“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Në datën 17 mars 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel Java Globale e Parasë 2026, një nismë ndërkombëtare që synon të rrisë njohuritë financiare te fëmijët dhe të rinjtë, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë mënyrën se si funksionojnë financat dhe ekonomia në jetën e përditshme.
Java Globale e Parasë (16-22 mars 2026) organizohet çdo vit në shumë vende të botës dhe bashkon institucionet publike, sektorin financiar, sistemin arsimor dhe partnerë të ndryshëm në një përpjekje të përbashkët për të rritur kulturën financiare në shoqëri, me fokus të veçantë te brezi i ri.
Viti 2026 ka një domethënie të veçantë për Shqipërinë, pasi shënon 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare. Ky përvjetor ofron një mundësi për të reflektuar mbi historinë e monedhës shqiptare dhe rolin që ajo ka luajtur në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.
Tema e këtij viti është “Flasim zgjuar për paranë! – 100 vjet monedhë kombëtare!”, duke lidhur reflektimin mbi historinë e parasë kombëtare me nevojën për të zhvilluar një kulturë financiare më të shëndetshme te të rinjtë.
Aktivitetin çelës të Javës së Parasë 2026 e përshëndeti z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko u shpreh se, në një kohë kur teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si menaxhojmë paranë, edukimi financiar bëhet një element gjithnjë e më i rëndësishëm.
Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave do të organizohen një sërë aktivitetesh edukative, përfshirë leksione të hapura, konkurse, nisma ndërvepruese dhe takime informuese për nxënës dhe studentë. Këto aktivitete synojnë të nxisin diskutimin mbi menaxhimin e parasë, vendimmarrjen financiare dhe rëndësinë e edukimit financiar, në një kohë kur teknologjia dhe shërbimet digjitale po transformojnë mënyrën se si përdorim dhe menaxhojmë paranë.
Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shoqatën Shqiptare të Bankave, Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, Bankën Botërore, Junior Achievement of Albania, bankat tregtare dhe partnerë të tjerë institucionalë, ka organizuar ndër vite aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese për grup-moshat e nxënësve të arsimit parauniversitar dhe atij universitar.
Guvernatori shtoi se, përmes kësaj nisme, organizatorët synojnë të inkurajojnë veçanërisht të rinjtë të informohen dhe të ndërtojnë aftësi për të marrë vendime financiare të zgjuara, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre të ardhshme.
Fjala e plotë e Guvernatorit Sejko
Është kënaqësi e veçantë për mua të hap sot aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026, një iniciativë që zhvillohet çdo vit në shumë vende të botës dhe që synon të afrojë brezat e rinj me njohuritë bazë të financave dhe të ekonomisë.
Kjo javë është bërë tashmë një moment i rëndësishëm për të bashkuar institucionet publike, sektorin financiar, sistemin arsimor dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë, në një përpjekje të përbashkët: rritjen e kulturës financiare në shoqëri dhe në veçanti te brezi i ri.
Për Shqipërinë, viti 2026 ka një domethënie të veçantë, pasi shënon 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare.
Ky përvjetor na jep mundësinë të rikthejmë vëmendjen te historia e Lekut shqiptar dhe te roli që paraja kombëtare ka luajtur në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.
Java Globale e Parasë koordinohet në mbarë botën nga OECD-INFE dhe synon të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë të kuptojnë më mirë mënyrën se si funksionojnë financat në jetën e përditshme. Tema ndërkombëtare e këtij viti, “Smart Money Talks”, nënvizon rëndësinë e komunikimit të hapur dhe të informuar për çështjet financiare.
Në këtë frymë, slogani që kemi zgjedhur për aktivitetet në Shqipëri është “Flasim zgjuar për paranë – 100 vjet monedhë kombëtare”. Ai synon të lidhë reflektimin mbi historinë e parasë sonë kombëtare me nevojën për të zhvilluar një kulturë financiare më të shëndetshme, për të shmangur gabimet apo mashtrimet, duke i fuqizuar të rinjtë të marrin kontrollin e mirëqenies së tyre financiare.
