Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e Benet Becit
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebas...

Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, socialistët ‘pendohen’ dhe kërkojnë rikthimin te formulimi i vjetër, i cili e kushtëzon zgjedhjen me të qenit punonjës karriere brenda institucionit.
Ndryshimet e reja në ligjin për “Gardën e Republikës” janë pjesë e një projektligji të propozuar nga deputetja socialiste, Antoneta Dhima, i futur për shqyrtim në kalendarin e punës së Kuvendit.
Nisma e Dhimës propozon ndryshimin e nenit 17 me formulimin; “Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada “Drejtues Madhor”. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që mbajnë gradën “Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë”.
Vetëm dy vjet më parë, mazhoranca socialiste, deputete e së cilës ishte edhe Dhima, këmbënguli që ta ndryshojë këtë nen, duke i hapur rrugën edhe kandidaturave nga jashtë radhëve të Gardës së Republikës. Ndryshimi në atë kohë u kontestua fort nga opozita si një “ligj me porosi” për t’i hapur rrugën zgjedhjes së Ermal Onuzit.
Dispozita u miratua kur institucioni ishte pa drejtues dhe vetëm pak muaj nga votimi në Kuvend, emri i paralajmëruar, Onuzi u shpall fitues pas një procedure të ashtuquajtur ‘konkurs i hapur’.
Onuzi dha dorëheqjen në qershor të vitit 2005 dhe aktualisht, Garda e Republikës është në kërkim të një drejtuesi të ri.
E pyetur nga BIRN se cila ishte shtysa për të propozuar këto ndryshime ligjore, nismëtarja Antoneta Dhima iu referuar argumenteve në relacionin e dorëzuar në Kuvend, duke pranuar se ndryshimet e vitit 2024 ishin në kundërshtim me norma të tjera të ligjit, ku gradat për pozicionin drejtues kërkojnë minimalisht 11 vite punë.
Nisma, tha ajo, “ka për qëllim përmirësimin e normave ligjore të cilat, nga praktika e deritanishme kanë gjetur vështirësi në zbatim, kanë patur mungesë harmonizimi apo kanë rënë ndesh me normat e tjera të ligjit, sikurse me frymën e përgjithshme që ligjvënësi ka patur parasysh në hartimin e tij”.
Në nismën e saj Dhima përfshin dhe dispozita të tjera që lidhen me karrierën brenda këtij institucioni dhe kriteret për t’u punësuar aty, duke hapur dyert dhe për individë që kanë punuar në institucione të tjera të sigurisë si Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit apo SHISH.
Sipas deputetes, një pjesë e konsiderueshme e këtyre ndryshimeve janë nxitur nga rekomandimet e lëna prej grupit auditues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin dhjetor 2025.
“Për sa më sipër, qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë, qartësojë dhe të mos krijojë ekuivoke në zbatimin e normave, të cilat janë të paqarta, duke sjellë kështu formimin e precedentëve që çojnë në keqinterpretim apo zbatim të gabuar të ligjit,” thuhet në relacion./reporter
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebas...
Në datën 17 mars 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, në një reagim ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
MAG ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e dyqanit të ri LUBE,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokra...
Është votuar me 79 vota pro dhe 1 abstenim projektrezoluta...
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ku në r...
Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ka p...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare e r...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot proceset hetimore që kryhe...
Gazetari Basir Çollaku paralajmëroi sot se në vijim ketë k...
Sot është pushim zyrtar, për shkak se “Dita e Verës”, qëll...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Së fundmi na është dhënë një leksion i ri juridik nga krye...
Këtë të hënë u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti X...
Janë zbardhur disa nga vendimet në mbledhjen e Kryesisë së...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka denoncuar...
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të hënë në Vlorë. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...