“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksidentuar për vdekje në aksin Pogradec-Korçë nga një automjet, që po ecte me shpejtësi të madhe. Tabelat tregojnë se shpejtësia e lejuar në këtë aks është deri në 80 km/orë, teksa mendohet, se mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 160 km/orë. Në vendin e ngjarjes ishte edhe i biri, që po e priste brenda mjetit të tij në krahun tjetër të rrugës.
Gazetari: Keni qenë dëshmitar, apo jo? Çfarë mund të na thoni lidhur me atë ngjarje të datës 6 Gusht 2022 që do ta mbani mend për gjatë dhe për keq?
Denoncuesi: U sigurua, e kaloi dhe vijën e bardhë, kalon një makinë me shpejtësi të tmerrshme 40 metra para. Truri, komplet skalpi i kokës iu hap 30 metra në asfalt, unë nuk po i gjeja këmbën. Këmba e majtë, e ka shkruar dhe mjeku atje tek morgu, 32 cm nga thembra thotë. I alarmuar po thërrisja se çfarë të bëja. Pas 10 minutash më thotë dikush që unë nuk e mbaj mend që ne e pamë dhe vetë bashkë që 70 metra nga viktima në një parcelë me misër, me thotë “o xhaxhi e ke atje”. Pas kësaj vjen policia. Këta e kanë shkruar që lajmëroi ky i ati sepse ky shoferi Franc Ustalli ishte bashkë me babain e tij, Maksim Ustalli, i cili është efektiv i Policisë së Shtetit në Komisariatin e Korçës. Pas 45 ditësh, këtë e liruan. Nga emisioni “Stop” unë kërkoj të vërtetën, dua vetëm drejtësi. Ku të gjej drejtësi në këtë vend.
Gazetari: Dua të di nga ju veprimet e prokurores Odeta Todurushi.
Denoncuesi: Nuk më ka njoftuar askush për këtë.
Pas 45 ditëve paraburgim, drejtuesi i mjetit që përplasi 71-vjeçaren, Franc Ustalli doli me masën detyrim paraqitje. Prokurorja ishte plotësisht dakord për këtë, ndërsa në vendimin e ndryshimit të masës, ajo deklaroi, se hetimi nuk ka përfunduar, pasi nuk është kryer akoma ekspertimi mjeko-ligjor.
Denoncuesi: Odeta?
Prokurorja: Po! Pse më keni marrë në telefon? Pak shkurt, të lutem!
Denoncuesi: Unë të kam marrë se pse nuk jam njoftuar unë duke qenë dëshmitar okular i masakrimit të nënës time?
Prokurorja: Kush është nëna juaj?
Denoncuesi: Milkë Kroza.
Prokurorja: Nuk na ka dalë gjëkundi, të jeni dëshmitar okular. Tani po e thoni. Në qoftë se jeni, do dërgoj policinë, që t’ju marrë në pyetje. Po sepse nuk e dinim, që jeni dëshmitar okular.
Denoncuesi: Pse nuk e keni dërguar ju?
Prokurorja: Nuk më del gjëkundi te provat mua, që të jeni dëshmitar okular. Tani, më thuaj një gjë, zotëri! Kush ta dha numrin tim të telefonit?
Denoncuesi: E gjeta se jam i interesuar.
Prokurorja: Po kush ta dha numrin e telefonit? Si, je i interesuar dhe më merr mua në telefon? Po sikur të më marrin 250 vetë në telefon mua?
Denoncuesi: Po le të të marrin, ti këtë punë ke, për këtë paguhesh.
Prokurorja: Sepse çështja nuk është mbyllur akoma dhe deklarimet e një dëshmitari, janë shumë të rëndësishme.
Denoncuesi: Kontrolli auto-teknik ka përfunduar?
Prokurorja: Ka përfunduar dhe është bërë riekspertim. Është çuar për riekspertim çështja. Po bëhet një ekspertim i dytë, sepse unë nuk jam e bindur me ekspertimin e parë.
Denoncuesi: Po pse nuk jam njohur unë, si është procedura?
Prokurorja: Nuk je njohur, sepse nuk ka mbaruar, që të njihesh.
Denoncuesi: Po mirë, unë dëshmitar i masakrimit të nënës time, si nuk pyetem unë?
Prokurorja: Po të mbarojë hetimi njëherë, të vijnë aktet edhe në fazën e njohjes.Tani, unë po të them, që jemi ende në fazë hetimesh. Unë nuk dal rrugëve, të pyes kush e ka parë, kush s’e ka parë.
Denoncuesi: Po unë jam i biri prezent këtu, si ta kuptoj?
Prokurorja: Po unë nga ta di, që je ti prezent? Të mos tallavitemi kot, se kemi punë të tjera!
Emisioni investigativ “Stop” së bashku me denoncuesin janë interesuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Korçë dhe kanë kërkuar një takim ballë për ballë me prokuroren e çështjes.
Gazetari: Si jeni, zonja Todorushi? Mirë? Unë jam Andrelin Prifti, gazetar i emisionit “Stop”. Lidhur me një rast, që ju keni ndjekur dhe ndoshta e keni në hetim, të një zonje 71-vjeçare, që ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti, çfarë mund të na thoni?
Prokurorja: Mirupafshim!
