Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit "Stop" në "Tv Klan" se policia i ka bllokuar makinën që sapo kishte blerë dhe nuk i japin asnjë sqarim apo shkresë. Bëhet fjalë për një makinë "Toyota Yaris" hibrid të vitit 2018, që u ble në muajin qershor.
U zhdoganua pasi ishte me targa italiane, u kolaudua dhe u pajis me të gjithë dokumentacionin shqiptar. Dy muaj më vonë, në gusht, makina u bllokua nga policia nën dyshimin se numri i shasisë mund të jetë i dublikuar, pavarësisht se mjeti ishte zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare.
Efektivët e mbajtën makinën dhe i thanë pronarit të mjetit se duhej të bëhej verifikimi nga Policia Shkencore, pasi dyshonin se kishte ndryshim të numrit të shasisë. Në këtë mënyrë automjeti u mbajt pa asnjë dokument dhe qytetarit Jashar Dauti i thanë se po hetohej për trafikim automjetesh.
Jashar Dauti tregon se në periudhën që makina mbahej e bllokuar, policët lëviznin me të në qytet.
Tani i zoti i automjetit nuk ka as makinën, as paratë dhe informacion, pasi ka edhe një dokument të Policisë Shkencore, ku thuhet se numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës.
“Kam blerë një makinë në muajin qershor, ishte me letra italiane dhe i paguajti doganën ai që ma shiti. E çova te kolaudimi dhe ishte në rregull çdo gjë. Pastaj e bëmë me targa shqiptare. Makina ishte 'Toyota Yaris' hibrid e vitit 2018. E bleva 18 milionë lekë të vjetra. Në muajin gusht 2022 më ndalon policia e Bulqizës dhe më thotë duhet të shkosh për verifikim pranë Policisë së Peshkopisë. Pastaj më kanë thënë do të njoftojmë të nesërmen për një ekspertim më të thelluar nga Tirana. Ata thonin se kemi dyshime se ka ndërhyrje në shasi. Thjesht llafe goje, jo në bazë të shkresave. Kam biseduar me një polic gjyqësor që më tha makina është e trafikuar dhe se kush po hetohej, ose unë ose ai që ma ka shitur, nuk kam asnjë lloj të dhëne tjetër. Problemi qëndron se policët kanë lëvizur me makinën time, jo 1 ditë por disa ditë. Kanë prurë një dokument se është i fshirë numri i shasisë për shkak të elektrolizës. Unë bleva makinën edhe s’kam as makinë, as lekë, asnjë gjë, as informacion çfarë ndodh”, thotë denoncuesi.
Qytetari shkoi të takonte Oficerin e Policisë Gjyqësore Sadik Topuzi, i cili nuk i jepte informacion se çfarë po ndodhte me makinën e tij, dhe se me këtë automjet, ishin filmuar policët duke lëvizur nëpër qytet. Sadik Topuzi u justifikua duke thënë se duhej ta lëviznin për të liruar vendin e parkimit.
OPGJ: Ti e di, se për makinën, janë referuar materialet në prokurori.
Qytetari: Po në emër të kujt?
OPGJ: Si në emër të kujt, o vlla?! Në emër tat.
Qytetari: Kush është i akuzuar ndaj makinë, unë a kush?
OPGJ: Tani, ti kush je, që vjen e më kërkon mua informacion për sekret hetimor? Kush është i akuzum, kush s’ështëi akuzum. Do merrem përditë unë…
Qytetari: Po me makinën kush ka lëvizur?
OPGJ: Kush ka lëvizur? Makinën e ke në Bulqizë, o vlla!
Qytetari: Jo, para se me e cu në Bulqizë.
OPGJ: Ta kemi sqaru njëherë, se pse ka lëviz makina, me dal me liru vendin e me shku makina në Bulqizë.
Qytetari: Makina ka lujt, ka dalë në Peshkopi.
OPGJ: A do merremi përditë me ty, o Jashar, a si e ke hallin? Në qoftë se ke pretendime, vlla atje e ke AMP-në, vazhdo tek AMP-ja. Të jetë e para dhe e fundit herë, që më thirr mua për punë të makinës!
