I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani, disa muaj më parë konstatoi, se veshkat e saj ishin totalisht jashtë funksionit. Njëra nga veshkat funksionon vetëm 4%. Babai i Marinelës, Bashkimi, tregon vështirësinë e jetës tani që vajza duhet të bëjë dy herë në javë dializë.
Në këto kushte, familja Zani bëri thirrje në ekranet televizive për ndihmë për transplantin e një veshke. Këtë mesazh e ndoqi edhe një i paraburgosur në Kukës, Mentor Palavija.
Ky i fundit doli vullnetar që të dhuronte një veshkë nëse grupi i gjakut dhe analizat do t’ia mundësonin. Por Mentori kërkoi të bënte analizën në paraburgim dhe mori si përgjigje nga mjekët e burgut, se kjo procedurë nuk lejohet të kryhet.
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" e ka ndjekur këtë rast. Kunata e Marinelës, Suzana Zani, tregon se familjarët u nisën menjëherë në Kukës, ku takuan familjen e Mentor Palavisë dhe shkuan në paraburgimin e qytetit, për të kërkuar bërjen e analizës.
“Ne kemi kërkuar ndihmë për Marinelën. Nga ai kontakt nga intervista më morën në telefon ata të Kukësit mua, dhe më thanë që kemi dëshirë që t’i dhurojmë njërën veshkë kunatës tënde. Lajm i mirë. U gëzova shumë dhe për mua, dhe Marinela, dhe babai i Marinelës. Ne shkuam me babain e Marinelës në Kukës, takuam që donte të dhuronte veshkën, ishte në paraburgimin e Kukësit. Atë moment nuk na lanë. Ndodhi që mjekët e burgut të Kukësit tha nuk është e lejueshme që Mentori të bënte një analizë grup gjaku. Ashtu na thanë mjekët. Na thanë nuk është e lejueshme që një i burgosur të bëjë analizë gjaku dhe të jetë gati për transplant”, thotë ajo.
“Kërkoj ndihmë për veshkën. Unë kam grupin e gjakut B+”, shprehet Marinela e cila bën thirrje për ndihmë.
Ndërsa i paraburgosuri tregon se ai ka vendosur që të dhurojë një veshkë, por nuk e lejojnë për të bërë analizat.
“Më erdhi shumë keq. Ishte mosha shumë e re, 24 vjeçe, e tha televizori edhe mua me erdhi shumë keq, edhe familja shumë shumë e varfër edhe e vendosa, në qoftë se është punë që realizohet, do t’ia dhuroj. Erdhën ata për të më kontaktu mua, për të qënë të bindshëm, që unë do t’ia dhuroj, jo se kam ndonjë interes tjetër.
Po grupin e gjakut e kam bërë kërkesë. Më kanë thënë, që nuk mundet me të nxjerr kush, me të bo analizat e gjakut. Grupin e gjakut me e dit, a i përshtatet apo jo, nuk mundesh me bo analiza. Unë, kur e pashë në televizor, situata ishte urgjente, se njëra i kishte mbaru krejt, tjetra ishte gati përfundimit. Unë këtë e kam me dëshirë shumë të lartë…për këtë thashë me e dit atë analizë. Tmerr jam tani, pse mos realizohet kjo analizë”, thotë i paraburgosuri Mentor Palavija, i cili dëshiron të dhurojë veshkën.
Gazetari i “Stop” shkoi në Kukës për të zgjidhur situatën e analizës së dhuruesit vullnetar në paraburgim.
“Ne jemi në dijeni për kërkesën që ka bërë i paraburgosuri Mentor Palavija, dhe ky kishte bërë dy kërkesa. E para ishte për grupin e gjakut për të bërë analiza, por nuk është diçka emergjente. Dhe kishte kërkesën tjetër për dhëmbët. Kërkesa tjetër që është për grupin e gjakut do bëhet nesër sepse këtu jemi në paraburgim dhe gjithçka është e planifikuar, nuk është se bëhet sot për sot ose sot për nesër”, thotë një punonjëse e paraburgimit të Kukësit.
Të nesërmen u njoftua se Mentori mund të bënte analizën, për të kuptuar nëse mund të dhuronte veshkën për 24-vjeçaren./ tvklan.al
Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e ...
Emisioni "Fiks Fare" sjell një rast abuzimi në Karavas...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e ...
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për sh...
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...