Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezultati financiar neto i tregut arriti vlerën e 1.63 miliardë lekëve ose 14.3 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, fitimi i siguruesve shqiptarë është rritur me 171%.
Kontributin kryesor në rritjen e fitimeve e dha segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimit të Jo-Jetës. Statistikat tregojnë se kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës raportuan fitim neto në vlerën e 1.44 miliardë lekëve ose 12.6 milionë eurove (me kursin e ditës së fundit të vitit 2022).
Fitimi i tregut të Jo-Jetës u rrit me 207% krahasuar me vitin 2021. Rritja e fitimeve u ndikua pozitivisht nga dyfishimi i rezultatit teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues), por edhe nga rritja e rezultatit neto nga investimet.
Përmirësimi i rezultatit teknik erdhi në radhë të parë nga rritja e primeve të fituara neto nga siguruesit, që arritën në 15.36 miliardë lekë, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.
Edhe dëmet neto të paguara nga shoqëritë e sigurimit vitin e kaluar shënuan rritje, me 15.3% krahasuar me një vit më parë. Raporti i dëmeve neto (pa përfshirë pagesën e dëmeve nga risiguruesit) në raport me primet e fituara neto vitin e kaluar u rrit në 36.26%, nga 34.92% që kishte qenë një vit më parë.
Por, një ndikim të rëndësishëm në rritjen e fitimeve të siguruesve duket se ka pasur frenimi i shpenzimeve të veprimtarisë, që rezultuan në nivele të përafërta me vitin 2021. Efekt të konsiderueshëm në këtë drejtim duket të ketë pasur hyrja në fuqi e rregullores së AMF, që vendosi një tavan në komisionet e ndërmjetësimit për shitjen e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik.
Raporti i shpenzimeve, që përfaqëson raportin midis shpenzimeve operative neto dhe shpenzimeve të tjera neto për sigurimet, kundrejt primeve të fituara neto, vitin e kaluar ra në 43.78%, nga 47.22% që kishte qenë një vit më parë.
Edhe kompanitë e sigurimit të jetës arritën rritje të ndjeshme të fitimit neto, në shumën e 187 milionë lekëve, 43% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndikimin kryesor e dha rritja e rezultatit teknik me pothuajse 67% krahasuar me një vit më parë, ndërsa rezultati nga investimet dha një ndikim negativ, duke e reduktuar disi shkallën e rritjes së rezultatit financiar neto.
Rritja e rezultatit teknik dhe e fitimit të tregut të jetës erdhi nga rritja e primeve të fituara neto dhe paralelisht edhe nga ulja e shpenzimeve për dëme. Në vitin 2021, kompanitë e sigurimit të jetës u përballën me një rritje të shpenzimeve për dëme, kryesisht për shkak të pasojave të pandemisë. Vitin e kaluar, ky efekt duket se u tejkalua, duke ndikuar në uljen e shpenzimeve për dëme dhe në rritjen e fitimeve të tregut të jetës.
Ndërkohë, shpenzimet operative të kompanive vijuan të rriteshin edhe vitin e kaluar, kryesisht në segmentin e shpenzimeve të marrjes në sigurim. Kompanitë e sigurimit të jetës vazhdojnë të kenë komisione të larta shitjeje, element që ka një ndikim të rëndësishëm në strukturën e shpenzimeve të tyre. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, raporti i shpenzimeve neto u rrit më tej në 56.94%, nga 55.84% që kishte qenë një vit më parë./Monitor.al
Sot më 12 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 4.5% në qershor, n...
Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e ...
Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin...
Sot, më 11 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Sot, më 10 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.6 le...
Sot, më 7 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.2 lek...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.5 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u pyet...
Inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Këtë e ka bërë...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95 lekë ...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, foli mbrëmjen e s...
Borxhi total i Gjermanisë nuk ka qenë kurrë më i lartë - a...
Përgjatë vitit 2023 kemi parë një zhvlerësim të ndjeshëm t...
Sot, më 4 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 96 lekë ...
Sot, më 3 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 96.5 lek...
Sot, më 30 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.2 l...
Sot, më 29 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97 lek...
Komisioni Evropian prezantoi këtë të mërkurë një draft...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në raportin e fundit s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...