"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Gati një vit pas fillimit të punimeve të parkut të enegjisë diellore në zonën e Karavastasë, në tokën e shkretë dhe të kripur kanë nisur të montohen radhët e para të paneleve diellore.
Aktiviteti po kryhet nga kompania franceze “Voltaila” dhe projekti i Karavastasë vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri këtë vit me një volum punimesh prej rreth 150 milionë dollarë.
“Në Karavasta afër qytetit të Fierit, Voltalia po realizon një park të madh fotovoltaik në rreth 200 ha tokë e siguruar nga Qeveria. Po instalojmë një kapacitet prej 140 MW sipas një marrëveshjeje koncesionare afatgjatë të nënshkruar në vitin 2021. Që nga viti 2022 jemi duke e ndërtuar këtë termocentral dhe do të japë energjinë e parë para fundit të këtij viti (2023). Impianti do të japë energji për rreth 220.000 familje”, thotë menaxheri i Voltaila në Shqipëri, Dr. Constantin von Alvensleben.
“Nën një proces të ngjashëm tenderi konkurrues, Voltalia u përzgjodh edhe për një park diellor në Spitallë, afër qytetit të Durrësit. Ky është gjithashtu një projekt shumë i madh, por ende në një fazë të hershme. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2024 dhe ne duam të japim energjinë në Spitallë në fund të vitit 2025", thotë përfaqësuesi i kompanisë Voltaila në Shqipëri.
I pyetur lidhur me sfidat dhe ardhmërinë e këtij sektori në Shqipëri zoti Alvensleeben thotë:
"Ne mendojmë se energjia e rinovueshme do të ketë një të ardhme të madhe në Shqipëri! Qeveria ka përcaktuar objektivin për të mbuluar 54% të nevojës totale të Shqipërisë për energji nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030. Kjo do të kërkojë një numër të madh projektesh shtesë në energjinë diellore dhe të erës për të përmbushur këtë objektiv. Megjithatë, për të zbatuar projekte të tilla, ka një sërë sfidash. Shpesh, problemi më i madh për një zhvillues është të gjejë tokë të përshtatshme dhe të bëjë një marrëveshje me pronarin. Shpesh situata e pronësisë së parcelave të tokës nuk është e qartë. Por edhe proceset e dhënies së lejeve mund të zgjasin shumë, gjë që zgjat afatin kohor të realizimit të projektit. Në çdo rast, ne mendojmë se Shqipëria ofron shumë mundësi dhe me mbështetjen e qeverisë do të mund të realizohen me sukses projekte të mëtejshme".
Në intervistën për Zërin e Amerikës zoti Alvensleeben flet edhe se sa të rëndësishme janë “projektet e gjelbra” për Shqipërinë.
"Objektivi ynë është gjithmonë të minimizojmë ndikimet në mjedis dhe të kemi rezultatin më pozitiv të mundshëm për biodiversitetin. Po kështu edhe për të minimizuar ndikimin social. Për të dy këto komponentë, atë mjedisor dhe atë social ne kemi ekipet tona që punojnë gjithmonë me ekspertë mjedisorë dhe socialë të cilët kujdesen që ndikimet në mjedis të jenë të limituara", thotë ai.
Enti Rregullator i Energjisë licensoi përgjatë vitit të shkuar 22 subjekte të reja të prodhimit të energjisë. 15 prej tyre i përkasin energjisë diellore me një kapaciteti të prodhimit mbi 227 mijë MW.
Numri i impianteve fotovoltaike vitin e shakur arriti në 27 por prodhimi i tyre është ende i ulët me rreth 50 mijë MWh energji nga 7 mln MW, që ishte totali i energjisë së prodhuar në Shqipëri gjatë viti 2022.
Sadik Llapashtica, kordinator i projektit me panele diellore në Topojë, që është prej disa vitesh në prodhim, thotë se sektori i energjisë diellore ka fituar përparësi.
“Tregu i energjisë diellore në Shqipëri është duke ecur me ritme shumë të mira , kjo edhe prej krizës energjitike për shkak të luftës Rusi - Ukrainë. Ky treg po sheh vetëm rritje, janë dhënë shumë licensa për energjinë fotovoltaike dhe disa prej tyre janë vënë në punë këtë vit dhe të tjerat janë në proces. Ky është një trend shumë i mirë për Shqipërinë i cili ndihmon rritjen e kapaciteteve të prodhimit nga energjia e rinovueshme që është trendi botëror sot për të ruajtur mjedisin global. Ky trend është i mbështetur shumë mirë nga qeveria shqiptare, ministria e Energjisë ka ndnërmarrë hapa për të ndihmuar investitorët vendas dhe të huaj që të investojnë në tregun shqiptar duke qenë se Shqipëria eështë edhe një nga vendet me rrezatim shumë të mirë diellor”, thotë ai.
I pyetur lidhur me sfidat që ka setori i prodhmit të energjisë diellore, zoti Llapashtica thotë:
“Sfidat lidhen tani me rritjen e kapaciteteve të trasmetimit të energjisë. Duke u nisur nga fakti që kemi të bëjmë me energji diellore e cila është e limituar nga mëngjesi në mbrëmje sa ikën dielli, investitorët duhet të parashikojnë rezvervimin e energjisë sepse njerëzimi ka nevojë jo vetëm gjatë ditës për energji, por edhe gjatë natës. Ashtu si po ndodh në tregun europian dhe botëror investimi në të njëjtën kohë si për zhvillimin e paneleve diellore edhe të baterive është një rrugë që siguron efektivitet ekonomik në këtë treg"
Sipas Entit Rregullator të Energjisë rajonet e Korçës dhe Fierit kanë numrin më të lartë të projekteve për enegjinë diellore ndërsa po nxiten kohët e fundit edhe përdorimi i paneleve në familjarë apo biznese./ VOA
Safet Gjici dhe shtetasja Alma K., pas aktit seksual n...
CNA nxori sot detaje nga historia e shtetases Alma K. me S...
Ditën e sotme ishte caktuar të mbahej seanca e radhës për ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi mesditën e sot...
3 ditë më parë u publikua videoja erotike e Safet Gjic...
CNA zbuloi ditën e sotme detaje nga biseda e Safet Gjicit ...
Pas skandalit me videon erotike të ish-kryebashkiakut të K...
LETËR E HAPUR PUBLIKE PËR: PUBLIKUN E GJERË, MEDIAT, QEV...
Në seancën e Konkluzioneve të mbrojtjes për inceneratorin ...
Reshjet e ditëve të fundit i kanë sjellë vendit 39 milionë...
Reshjet në vend kanë tejmbushur kaskadën e liqenit të ...
Vajza, e cila shfaqet në videon e Safet Gjicit, pra, në sk...
Tri ditë më parë u publikua një video e ish-kryebashkiakut...
CNA ka hulumtuar dhe ka zbuluar detaje te reja ne lidhje m...
Një skandal ndodhi tri ditë më parë kur Alma K., një q...
Sot, 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të lëndës me...
Konspiracionisti Alfred Cako ka rrëfyer një histori nga fë...
Tre ndërhyrje të shkallës shumë të lartë të vështirësisë, ...
Tre britanikë, duke përfshirë një nënë të re, rrezikojnë t...
Ju ftojmë të na ndiqni për gjithçka që ndodh në kohë në ve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...