Monedhat e huaja nuk ndalin rënien/ Kursi i këmbimit, 14 dhjetor 2023
Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...

Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë miratuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, tregojnë se shpenzimet totale buxhetore ishin 667,1 miliardë lekë, por nga verifikimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka bërë sistemit të thesarit ka gjetur se fatura reale e shpenzimeve regjistruar ishte 696,8 miliardë lekë ose 26,8 miliardë lekë (260 mln euro) më shumë se në tabelat e buxhetit faktik.
Për rrjedhojë deficiti buxhetor sipas thesarit është më i lartë se ai që Ministria e Financave ka raportuar në treguesit finalë të realizimit të buxhetit 2022.
Sipas buxhetit faktik deficiti buxhetor në vitin 2022 u mbyll në -83,8 miliardë lekë, por në llogarinë e thesarit deficiti buxhetor rezulton -159,9 miliardë.
Inspektorët e KLSH-së gjatë auditimit kanë krahasuar planin e buxhetit miratuar me Aktin Normativ nr.19 i fundit me (29/12/2022), si dhe planin operativ me planin e hedhur në SIFQ (sistemin e thesarit) për zërat sipas treguesve fiskalë.
Nga krahasimi i të dhënave, KLSH ka evidentuar se nga plani i buxhetit i miratuar në fund të vitit konstatohet se ka diferenca të shumta me planin e ngarkuar në SIFQ (thesar) nga strukturat përkatëse sipas rastit.
KLSH vëren se raportet e ndërtuara dhe ofruara nga thesari për qëllime të planifikimit buxhetor nuk përdoren nga Drejtoria e Buxhetit si një mënyrë për të kontrolluar saktësinë e detajimit të buxhetit fillestar dhe më pas atij operativ, mundësi këto që sistemi SIFQ ofron për të bërë të gjithë kontrollet e mundshme të regjistrimeve e deri tek analizat e nevojshme për monitorimin e zbatimit të buxhetit.
Nga auditimi i planit të buxhetit të miratuar me Aktin Normativ nr. 19, datë 29.12.2022 dhe planit operativ sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit me planin e hedhur në SIFQ për zërat sipas treguesve fiskalë janë konstatuar diferenca në pothuajse të gjithë zërat e shpenzimeve në rreth 26.8 miliardë lekë (shiko tabelën e mëposhtme).
“Diferencat e evidentuara në tabelën fiskale të gjeneruar nga SIFQ me atë të miratuar në ligj janë një tregues që raportet dhe formatet e standardizuara për ngarkimin e çeljeve apo detajimin buxhetor nuk kanë garantuar saktësinë e të dhënave”, thuhet në raport.
Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave ka dhënë disa shpjegime në KLSH në lidhje me këto diferenca të cilat nuk janë pranuar nga ekspertët e KLSH-së, të cilët kishin siguruar të dhënat si nga thesari dhe Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave.
KLSH raportoi se nga auditimi në Ministrinë e Financave rezultuan parregullsi në drejtim të mosrespektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura./ Revista Monitor

Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave q...
Afera e inceneratorëve me 178 milionë euro të paguara ...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hy...
Kontratat koncesionare apo të partneriteteve publike p...
Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e ...
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....
Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një njoftim të rëndësish...
Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë...
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...