Pas këtij takimi shkoi gazetarja e Stop në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës, ku zëdhënësja e këtij institucioni, siç ndodh përherë në raste të tilla, kërkoi që të lihet një kërkesë me shkrim.
Gazetarja: Jam Viola Lito, gazetare nga emisioni Stop. Dua të takohem pak me Opgj Sadik Topuzi!
Zëdhënësja: Jam Bora, zëdhënësja e Policisë! Oficeri nuk është këtu. Është me shërbim.
Gazetarja: Kur iku me shërbim?
Zëdhënësja: Të lutem, cfarëdo lloj informacioni…
Gazetarja: Kur iku me shërbim?
Zëdhënësja: Tani nuk jam unë…
Gazetarja: Po nuk mund të më gënjeni iku me shërbim, kur ai ishte para pak. Po pres sipas procedurës, për ta takuar zotërinë, për të marrë një shpjegim…
Zëdhënësja: Cfarëdo lloj…
Gazetarja: E di! Cfarëdo lloj gjëje, që të keni, bëni një kërkesë me shkrim! Kam ardhur deri në Dibër, jo që të bëj kërkesë me shkrim.
Qytetarit i është dhënë një proces verbal nga OPGJ, ku numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, pra është e paidentifikueshme. E megjithatë, qytetari u drejtua pranë Prokurorisë së Dibrës për të kërkuar informacion.
Sekretarja: Po! Edhe çfarë do?
Qytetari: Më është bllokuar makina, për trafikim.
Sekretarja: Kush prokuror e ka?
Sekretarja: Ma ke lënë një shkresë ti këtu. S’kishe lënë as periudhën, kur është ndalur makina, asgjë, asgjë. E kam lënë kërkesën aty. Nuk fusim fall sa makina ndalen.
Qytetari: Po nuk ma kishin dhënë këtë letrën e bllokimit fare. Tani ma kanë dhënë.
Qytetari: Polici gjyqësor. Kur do më ktheni përgjigje?
Sekretarja: Nuk të kthejmë fare përgjigje.
Sekretarja: Makina brenda, në qoftë se është kap për trafikim, brenda kur të mbarojë hetimi i prokurores!
Të nesërmen qytetari shkoi sërish në Prokurori. Sekretarja e Prokurorisë së Dibrës ishte indinjuar pasi denoncuesi kishte njoftuar emisionin Stop për problemin e tij, dhe i kërkoi atij që të tërheqë denoncimin që ka bërë pranë emisionit.
Sekretarja: Dje erdhe, vune emrin, mbiemrin tek shkresa. Dhe ishte faji im, se unë nuk flas në telefon shumë me njerëzit, sepse nuk du të konsumohem.
Qytetari: Kuptoj, por prandaj thashë të takoj prokuroren, se me makinën time është bo…
Sekretarja: Këta nuk dinë gjë.
Qytetari: Kanë lëviz policët me të.
Sekretarja: Po shko e bëj kallzim tek policia!
Qytetari: Po polici ka lëviz me të.
Sekretarja: SHKB-në more. Po Stopin pse e prune?
Qytetari: Po Stopin, se nuk më japin…
Sekretarja: Je anku për prokurorinë?
Qytetari: Për policinë!
Sekretarja: Ankohu për veten tate, se do e cosh atje, jo këtu! Që nga dje unë do bëj kallëzim penal ndaj teje, bashkë me personelin këtu, se ajo ka qenë një letër hallve. Tashi këtë punë do bësh! Të tërheqësh atë, që ke bërë atje, se pastaj ti i ke bërë vetes tënde dëm! Mu s’më ke bërë asnjë gjë. Pse e prune Stopin këtu? Se Stopi dje ka qenë këtu tek ne, ka depozitu kërkesë në emrin tënd. Bën mirë t’i tërheqësh, se këto mediat jo se të ndihmojnë, po të prishin punë!
Por gazetarët e emisionit Stop nuk tërhiqen dhe janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes. /tvklan.al
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e "Fiks F...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani, disa...
Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e ...
Emisioni "Fiks Fare" sjell një rast abuzimi në Karavas...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e ...
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...