Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Më 2 gusht 2022, u mbushën plot 30 vjet nga fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas shpalljes së lirisë së besimit dhe nisja e një periudhe të re ringritjeje nga gërmadhat e Kishës martire.
Siç dihet, nga viti 1944 deri në vitin 1967, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përball me persekutimin ateist në formën e tij klasike, si në vendet e tjera.
Nga viti 1967 deri në vitin 1990, vendi përjetoi persekutimin total që ndaloi me kushtetutë çdo shprehje fetare dhe shpërbëri Kishën vendore.
Kryepiskopi Anastas Janullato, me rastin e 30-vjetorit të fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë shoqëruar përgjatë rrugëtimit të tij, dhe ndërkohë ka përcjellë mesazhe të forta dhe domethënëse për jetën.
Fjala që mbizotëron tani në mendjen time është ky falënderim me të gjithë shpirtin e me të gjithë zemrën, mirënjohje që buron nga brendësia e zemrës. Falënderim për Perëndinë që na ka udhëhequr gjatë këtij 30 vjeçari. Nuk ishte aspak e lehtë kjo si rrugë.
Një varg psalmi përcakton saktë kuptimin e këtij rrugëtimi: “Për shkak të fjalës së gojës sate, unë ruajta rrugë të vështira”. Kishte dhimbje, vuajte, kishte bekime, kishte hidhërim, por shumë gëzim në Shpirtin e Shenjtë, kishte sëmundje, shërime, rrugë pa krye, kishte zgjidhje në çështjet që na dilnin përpara. Dhe Zoti dërgonte herë pas here njerëz që e bënin të mundur dhe të lehtë këtë ecuri, këtë rrugëtim.
Kujtojmë gjithnjë me mirënjohje Klerin dhe popullin e Shqipërisë, nismën që mori Patriarkana Ekumenike dhe gjithë dallueshmërinë e komisionit patriarkal për këtë zgjedhje, pikërisht për të ringritur Kishën tonë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe shpreh respekt të thellë e falënderim dhe kujtoj në lutje Patriarkun Ekumenik, Vartholomeun. Mirënjohja bëhet tani më e thellë, konkrete kur shikoj fytyrat e të gjithëve ju, të mbledhur këtu. Brenda kësaj Liturgjie pati paqe dhe madhështi. Dua të falënderoj vëllezërit e mi mitropolitë, anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe ata që nuk janë sot për shkaqe shëndetësore, episkop Astin, Mitropolitin e Korçës, Joanin, për fjalët e tij të ngrohta që tha, ku dhe përshkroi gjithë peripecitë që kemi kaluar. Falënderoj mitropolitët e tjerë që janë sot të pranishëm, të Gjirokastrës, Dhimitrin; Apollonisë, Nikollën; Elbasanit, Andonin. Gjithashtu falënderoj Mitropolitin Ignat, që për arsye shëndetësore nuk është këtu me ne, ndodhet jashtë; Mitropolitin Nathanail, që kujdeset për çdo gjë që ndodh brenda këtu në këtë kishë katedrale. Falënderoj të gjithë koret, të rinjtë që ndihmojnë brenda këtu në altar me kaq përkushtim, dhe të gjithë sa janë këtu për të marrë pjesë në këtë Asamble Kleriko-Laike. Do të kemi më shumë mundësi për të folur, për ta thënë më tej mendimin tonë në këtë asamble.
Sigurisht ecuria, rrugëtimi vazhdon përsëri dhe përvoja apostolike qëndron gjithmonë para nesh, për të na udhëhequr në këtë rrugë. Lutja jonë e thellë është që të ecim në këtë linjë që na ka përcaktuar apostull Pavli, kjo është lutja dhe nxitja që ai na ka dhënë: “Të ecim siç është e denjë për Zotin, për t’i pëlqyer atij në të gjitha” (Kol. 1:10). Duke dhënë fryte në çdo vepër vazhdimisht dhe duke u rritur në njohjen e Zotin Krisht.
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bekim për të gjithë vendin, është prania e vazhdueshme e Perëndisë së dashurisë për mbarë botën. Le të na bëjë të denjë Zoti t’i japim përgjigje kësaj dashurie, le të lusim Zotin të na shtojë dashurinë për personin e Tij dhe për personin e çdo njeriu që është ikona e Tij.
