Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Emisioni "Fiks Fare" sjell një rast abuzimi në Karavasta të Divjakës, ku veterineri shet matrikuj për të rritur në mënyrë artificiale numrin e krerëve në tufa, që blerësit e tyre të përfitojnë sa më shumë para nga subvencionet.
Fitimet e marra pa të drejtë nga subvencionimi ndahen mes punonjësve të shtetit dhe blegtorëve. Por çfarë parashikon skema e subvencioneve nga ana e shtetit për vitin 2022?
“Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.”
Por si ka ndodhur zhvatja e parave nga skema e subvencionit?
Blegtori në fshatin Karavasta të Divjakës pasi ka përfituar nga shteti subvencionin për 300 kokë dele, bagëtitë e tij i ka shpërndarë në dy blegtorë të tjerë në mënyrë që të merrnin para më shumë nga subvencioni. Pavarësisht se në realitet dy blegtorët e tjerë kanë përkatësisht 90 dele i pari dhe 150 i dyti do të përfitonin subvencion për 150 dhe 300 dele.
Bashkëpunëtorët e Fiksit numërojnë krerët e bagëtive. Në total 3 tufat e blegtorëve Seladin Biçakut, Fabian Biçakut dhe Juliana Derkës sëbashku kanë 590 krerë. Ndërkohë përfitojnë nga subvencioni për 750 krerë.
Tufa e Seladin Biçakut e subvencionuar e para, i hiqen matrikujt dhe i rivendosen matrikuj të tjerë, gati 60 krerë për Fabianin dhe 100 për Julianën.
Fiksi shkon në tufën e Seladinit ai nuk i lejon bashkëpunëtorët ta shohin, madje kur e takojnë në fshat u thotë se ka 400 krerë. Ndërkohë është subvencionuar për 300 krerë, duke u përpjekur të justifikojë atë që do deklarojë. Ndërsa Juliana thotë ka 100 krerë të Seladinit dhe tufën e saj prej 200 krerësh.
Ndërsa Fabiani deklaron se ka 150 krerë. Por i pyetur se sa krerë ka Seladini nuk pranon të tregojë, edhe pse tufat e tyre janë në stallat ngjitur.
Bashkëpunëtorët e "Fiksit" takojnë veterinerin e shërbimit Halit Roçi, i cili pranon se e ka bërë këtë gjë për Julianën, pra ka marrë dele nga tufa tjetër për t’i rimatrikulluar. Madje i kërkon bashkëpunëtorit të "Fiksit" pagesë, në këmbim për t’i dhënë matrikuj që të rrisë artificialisht tufën për të përfituar edhe bashkëpunëtori i "Fiksit" më shumë para nga subvencioni që jep shteti. Ai kërkon për 100 matrikuj 70 mijë lekë të vjetra, ndërkohë blektori do marrë 1milion e 200 mijë lekë subvencion. Por mashtrimi shtrihet edhe më tej kur i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit të takojë punonjësin e AZHBR për Lushnjën dhe t’i japë edhe atij 400-600 mijë lekë për t’i bërë subvencion.
Pra blegtori paguan gati gjysmën e parave që do marri, për 100 krerë fiktive do japë gati 600 mijë lekë, ndërkohë për vete fiton 600 të tjera. Gjithashtu veterineri thotë se këto skema mashtrimi me subvecionet i kanë bërë në bashkëpunim edhe me veterinerë të tjerë duke plotësuar dokumente fiktive sikur kanë bërë edhe vaksinat e brucelozës duke ja ofruar edhe bashkëpunëtorit të Fiksit. E vetmja pengesë që ju ka hapur probleme ka qenë një veteriner kontrolli i Lushnj?7s dhe Divjakës z.Zabit Liço. Gazetarët e Fiksit takojnë z.Zabit Liço , veterinerin e shërbimit. Ai thotë se ka dashur të zbatojë ligjin dhe se kur ka vajtur te Juljana ka gjetur 200 krerë, por kur rivajti ka gjetur edhe 100 krerë të tjera të matrikuluara. Ai pohon se përgjegjësi për matrikullimin mban veterineri i shërbimit, pasi duhet t’i shoh mirë kafshët që matrikulon nëse kanë qenë apo jo më para të matrikuluara.
Zabit Liço, pavarësisht se është i rezervuar me gazetarët, pranon se veterineri tjetër ka bërë shkelje.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë te punonjësja e sistemit “Ruda” e cila hedh të dhënat në sistem mbi numrin real të krerëve që firmosë veterineri i shërbimit.
Kur Fiksi e pyet mbi numrin e krerëve të tufave, ajo shmang çdo përgjegjësi duke u shprehur se nujk e di se çfarë bëhet në terren!/ tch
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e ...
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për sh...
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "F...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...