46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë rënëse gjatë tre viteve të fundit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, në vitin 2025, vetëm 5065 persona kërkuan azil në BE, me një tkurrje prej 30% në raport me vitin e mëparshëm.
Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri i tyre, ikjet e shqiptarëve përmes kësaj forme janë gati tre herë më të ulëta. Kërkesat janë më pak edhe në raport me pandeminë, kur lëvizja për shumë muaj ishte e kufizuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.
Teorikisht, rënia e kërkesave për azil duhet të sinjalizonte një frenim të emigracionit. Megjithatë, të dhënat e tjera po të Eurostat tregojnë se ka vetëm një zhvendosje të formës së si shqiptarët po largohen nga vendit, ku preferenca tani është përmes lejeve të punës. Këto të fundit janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë. Si rrjedhojë, ikjet përmes lejeve të punës tashmë, janë mesatarisht katër herë më të larta sesa kërkesat për azil. Të tjerët ikin dhe për arsye të tjera, ku dominon bashkimi familjar.
Edhe statistikat e emigracionit në BE, publikuar po nga Eurostat, tregojnë se vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona (40-50 mijë persona në vit) dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n.
Grupi kryesor që ikin janë midis 25-29 vjeç, me mbi 6 mijë persona, ose 14.3% të totalit. Pas tyre vijnë të rinjtë e moshës 30 deri në 34 vjeç, me 13% të totalit. Dukuri e fortë është dhe largimi i familjeve të reja, me fëmijë të vegjël, teksa grupmosha nën 15 vjeç përbënte gati 18% të të larguarve. Në total, 62% e personave që kanë ikur emigrantë në vitin 2024 ishin nën 35 vjeç.
Edhe të dhëna të tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se trendi i emigracionit vijon të jetë i lartë. Sipas shifrave të migracionit, largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike të dekadës së fundit. Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025 Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.
Europa
Sipas Eurostat, në dhjetor 2025, 47 650 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 23% krahasuar me dhjetorin 2024 (61 515) dhe një rënie prej 13% krahasuar me nëntorin 2025 (54 855).
Po ashtu, kishte 9 255 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 29% krahasuar me dhjetorin 2024 (7 180) dhe një rënie prej 19% krahasuar me nëntorin 2025 (11 435).
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, në BE u dhanë 229 735 vendime të shkallës së parë për azil, me rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm (200 005) dhe 10% më shumë krahasuar me tremujorin paraardhës (209 770). Nga këto vendime, 45% ishin pozitive (103 550).
Në dhjetor 2025, venezuelianët përbënin grupin më të madh të personave që kërkonin azil (6 675 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (4 900), bangladeshasit (3 190) dhe sirianët (2 025).
Italia (9 985), Spanja (9 655), Franca (8 230) dhe Gjermania (6 530) morën numrin më të lartë të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë 72% të totalit të aplikantëve në BE.
Në dhjetor 2025, kishte 10.6 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Në raport me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (39.1), e ndjekur nga Irlanda (22.9) dhe Spanja (19.7). /Monitor
Gjenerali Dedë Prenga komentoi sot gjendjen e krijuar në L...
Analisti Mentor Kikia ka ndarë në rrjetet sociale një vide...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj u shpreh sot kritike...
Strukturat turistike në vend pritën më shumë vizitorë në j...
Vera e madhe ka pasur gjithmonë një fuqi të veçantë mbi im...
Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit ...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebas...
Në datën 17 mars 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, në një reagim ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
MAG ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e dyqanit të ri LUBE,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokra...
Është votuar me 79 vota pro dhe 1 abstenim projektrezoluta...
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ku në r...
Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ka p...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare e r...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot proceset hetimore që kryhe...
Gazetari Basir Çollaku paralajmëroi sot se në vijim ketë k...
Sot është pushim zyrtar, për shkak se “Dita e Verës”, qëll...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...