Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, në lidhje me vrasjen e 7-vjeçares, nga oficeri Arjan Tase.
Në deklaratën e saj, Vokshi shprehet se në vend që të kërkojë ndjesë dhe të shkakrojë ministrat e tij të papërgjgjeshëm, sillet si frikacak duke akuzuar kundërshtarët e tij politikë.
“Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë.
Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacakë, gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total të tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.
Me këtë rast Partia Demokratike deklaron se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, dje në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase.
Është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit.
Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten!
Është pandëshkueshmëria.
Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme.
Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre.
Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar.
Për këtë duam të rikujtojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2014, 'për Sigurinë në Plazhe'.
Ky vendim bën përgjegjës, jo vetëm policin Arjan Tase, që 'shtiu me skaf' në mes të plazhit, por edhe tërë zinxhirin e institucionet qendrore e vendore përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në uonaz bregdetare turistike:
Ja edhe lista e tyre:
– Ministria e Brendshme dhe strukturat policore janë përgjegjësit kryesorë për ngjarjet tragjike në bregdet. Prania e mjeteve lundrues shumë afër bregut, apo ngjitur me plazhet, është papërgjegjshëmri që ka kaluar e vazhdon të kalojë pa vëmendje e pa ndëshkim.
– Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Rojës Bregdetare, nuk rezulton të ketë evidentuar qarkullimin e një mjeti lundrues, me fuqi 600 kubikë.
– Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë Detare, nuk rezulton të ketë kryer verifikime për madhësinë dhe fuqinë motorike të mjetit, në bazë të të cilave përcaktohet edhe hapësira ujore ku mund të qarkullojë.
– Ministria e Turizmit nuk rezulton të ketë kryer monitorimet përkatëse për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore. Në rast se do të ekzistonte një verifikim i tillë nga strukturat e kësaj Ministrie, pika e 'jet ski-ve' dhe motorëve të ujit ngjitur me çadrat në Potam nuk do të lejohej.
– Bashkia e Himarës me të gjithë strukturat e saj ka dështuar në monitorim të sigurisë së jetës dhe shëndetit të pushuesve duje lejuar ngritjen e një pikave të pajisjeve morotike në një plazh plot me pushues, ku nuk është përcaktuar ndërtimi i stacioneve të tilla?
– Administrata Tatimore, gjithashtu, ka dështuar në verifikimin e të ardhurave të krijuara nga stacionet e dhënies me qira të mjeteve lundruese e sportive duke lejuar që ato të mbijnë ku të duan dhe të shtojnë rrezikun.
Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se me qëndrimet e tua vetam se dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër.
Ne jemi këtu për t’u thënë 'tregtarëve të rrezikut' se nën qeverisjen e tyre, Shqipëria është në rrezik!
Duam t’ju bëjmë thirrje gjithashtu gjithë të qytetarëve të indinjuar që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh.
Shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në ora 19.00.
Bashkojuni protestës dhe lutjeve për shpirtin e Jonadës!”, thotë Vokshi në deklaratën e saj./ CNA.al
Mungesa e sigurisë, abuzimi me çmimet dhe tendenca e disa ...
Më 2 gusht 2022, u mbushën plot 30 vjet nga fronëzimi ...
Një 7-vjeçare u masakrua dje me skaf në plazhin e Potamit ...
“Inceneratori i Elbasanit është në remont, po përdorim...
Sot në Presidencë, para Presidentit Bajram Begaj, ësht...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen tragj...
Konservatorja shqiptaro-amerikane dhe bashkëpunëtorja ...
Ngjarja tragjike dhe tronditëse e një dite më parë në ...
Ipeshvi, Dom Gjergj Meta, përmes një postimi në rrjete...
Një sezon veror ku policia kufitare ka mbledhur tri vi...
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dje në një inte...
Gjykata e Lartë sjellë në vëmendje të opinionit publik...
Ngjarja e një dite më parë në plazhin e Potamit në Him...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, gjat...
Tragjedia e Himarës tregoi se shteti ka rënë. Kemi vetëm ...
Ngjarja e një dite më parë, ku skafi i drejtuar nga nj...
Ekspertja e shëndetësisë, Elisabeta Musta, gjatë takimit m...
Dje, plazhi u përgjak, deti u ngjyros me gjakun e një ...
Pas ngjarjes së sotme tronditëse në Himarë ku humbi je...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...