Të dashur të rinj,
Historia e monedhës kombëtare është e lidhur ngushtë me historinë e zhvillimit të shtetit dhe të institucioneve të tij ekonomike. Emetimi i Frangës dhe Lekut shqiptar në vitin 1926 përfaqësoi një hap të rëndësishëm në konsolidimin e sovranitetit monetar të vendit dhe në ndërtimin e një sistemi financiar modern. Për një shekull, Leku shqiptar ka qenë më shumë se një instrument pagese. Ai ka përfaqësuar një element të rëndësishëm të sovranitetit ekonomik të vendit dhe një pikë referimi të stabilitetit monetar. Nëpër periudha të ndryshme historike, paraja jonë kombëtare ka reflektuar zhvillimin e institucioneve financiare shqiptare dhe përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi moderne dhe të qëndrueshme. Besimi që qytetarët dhe bizneset kanë te monedha kombëtare është një nga shtyllat mbi të cilat mbështetet funksionimi i ekonomisë dhe roli i bankës qendrore në ruajtjen e stabilitetit financiar.
Sistemi monetar dhe financiar shqiptar ka kaluar nëpër shumë transformime. Nga një ekonomi ku dominonte përdorimi i parasë fizike, kemi kaluar gradualisht drejt një infrastrukture financiare gjithnjë e më të avancuar, ku pagesat elektronike dhe shërbimet digjitale po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në këtë kontekst transformimi, roli i parasë po evoluon së bashku me zhvillimin e teknologjisë dhe të tregjeve financiare.
Në këtë proces, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit monetar, në modernizimin e sistemeve të pagesave dhe në krijimin e kushteve për funksionimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
Sot, në një kohë kur teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si menaxhojmë paranë, edukimi financiar bëhet një element gjithnjë e më i rëndësishëm.
Në këtë kuadër, aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026 synojnë të krijojnë hapësira për të mësuar, për të diskutuar dhe për të reflektuar mbi këto tema. Përmes leksioneve të hapura, konkurseve, aktiviteteve edukative dhe takimeve ndërvepruese, nxënësit dhe studentët do të kenë mundësi të njihen më mirë me botën e financave dhe me rëndësinë e vendimmarrjes së kujdesshme.
Këtë vit, aktivitetet tona edukative lidhen edhe me përvjetorin e rëndësishëm të monedhës kombëtare, i cili prezantohet më së miri edhe në ekspozitën “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)”, ku publiku mund të njihet me historinë e parasë dhe të bankingut qendror në vendin tonë.
Të dashur miq,
Organizimi i Javës Globale të Parasë është rezultat i bashkëpunimit të shumë institucioneve dhe partnerëve. Dua të shpreh mirënjohjen time për Ministrinë e Arsimit, për Shoqatën Shqiptare të Bankave, për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, për Bankën Botërore, Junior Achievement of Albania, për bankat tregtare, si dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në realizimin e kësaj nisme të rëndësishme në mbështetje të edukimit dhe përfshirjes financiare në vend.
Në përfundim, dëshiroj t’ju inkurajoj, veçanërisht ju të rinjve, ta shfrytëzoni këtë javë për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si funksionon paraja dhe si mund ta menaxhoni atë me mençuri. Vendimet financiare që merrni sot mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj nesër./ CNA
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, në një reagim ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
MAG ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e dyqanit të ri LUBE,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokra...
Është votuar me 79 vota pro dhe 1 abstenim projektrezoluta...
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ku në r...
Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ka p...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare e r...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot proceset hetimore që kryhe...
Gazetari Basir Çollaku paralajmëroi sot se në vijim ketë k...
Sot është pushim zyrtar, për shkak se “Dita e Verës”, qëll...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Së fundmi na është dhënë një leksion i ri juridik nga krye...
Këtë të hënë u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti X...
Janë zbardhur disa nga vendimet në mbledhjen e Kryesisë së...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka denoncuar...
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të hënë në Vlorë. ...
Rrjeti "SafeJournalist" ka mirëpritur vendimin e Gjykatës ...
Avokati i krimit, Ylli Manjani, ka “lajthitur” sërish, duk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...