
Fitimi i sektorit bankar u rrit edhe për muajin maj dhe rezultati i 5-mujorit të parë ngelet dukshëm në nivelet më të larta historike.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi neto për 5-mujorin janar-maj arriti në 11.6 miliardë lekë, një rritje me 106% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fitimet në rritje po reflektohen edhe në përmirësimin e dukshëm të treguesve të rentabilitetit. Kthimi nga kapitali i sektorit, i mesatarizuar me bazë vjetore, u rrit në 15.07%, nga 7.54% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kthimi nga aktivet është në nivelin 1.49%, nga 0.85% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Shifrat bazohen në standardet e raportimit sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë dhe kanë kryesisht një vlerë orientuese për tendencën e performancës së sistemit. Standarde ligjore të raportimit për bankat janë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), por ato janë të disponueshme vetëm me bazë tremujore.
Rritja e fitimeve edhe gjatë këtij viti duket të jetë kryesisht rezultat i zgjerimit të bazës së aktiveve dhe rritjes së normave të interesit, që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave të bankave tregtare.
Nga ana tjetër, cilësia e portofolit të kredisë deri tani nuk ka shënuar një përkeqësim shumë të rëndësishëm. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në muajin maj raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 5.23%.
Ky nivel paraqitet më i lartë krahasuar me nivelin prej 5% të fundit të vitit të kaluar, por sidoqoftë jo në ato përmasa sa të ndikojë negativisht rezultatin financiar, për shkak të rritjes së shpenzimeve për provigjione. Deri tani, rritja e raportit të kredive me probleme ngelet më e ulët në raport me parashikimet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare.
Megjithatë, nëse raporti i kredive me probleme do të vazhdojë të rritet, Banka e Shqipërisë mund të miratojë disa lehtësi të përkohshme rregullatore, që do të nxisin ristrukturimet e hershme të kredive.
Deri tani, ekonomia shqiptare duket se i ka rezistuar mirë inflacionit të lartë dhe fazës së parë dhe më delikate të rritjes së normave të interesit. Për tremujorin e parë të vitit, rritja ekonomike u ngadalësua në 2.7%, nga 4.4% që kishte qenë rritja në tremujorin e fundit 2022, por megjithatë ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare janë ndjeshëm më të larta në raport me stanjacionin ku ka rënë ekonomia e Eurozonës./Monitor.al
Sot më 13 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 lek...
Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022. Si...
Sot më 12 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 4.5% në qershor, n...
Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e ...
Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin...
Sot, më 11 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Sot, më 10 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.6 le...
Sot, më 7 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.2 lek...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.5 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u pyet...
Inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Këtë e ka bërë...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95 lekë ...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, foli mbrëmjen e s...
Borxhi total i Gjermanisë nuk ka qenë kurrë më i lartë - a...
Përgjatë vitit 2023 kemi parë një zhvlerësim të ndjeshëm t...
Sot, më 4 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 96 lekë ...
Sot, më 3 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 96.5 lek...
Sot, më 30 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.2 l...
Sot, më 29 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97 lek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...