
Dje, plazhi u përgjak, deti u ngjyros me gjakun e një 7-vjeçareje, e cila u godit me skaf nga oficeri i policisë, Arjan Tase.
Dora e krimit vinte nga policia dhe nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Por, është e disata herë që nuk mban përgjegjësi askush për kontigjentin kriminal që ka depërtuar në polici dhe na shfaqet çdo ditë, çdo natë, rrugëve, plazheve, me logon e oficerit të Policisë.
Vonë, mbrëmjen e së martës, i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë, u shkri, u shkarkua nga detyra.
Po fajtorët e vërtetë janë tjetërkund, janë në zyrat e Tiranës, janë ata që hedhin firmat dhe dalin e trumbetojnë një polici model.
Në këtë vend, që ka një Qeveri, të paktën zyrtarisht, një kryeministër dhe një Ministër të Brendshëm, askush nuk mban përgjegjësi.
Askush nuk ka faj në këtë vend, megjithëse, kryeministër është Edi Rama, Ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi, kur të gjitha institucionet janë në duar të Partisë Socialiste dhe fare mirë mund të pastrojnë Policinë nga krimi.

Por, Bledi Çuçi duket se ka shkuar në krye të Ministrisë së Brendshme për t'i bërë çiçin rendit dhe sigurisë ashtu siç po ia bën.
Rrugët po përgjaken çdo ditë nga vrasjet mafioze, droga po bën kërdinë me bekimin e policisë, plazhet po përgjaken po nga dora e policisë dhe Bledi Çuçi nuk paska faj.
Me 25 korrik, në një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit përgjatë zonave të bregdetit, i njëjti Çuç që sot nuk mban përgjegjësi për vrasjen makabre të 7-vjeçares nga oficeri i policisë, siguronte qytetarët për pushime të qeta.
Ose më saktë i gënjente qytetarët për pushime të qeta. Plazhi i Potamit është skuqur nga gjaku i 7-vjeçares, por fytyra e ministrit Çuçi duket se as nuk është skuqur dhe as nuk është zverdhur.
“Asnjë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë orarin e lejuar të muzikës gjatë natës, asnjë tolerancë për këdo që rrezikon pushuesit me motorë uji duke thyer në mënyrë flagrante kordonët e sigurisë. Do të përgjigjet personalisht çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë ose që aplikon standarde të dyfishta”, deklaronte Çuçi.
Në një një vend demokratik, normal, kur krimi nuk ka kapur Policinë, kur Çuçi nuk ka çfarë të fshehë, Ministri i Brendshëm duhej të kishte dhënë dorëheqjen, në mos do të ishte shkarkuar.
Por, këta vrasin, dhe shtiren të pafajshëm, Çuçi e çuçat e tjerë flenë të qetë, në komoditet, pasi fëmijët e tyre i kanë të siguruar, nuk i vret askush./CNA.al
Pas ngjarjes së sotme tronditëse në Himarë ku humbi je...
Deri më tani Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi nuk ka b...
Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka njoftuar se me datë 4 gus...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku humbi jetën...
Deputeti Nard Ndoka, ka reaguar për tragjedinë e Himar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Pas tragjedisë në Potam, Policia Kufitare e Portit Sar...
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Himarë, ku një vajzë e vogë...
Qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj te plazhi i Pota...
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Himarë ku humbi jetën një vaj...
I pranishëm në takimin me kryetarin e PD-së, Sali Beri...
Agresioni rus në Ukrainë është pasuar nga një valë e g...
Tragjedia e Himarës ditën e sotme ku një vogëlushe 5-vjeça...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në nj...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ...
Manovrat e pakontrolluara me motorët e ujit apo gomone...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Potam të Himarës i ka shokuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar i revoltuar pas ng...
Në Shqipëri, një 30-vjeçar, Bledar Zeneli, nga Durrësi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...