Më kujtohet sot takimi i parë që pata me tërë përfaqësuesit e Kishës martirike në fillim, kur erdha si ekzark për herë të parë. Shkuam te vendi ku ndodhet kisha e Ungjillëzimit, ishte në gjendje mjerane, sepse për shumë kohë përdorej si palestër. Atëherë pyeta Dhimitër Bedulin, teologun tonë të shtrenjtë, i thashë si i thonë në shqip “Xristos anesti”, dhe ai më tha “Krishti u ngjall”. Iu luta të gjithëve të merrnin një qiri në dorë, dhe thashë pikërisht këtë përshëndetje “Krishti u ngjall!”, dhe të gjithë me lot në sy thanë “Vërtet u Ngjall”. Dhe ky është mesazhi, parulla që ka Kisha jonë gjatë gjithë këtyre viteve të saj, në orët e bukura pranverore, por edhe në orët e vështira të dimrit e të vjeshtës kur ka stuhi. Dhe është një mesazh shumë i fortë për jetën, ecurinë e të gjithëve ne. Le të na bëjë të denjë Zoti për të vazhduar më tej këtë rrugëtim kryqngjallësor, duke kujtuar gjithmonë se ngjallja nuk është diçka që vjen pas kryqit, por gjendet brenda kryqit, kur ne e ngremë atë me përkushtim dhe duke parë gjithmonë tek Ai që është kryetari i përsosur i besimit tonë, që është vetë dashuria e mishëruar e Perëndisë".
Pas atmosferës dhoksologjike të Liturgjisë Hyjnore, ku morën pjesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, klerikë nga të gjitha Mitropolitë e Shenjta, dy koret e kishës katedrale dhe një numër i madh besimtarësh, pavarësisht se ishte ditë pune, në Qendrën moderne Kulturore – pjesë e kompleksit të kishës katedrale dhe Qendrës Sinodike – vijoi punimet Asambleja e Përgjithshme Kleriko-laike. Siç parashikohet nga Statuti i Kishës së Shqipërisë, në Asamble marrin pjesë: “anëtarët e Sinodit të Shenjtë, anëtarët e Këshillit Kleriko-laik, dy përfaqësues nga çdo manastir i shenjtë dhe njëzet klerikë dhe njëzet e katër laikë, me përfaqësim të përshtatshëm, burra, gra dhe të rinj, nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë”.
Gjatë zhvillimit të punimeve, nga klerikët përgjegjës apo laikët e çdo sektori u pasqyruar përmbledhtas vepra e shumanshme kishtare që është kryer.
Në mbarim të punimeve të Asamblesë Kleriko-laike, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, nënvizoi lutjen e Apostull Pavlit, si busull për vazhdimin e rrugës së Kishës: “ecni siç është e denjë për Zotin, për t’i pëlqyer Atij në të gjitha, duke sjellë fryte në çdo punë të mirë, dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë”. (Kol. 1:10).
Në fjalën e tij, Hirësi Joani, ka treguar të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të kryepiskopit Anastas Janullatos, i cili ka ringritur Kishën Ortodkse në Shqipëri, dhe jo vetëm, por edhe kisha dhe ndërtesa të tjera kishtare.
“Çdo përvjetor është një rast reflektimi dhe kujtese, në kuptimin biblik dhe të krishterë, kremtimi i përvjetorëve dhe jubileu nuk është thjesht një ngjarje por një moment i veçantë kujtese, meditimi gëzimi mirënjohje dhe falenderimi”, është shprehur më tej Hirësi Joani.
Ndër të tjera, Hirësi Joani, tregon se ringrtija e Kishës, ishte në dukje një mision i pamundur, por Kryepiskopi e realizoi një vepër të tillë madhështore të jashtëzakonshme.
Hirësi tregon se kryepiskopi Anastas Janullatos, është përpjekur për ti ndihmuar njerëzit në të gjithë dimensionet e tyre fuqizuar nga dashuria e tij për perëndinë dhe njerëzit, pa dallim, pavarësisht nga origjina dhe bindjet e tyre.
“Të nderuar pjesëmarrës, sot ne festojmë një ngjarje të madhe dhe shumë të rëndësishme të Kishës sonë. 30 vjet më parë në 2 Gusht të vitit 1992, Fortlumturia e tij, Imzot Anastasi, u fronëzua si Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke vazhduar kështu ringritjen e Kishës Ortodokse nga rrënojat.
