"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Asnjë lëvizje në kursin e këmbimit
Sot më 27 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...

Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Evropë dhe mbajmë rekord për shpenzimet për ushqime në raport me totalin e buxhetit, familjet shqiptare nuk kursehen kur bëhet fjalë për t'u veshur, duke hequr ndoshta dorë edhe nga nevoja të tjera më të domosdoshme.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022, familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja evropiane prej 4.3% po për të njëjtin vit, sipas të dhënave të Eurostat.
Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-ta, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.
Në Evropë, rekordin e mban Turqia, me 7% të totalit të shpenzimeve që shkon për veshje, e ndjekur nga Rumania (6.3%) dhe Estonia (5.9%). Nuk kishte si të mungonte as Italia, që mbahet për kryeqendrën e modës, me 5.5% të totalit.
Qytetarët më të painteresuar për veshjet e këpucët jetojnë në një nga shtete më të pasura, Zvicër, dhe shpenzojnë vetëm 2.3% të totalit të buxhetit. Indiferentë janë dhe hungarezët, me 3% e francezët me 3.3%.
Ndonëse në peshë ndaj shpenzimeve totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat.
Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet për frymë për veshje e këpucë ishin 140 euro në vit (për 2020-ën, të dhënat e fundit të disponueshme), nga 620 euro që e kishte një evropian për të njëjtin vit. Shpenzimi në vlerë është më i ulëti në Evropë dhe rreth 4 herë më i ulët sesa mesatarja evropiane. Për krahasim, një italian shpenzon për veshje në vit rreth 840-1,100 euro.
Në nivele të ngjashme është Maqedonia e Veriut, me 150 euro për frymë. Serbët, ndonëse kanë peshë më të ulët, kanë buxhet më të lartë në vlerë, në 190 euro në 2020-ën, por që ka arritur në 260 euro në 2022-ën.
Rekordin në vlerë e mbajnë danezët, irlandezët, italianët, austriakët, me më shumë se 1,100 euro për frymë në vit./ Revista Monitor
Sot më 27 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 26 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 25 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Leku e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e kë...
Turizmi ka vijuar të ruajë tendencën e rritjes të këtij vi...
Sot më 24 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsio...
Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujo...
Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpen...
Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Evropian (BE...
Sot më 23 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Deputetja dhe njëherësh kryetarja e Komisionit parlame...
Sot më 22 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Bina...
Sot më 21 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.5...
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave...
Sot më 20 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Janë të shumtë profesionistët, me të ardhura të qëndru...
Sot më 19 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Pse po përhapet frika në tregjet financiare? Investito...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...