Shtëpia e Partisë nuk ekziston më/ Lagjja “8 nëntori” mban ende statusin muze dhe zonë e mbrojtur
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci funerale, ndërkohë të tjerë kryejnë edhe rolin e sekserëve me të ashtuquajturin “biznes me vdekjen”.
Kamera e "Fiks Fare" faktoi me zë dhe figurë këtë fenomen. Gazetarët i kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është procedura që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërrojnë jetë në spital.
Gjatë bisedës polici i këtij institucioni, pasi i tregon proceduarat ligjore, i ka ofruar gazetares një kartëvizitë të një agjencie funerale. Ai i thotë të lidhet me agjentin funerale “Doçi”, pasi të tjerët që rrinë përreth morgut janë sekserë dhe matrapazë.
Gazetarja e "Fiksit" telefonon agjencinë që i dha polici në telefon, pronari i saj i ka afruar të gjitha shërbimet, si arkivol, veshmbathje dhe transportin e trupit të pajetë deri në banesën e fundit. Pronari i agjencisë është shprehur se merret me të gjitha madje edhe me marrjen e skedës së vdekjes, këtë do e bënte duke ndërhyrë te mjekët.
Në momentin që gazetarja i ka kërkuar pronarit të agjencisë vendin ku ndodhet agjencia funerale për t’i parë nga afër çfarë do zgjidhte për kufomën, pronari i agjencisë i ka dalë përpara me ambulancë për t’i hapur rrugën me sirena ndezuar për të mos e vonuar atë.
Pas mbërritjes së gazetares në ambientet e agjencisë së funeralit, pronari i ka afruar të gjithë shërbimet, ndërsa është shprehur se punonjësit të policisë që i ka dhënë numrin dhe e ka lidhur me të, do ja jepte ai kafen dhe nuk kishte përse gazetarja të paguante atë.
Ndërsa rasti i dytë është një tjetër punonjës i policisë së burgjeve, i cili është Veli Hoxha. Ai është edhe shef për punonjësit e policisë së burgjeve që merren me ruajtjen e objekteve. Ndërsa Hoxha ndodhej në vendrojen e Institutit të Mjekësisë ligjore, gazetari i Fiks Fare ka kontaktuar me të, duke i kërkuar se ku mundet të gjente një agjenci funerali afër, pasi i kishte ndërruar jetë vjehrri i tij. Fillimisht Hoxha është kujdesur për të marrë të dhënat se nga ishte gazetari, për të bërë lidhjet me njerëzite tij. Pas marrjes së të dhënave Hoxha, i ka afruar një kartëvizitë gazetarit të një agjencie funerale “ Landi”, ku sipas tij duhej ta merrte në telefon. Ndërsa e ka porositur që të mos bjerë pre e sekserëve, pasi ata ishin afër Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje Hoxha është kujdesur duke e urdhëruar gazetarin që mos ta shohin kur i ka dhënë kartëvizitën gazetarit. Menjëherë gazetarët e Fiks Fare kanë marrë në telefon agjencinë që punonjësi i policisë së burgjeve u ka dhënë numrin. Gjatë bisedës pronari i agjencisë është shprehur se e kishte marrë punonjësi i policisë Veli Hoxha për rastin dhe se ai mundet të afronte të gjithë shërbimet që nga arkivoli, transporti dhe veshjet për viktimën, por pa treguar vendndodhjen e agjencisë.
Pas dy ditësh gazetarët kanë kanë gjetur vendndodhjen e agjencisë funerale “Landi”, por që në këtë rast në hyrje mbante tjetër emër.
Në bisedë e sipër pronari i kësaj agjencie u ka dhënë gazetarëve të njëjtën kartëvizitë me numrat e telefonit që u kishte dhënë polici Veli Hoxha. Gjatë bisedës pronari ka treguar se polici Veli Hoxha është bashkëpronar i agjencisë funerale dhe numri i parë i telefonit është i tij, ndërsa i dyti është numri i policit. Sipas pronarit të agjencisë polici Veli Hoxha është shefi që vendos rojet tek Ministria e Drejtësisë dhe objekteve të cilat mbulohen nga ana e Policisë së Burgjeve./ tch
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar n...
"Fiks Fare" solli në vëmendjen e të gjithëve një fenomen m...
Eleni Marsela, vetëm 10 vjeçe, jeton në qytetin e Shijakut...
Në 5 Korrik të këtij viti, emisioni Stop në Tv Klan trajto...
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e ...
Në qershor 2022, emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi ...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit "Stop" n...
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e "Fiks F...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani, disa...
Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e ...
Emisioni "Fiks Fare" sjell një rast abuzimi në Karavas...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e ...
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...