Çdo përvjetor është një rast reflektimi dhe kujtese, në kuptimin biblik dhe të krishterë, kremtimi i përvjetorëve dhe jubileu nuk është thjesht një ngjarje por një moment i veçantë kujtese, meditimi gëzimi mirënjohje dhe falenderimi. Është një prani e hirit në histori dhe në jetën tonë. Së pari jubileu na fton të kujtojmë dhe të falenderojmë perëndinë, për gjithçka që ka bërë për ne por na kujton gjithashtu siç themi vazhdimisht se duhet të falenderojmë edhe njerëzit me anë të cilëve perëndia i ka bërë ato. Në 30 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe, do të kthejmë kokën mbrapa e të kujtojmë gjendjen e Kishës para 3 dekadash. Kishta, manastiret, ndërtesat kishtare si dhe gjithë infrastruktura e kishës ishte shkatërruar dhe rrënuar tërësisht. Hirarkia kishtare ishte asgjësuar, kishin mbijetuar vetëm disa priftërinj, në moshë të thyer. Ringrtija e saj nga themelet ishte një sipërmarrje shumë e madhe dhe e guximshme, e cila në fillimet e saj gati dukej e pamundur.
Pak njerëz do të kishin patur forcën dhe kurajën për të marrë përsipër një nismë të tillë. Prandaj vepra madhështore e kryepiskopit Anastas, në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri është e jashtëzakonshme dhe e pashoqe . Nën drejtimin e tij me fondet e siguruara prej tij, janë rindërtuar nga themelet dhe restauruar e riparuar me qindra kisha, janë rikonstrukutar dhe ngritur shumë ndërtesa, të cilat krijuan strukturën logjistike për funksionimin e jetës kishtare. Nën kujdesin e tij u ngrit akademia mitologjike ortodokse “Ngjallja e Krishtit” dhe janë përgatitur dhe vazhdojnë të përgatiten klerikët dhe punonjës të tjerë. Kryepiskopi Anastas, e ka parë njeriun në plotësinë e tij, si një qënie shumëdimensionale, njerëzit kanë nevojë të ushqehen shpirtërisht. Por kanë nevojë gjithashtu të ushqehen edhe intelektualisht edhe fizikisht sepse këto janë të ndërlidhura dhe veprojnë tek njëra-tjetra. Prandaj në veprën e tij në rilindjen e Kishës është përpjekur për ti ndihmuar njerëzit në të gjithë dimensionet e tyre fuqizuar nga dashuria e tij për perëndinë dhe njerëzit, pa dallim, pavarësisht nga origjina dhe bindjet e tyre dhe si një njeri vizionar ai tregoi gjithashtu një kujdes të veçantë për veprimtarinë e gjerë sociale dhe humanitare të kishës”, ka thënë ndër të tjera gjatë fjalës së tij Hirësi Joani./ CNA.al
Një 7-vjeçare u masakrua dje me skaf në plazhin e Potamit ...
“Inceneratori i Elbasanit është në remont, po përdorim...
Sot në Presidencë, para Presidentit Bajram Begaj, ësht...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen tragj...
Konservatorja shqiptaro-amerikane dhe bashkëpunëtorja ...
Ngjarja tragjike dhe tronditëse e një dite më parë në ...
Ipeshvi, Dom Gjergj Meta, përmes një postimi në rrjete...
Një sezon veror ku policia kufitare ka mbledhur tri vi...
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dje në një inte...
Gjykata e Lartë sjellë në vëmendje të opinionit publik...
Ngjarja e një dite më parë në plazhin e Potamit në Him...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, gjat...
Tragjedia e Himarës tregoi se shteti ka rënë. Kemi vetëm ...
Ngjarja e një dite më parë, ku skafi i drejtuar nga nj...
Ekspertja e shëndetësisë, Elisabeta Musta, gjatë takimit m...
Dje, plazhi u përgjak, deti u ngjyros me gjakun e një ...
Pas ngjarjes së sotme tronditëse në Himarë ku humbi je...
Deri më tani Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi nuk ka b...
Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka njoftuar se me datë 4 gus...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...