Gazetari: Pse “mirupafshim”? Të lutem! A mund të na jepni një shpjegim? A i keni mbyllur hetimet për zonjën Milkë Kroza, 71-vjeçarja e ndjerë? Të lutem, duhet të më përgjigjeni!
Prokurorja: Duhet?
Gazetari: Po, patjetër! Si jo?
Prokurorja: Ku e kam detyrimin?
Gazetari: Emisioni “Stop” kërkon llogari për këtë gjë sepse, ju mbi të gjitha nuk keni pyetur dëshmitarin, që është i biri që është trashëgimtari drejtpërsëdrejti. E keni njohur ju me aktet, me provat? Ka përfunduar akti i ekspertimit mjeko-ligjor? Zonja Todorushi, po ai autoteknik ka përfunduar? A mund të përgjigjeni, ju lutem? Zonja Todorushi, heshtja tregon shumë.
Prokurorja: Besoj, se nuk kam të drejtë t’ju pres edhe në zyrë, apo jo?
Gazetari: Ju keni detyrimin, sepse jeni prokurore. Kështu që, ju mund të na informoni! Dua një përgjigje, që unë të iki, se unë kam dy orë, që po pres aty!
Prokurorja: Edhe?
Gazetari: Unë po ju pres juve. I keni përfunduar hetimet për 71 vjecaren?
Prokurorja: Bëni një kërkesë!
Gazetari: Jo, unë e dua prej jush.Ju jeni një person zyrtar, e nderuar dhe nuk mund të na anashkaloni kështu!
Prokurorja: Ju pëlqen përgjigja ime?
Gazetari: Jo, nuk më pëlqen fare. Jo, sepse ju jeni në shkelje.Ju jeni person zyrtar. Pse nuk e keni thirrur zotërinë, që është trashëgimtari, është familjari, meqënëse viktima, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë?
Prokurorja: Arjan, mund ta zgjidhësh këtë?
Gazetari: E nderuar prokurore, ju njiheni në fakt për bëmat tuaja, megjithatë, jemi shumë të shqetësuar lidhur me…
Prokurorja: Ka dokumementa, djali, ka emra këtu.
Gazetari: Zonja Todorushi, po më detyroni të vij edhe në karrigen tuaj.
Prokurorja: Dhe kjo ju duket normale? Arjan, ke ndonjë zgjidhje, sepse është puna jote?
Gazetari: Është kërkuar ndryshimi i masës?
Prokurorja: Dhe e kam kërkuar unë?
Gazetari: Ju keni qënë dakord, apo jo? Pse nuk keni njohur palën e viktimës? Ju keni detyrim ligjor ta njoftoni me aktet, me provat, sepse ata mund të kenë pretendime!
Prokurorja: Nuk kam kohë për të humbur.
Po çfarë i thuhet në Spitalin e Korçës qytetarit i cili interesohet nëse është dorëzuar ose jo akti i ekspertizës mjeko-ligjore.
Familjari: Në duam të dimë, a është përfunduar akti mjeko -ligjor?
Punonjësi: Këtu nuk është, që ta ketë tërhequr oficeri i policisë.Hajdeni njëherë nesër, të flisni me doktorin, se sot është në Tiranë ai!
Mjeku: Më mungon një analizë, prandaj nuk…
Denoncuesi: Nuk e kanë marrë ata?
Mjeku: Nuk e kam çuar unë.
Denoncuesi: Pra, nuk e ke dërguar?
Mjeku: Jo!
Nga ana tjetër, qytetari ka shkuar tek Komisariati i Policisë pasi ai pretendon se nuk është pyetur asnjëherë megjithëse ka qenë dëshmitar okular në këtë ngjarje të rëndë të nënës së tij.
Denoncuesi: Pse nuk jam pyetur unë, kur kam qenë dëshmitar okular në masakrimin e nënës sime? Me Klajdin ( Klajdi Shametaj) kam firmosur një dokument këtu.
Oficeri: Atëherë, ka punuar Klajdi me ju.
Denoncuesi: Komuniko me Klajdin, se Klajdi nuk është në Amerikë. Unë jam një qytetar dhe dua një shërbim.
Një ditë më pas, “Stop” ka komunikuar me qytetarin përmes celularit.
Gazetari: Ju shkuat dhe keni bërë një deklarim.
Denoncuesi: Po, pasi erdhi Klajdi Shametaj. Më priti, bëmë deklarimin.
Gazetari: Ishte hera e parë, që merreshe në pyetje, megjithëse kishin kaluar tre muaj nga ajo ngjarje?
Denoncuesi: Po, po, për atë dhe ai tha: “Nuk e dija. Nuk më tha njeri. Hajde ta bëjmë”, -tha. Bëra deklarimin, të dy në zyrë./tvklan.al
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon se ...
Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, në një deklaratë për ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan' ka trajtuar një konflikt pron...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që...
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar n...
"Fiks Fare" solli në vëmendjen e të gjithëve një fenomen m...
Eleni Marsela, vetëm 10 vjeçe, jeton në qytetin e Shijakut...
Në 5 Korrik të këtij viti, emisioni Stop në Tv Klan trajto...
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e ...
Në qershor 2022, emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi ...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit "Stop" n...
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e "Fiks F...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani, disa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...