika në tregjet financiare? Investito...
Sot më 18 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Forcimi i lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kr...
Teksa buxheti i shtetit ka pasur një situatë të mirë f...
Sot më 17 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95 l...
Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit po bën që bizne...
Sot më 16 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.6...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se fërmerët në Sh...
Ish-kryeminsitri, Sali Berisha thotë se fondi që Rama ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në takim me ekspertë ek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...