Euro në kuotën e 104 lekëve/ Kursi i këmbimit, 11 korrik 2023
Sot, më 11 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...

Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, një pikë përqindje (pp) më e lartë, krahasuar me vitin 2021 (7.3%).
Ndërkohë që 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.
Për Shqipërinë, të dhënat i përkasin vitit 2021, por ato janë ndër më të lartat në Evropë, duke reflektuar pamundësinë për të blerë dhe përgatitur ushqimin e duhur.
Sipas Eurostat, 67.9% e njerëzve në rrezik varfërie në Shqipëri, në vitin 2021 nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë, tri herë më e lartë sesa mesatarja evropiane.
Kjo shifër është më e larta në Evropë, ndërsa nuk raportohen të dhënat për Kosovë. Pas nesh vjen Turqia, me 62.9%, Maqedonia e veriut 54.8%, Bullgaria 44.9, Serbia 37%.
Jo vetëm të varfrit e kanë të pamundur të sigurojë një vakt të mjaftueshëm. 34.3% e popullsisë shqiptare nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë (nga 8.3% që është mesatarja evropiane). Në këtë tregues, Shqipëria renditet e treta më e lartë në Evropë pas Turqisë 37.3% dhe Maqedonisë së Veriut 36.5%.
Pamundësia për të siguruar ushqim të mjaftueshëm është e lidhur kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave dhe çmimet relativisht të shtrenjta. Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, rreth 30-40% më pak se vendet e tjera (me përjashtim të Kosovës) familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme.
Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%. Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Evropian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%.
Më të shtrenjta se mesatarja evropiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji (106.7), pijet joalkoolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat. Më i lirë është duhani me 44%.
Për të ardhurat për frymë, Shqipëria renditet e fundit në Evropë, me 34% të mesatares evropiane.
Evropa
Sipas Eurostat, në vitin 2022, diferenca midis popullsisë totale dhe të rrezikuar nga varfëria, për sa i përket kapacitetit për të përballuar ushqimin e duhur, ishte gjithashtu i dukshëm në të gjithë vendet e BE-së: përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik të varfërisë, të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur, u regjistrua në Bullgari (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%).
Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%)./Monitor

Sot, më 11 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Sot, më 10 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.6 le...
Sot, më 7 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.2 lek...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.5 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u pyet...
Inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Këtë e ka bërë...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95 lekë ...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, foli mbrëmjen e s...
Borxhi total i Gjermanisë nuk ka qenë kurrë më i lartë - a...
Përgjatë vitit 2023 kemi parë një zhvlerësim të ndjeshëm t...
Sot, më 4 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 96 lekë ...
Sot, më 3 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 96.5 lek...
Sot, më 30 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.2 l...
Sot, më 29 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97 lek...
Komisioni Evropian prezantoi këtë të mërkurë një draft...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në raportin e fundit s...
Gjiganti bankar zviceran UBS po përgatitet të shkurtojë 35...
Sot, më 28 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 96.8 l...
Sot, më 27 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 l...
Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregt...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...