Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak, të Beratit ankohen në "Fiks Fare" se ende nuk janë kompensuar për tokën që u është marrë në zgjerimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat.
Prej vitit 2015, tokat e tyre në pronësi si rrjedhojë e zgjerimit të rrugës iu morën nga shteti, por ende sot në 2022 ata nuk janë janë kompensuar nga ARRSH. Madje edhe pse nuk e zotërojnë më tokën vazhdojnë të paguajnë taksën e saj.
Aktualisht me ndryshimet që ka pësuar ligji ARRSH kërkon plotësimin e dokumentacionit për kompensim në bazë të ligjit nr. 11 të datës 12.2.2020, por që sipas këtyre banorëve shkresat që duhet të paraqesin janë të shumta. Madje ka nga ata që thonë “për të plotësuar këto dokumente, shuma që duhet të paguajmë është më e madhe se ajo që do marrim”. Ndërsa ka edhe nga ata banorë që shprehen se meqë rruga është shtrirë në tokë të tyre, nuk u mbetet tjetër veçse të dalin të vënë një tra e të marrin taksë për përdorimin e saj.

"Fiksi" u interesua edhe pranë kadastrës së Njësisë Administrative Otllak, ku specialisti Myslym Çifliku shpjegon se ARRSH-ja ka nxjerr si pretekst që ata banorë që kanë vetëm tapin e tokës të pajisur nga ligji 7501 duhet të pajisen me Certifikatë Pronësie. Por kompensimi nuk është bërë as për banorët që e zotërojnë certifikatën dhe në total janë rreth 119 të tillë nga tri fshatra dhe 33 nga fusha e aviacionit. "Tani duhet dhe rifreskim kartele dhe kjo shkon 1000 leke. Në bazë të ligjit ata duhet të plotësojnë një seri dokumentacionesh që të përfitojnë këto pagesa” shprehet specialisti. Ndërkohë që i numëron arrin gati në 10 dokumente që secili banor duhet të plotësojë për t’u kompensuar. Pasi bëhet plotësimi i dokumentacionit ish pronarët e tokës duhet të bëjnë kërkesë pranë ARRSH-së për të marrë lekët. Por sipas banorëve dhe vetë specialistit kjo është një lloj sorollatje, pasi këto prona janë të konfirmuara në Kadastër që u përkasin këtyre banorëve. I pyetur nga "Fiksi" se sa kohë do u merrte plotësimi i dokumentacionit këtyre ish pronarëve, specialisti pohon një javë kohë. Kohë të cilën banorët u duket e çuar dëm pasi pasuritë e tyre janë të konfirmuara vetëm mjafton t’u jepen lekët.

Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat filloi në vitin 2015. Në po atë vit qeveria nxorri vendimin nr 144 për shpronësimin e të gjithave pronave ku kalonte loti i parë i dytë dhe i tretë i segmentit rrugor. Në pikën e dytë të kësaj VKM përcaktohet qartë se shpronësimi do të bëhej për llogari të ARRSH-së.
Gjithashtu pika 7 e kësaj VKM-je urdhëron Autoritetin Rrugor Shqiptar që të likuidojë pronarët të cilët kanë emrin përbri tyre në tabelën shoqëruese shënimin “ konfirmuar prona nga ZRPP-ja, pasi të dorëzohen dokumentet përkatës.

Kjo VKM ka bashkëlidhur listat me emrat e pronarëve të tokave ku kalonte rruga që po ndërtonte ARRSH-ja, sipërfaqet, të konfirmuara emër për emër nga ZRPP -ja.
Shuma e vënë në dispozicion nga qeveria për shpronësimin e këtyre pronarëve është 95 193 711 lekë ,por kanë kaluar tashmë 7 vjet dhe asnjë nuk ka marrë paratë që iu takojnë.


Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e "Fiks F...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani, disa...
Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e ...
Emisioni "Fiks Fare" sjell një rast abuzimi në Karavas...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e ...
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...