LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Kombëtar i Territorit jep 39 leje ndërtimi dhe zhvillimi

28 Prill 2023, 12:25, Ekonomi CNA

Këshilli Kombëtar i Territorit jep 39 leje ndërtimi dhe zhvillimi
Foto ilustruese

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 39 leje ndërtimi dhe zhvillimi.

Në listën e vendimeve janë edhe katër leje për HEC-e, ku tre prej tyre janë në degë të lumit Devoll, ndërsa një në përroin e Gomsiqes në Pukë.

Një ndër më të rëndësishmit është rikualifikimi i bregdetit Vlorë-Radhimë-Orikum, ndërkohë që janë miratuar edhe lejet për stacionet e plazhit në të gjitha bashkitë bregdetare.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar edhe 8 leje për parqe fotovoltaike deri në 2 MW.

Gjithashtu janë miratuar 4 plane të përgjithshme vendore për Bashkitë Kukës, Himarë, Elbasan dhe Kavajë.

Ndër të tjera janë dhënë dhjetëra leje për stuktura, ku përfshihen leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit, 25 prill 2023

1-Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kukës.

2-Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Himarë.

3-Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.

4-Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kavajë.

5-Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

6-Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti I, II,”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.

7-Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti, III”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.

8-Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë ekologjike e gjelbër me konstruksion druri”, brenda territorit të Kryeministrisë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

9-Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit të Angjiologjisë/ KardioKirurgjisë”, brenda territorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.

10-Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pavionit të të sëmurëve kronikë burra dhe të pavionit të të sëmurëve kronikë gra, në Spitalin Psikiatrik Vlorë”, me subjekt zhvillues Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

11-Leje Ndërtimi për objektin: “ Ndërtimi i Laboratorit të ri të Institutit të Shëndetit Publik”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale.

12-Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale, “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

13-Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i rezidencës qeveritare Nr. 5”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

14-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Grabova 1, mbi pellgun e Grabovës, degë e lumit Devoll, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grabova Hydropoëer” sh.p.k.

15-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec-it “Rrukaj”, me vendndodhje në përroin e Gomsiqes, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sima-Com” sh.p.k.

16-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Shënepremte” , në ujërat e përroit të Sharrës dhe Moçalit të Ariut, degë të lumit të Grabovës e lumit Devoll, degë e lumit Seman, Bashkia Gramsh”, me subjekt zhvillues shoqërinë “OSMANI” sh.p.k;

17-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Babuni”, me vendndodhje në ujrat e përroit të Ariut dhe të Sharrës, degë të lumit Grabovë, dhe lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k.

18-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e parkut fotovoltaik “Sun Energy Solutions”, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Energy Solutions” sh.p.k.

19-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Avenue” sh.p.k.

20-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Poëer 2017” sh.p.k.

21-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydropoëer” sh.p.k.

22-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Construction Energy Parts” sh.p.k.

23-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dimax Albania” sh.p.k.

24-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MË dhe veprave ndihmëse”, në fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Magna Solar Poëer” sh.p.k.

25-Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alb Sun Energy” sh.p.k.

26-Leje Ndërtimi për objektin: “Magazinë dhe impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj”, me vendndodhje në vendburimin e Patos Marinzës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.

27-Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i PAD-Z për trajtimin e emulsioneve të naftës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.

28-Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i ujit nga Sheshi O34a në Stacionin e Pompave, në Vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.

29-Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i emulsioneve të naftës, në vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos dhe në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.

30-Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K.Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.a.

31-Leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Forever Construction” sh.p.k.

32-Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqerinë “Forever Construction” sh.p.k.

33-Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “Green Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.

34-Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion tregti dhe shërbime, me vendndodhje në Rrugën “Jordan Misja”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rreli-S” sh.p.k.

35-Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi apart-hotel me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vortek” sh.p.k.

36-Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm Demirxhiu”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues “Agroturizëm Dermixhiu”sh.p.k.

37-Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Armaar Group” sh.p.k. dhe “Unico Construction” sh.p.k

38-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial turistik “Lalzi Marina Seaside”, zona 2.1 dhe 3.1, Hamallaj”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjektzhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k.

39-Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në bulevardin Gjergj Fishta, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.

40-Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 08.03.2023 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga