Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Eurostat ka publikuar një raport në lidhje me kursimet e evropianëve për vitin që lamë pas.
Sipas të dhënave të Eurostat, rezulton se familjet evropiane kanë kursyer 1/8 e të ardhurave të tyre.
"EuronewsBusiness" shkruan se në vitin 2022, familjet në BE kursyen mesatarisht 12.7% të të ardhurave të tyre të disponueshme, ndërsa norma për eurozonën ishte më e lartë, në 13.7%.
Të ardhurat e disponueshme të familjeve janë ato që familjet kanë në dispozicion për të shpenzuar dhe kursyer pas taksave dhe transfertave, siç përcaktohet nga Eurostat.
"Nëse familjet fitojnë 100 €, ata shpenzojnë 78.30 € dhe mbeten me 12.70 € për të shpenzuar. Është një shifër normale. Shumica e vendeve në BE kanë një normë kursimi familjar midis 10% dhe 15%,"- shpjegoi kryeekonomisti në Astères, Sylvain Bersinger.
Krahasuar me SHBA-në, evropianët kursejnë më tepër pasi norma e kursimit të amerikanëve kap vlerën e 3.4% të të ardhurave.
Gjermania është kampione e Evropës
Në BE, Gjermania arriti në vendin e parë të podiumit me normën më të lartë të kursimeve bruto 19.91%, Holanda fitoi medaljen e argjendtë 19.44% dhe Luksemburgu të bronzit 18.14%.
Ndërkohë dy janë vendet që kanë norma negative kursimi duke shpenzuar më shumë sesa fitojnë dhe bëhet fjalë për Poloninë dhe Greqinë, ku qytetarët marrin hua ose përdorin kursimet për të financuar konsumin e tyre.
12 anëtarë të BE-së regjistruan norma kursimi nën 10.0% në vitin 2022, ndër të cilat Polonia dhe Greqia kishin norma negative, respektivisht -0.8% dhe -4.0%.
Normat e kursimit midis vendeve ndryshojnë masivisht, po aq sa në familje.
Pasuria është sigurisht një faktor për të llogaritur pabarazitë sistematike në normat e kursimit të familjeve. "Ne shohim se vendet me nivele më të ulëta të të ardhurave po luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre dhe për këtë arsye janë në gjendje të kursejnë shumë pak," vuri në dukje kryeekonomisti në Astères, Desringer.
Është gjithashtu rasti i Greqisë, e cila ka përjetuar vështirësi të mëdha ekonomike dhe ka vendosur një sërë masash shtrënguese, duke ulur të ardhurat e disponueshme të familjeve.
"Norma negative e kursimeve tregon se grekët nuk kanë dalë ende nga kriza. Nga ana tjetër, vendet me më shumë kursime priren të jenë më të pasura," - tha Desringer.
Gjermanët kanë kursyer vazhdimisht më shumë se 8% të të ardhurave të tyre të disponueshme gjatë dy dekadave të fundit, sipas të dhënave të OECD.
Megjithatë, Luigi Guiso gjen kufizime për këtë shpjegim. "Dallimet midis Gjermanisë dhe Greqisë nuk ekzistojnë sepse grekëve u pëlqen të shpenzojnë gjithçka dhe gjermanëve jo. Normat gjermane të kursimeve kanë qenë të ulëta 20 vjet më parë. Të rinjtë priren të kursejnë më shumë sesa pensionistët që kanë një fluks më të ulët të ardhurash," - shpjegoi Guiso.
Një rikthim në nivelet para pandemisë
Evropianët kursyen më pak në 2022 sesa në 2021, duke lejuar që konsumi familjar të zgjerohet më tej me kthimin e normës së familjeve në nivelet e saj para pandemisë.
Shkalla e kursimeve të familjeve në BE po kthehet në nivelet para pandemisë, thonë ekspertët.
Ndërkohë, viti 2022 shënoi një fazë rimëkëmbjeje ekonomike, gjë që shpjegon normën më të ulët të kursimit në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë, goditjet e njëpasnjëshme pas pandemisë, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe rritjen e kostove të jetesës, kanë ndërprerë gjithashtu sjelljen e kursimeve të familjeve. Një faktor tjetër që motivon evropianët të kursejnë në vend që të shpenzojnë është rritja e normave të interesit./CNA
Yield-i bonove 12-mujore u rrit për të dytin ankand ra...
Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Evropë dhe mbaj...
Sot më 27 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 26 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 25 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Leku e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e kë...
Turizmi ka vijuar të ruajë tendencën e rritjes të këtij vi...
Sot më 24 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsio...
Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujo...
Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpen...
Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Evropian (BE...
Sot më 23 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Deputetja dhe njëherësh kryetarja e Komisionit parlame...
Sot më 22 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Bina...
Sot më 21 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.5...
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave...
Sot më 20 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Janë të shumtë profesionistët, me të ardhura të qëndru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...