IGJEUM: Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja si ndryshon moti
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...

Sot është pushim zyrtar, për shkak se “Dita e Verës”, qëlloi të shtunën dhe sipas ligjit nuk punohet as të hënën.
Të premten është sërish pushim pasi është festa e Bajramit. Të Dielën është Festa e Novruzit, ndaj e hëna që vjen është sërish pushim.
E ndërsa administrata shijon ditët e shumta të pushimit dhe aeroporti është i tejmbushur, bizneset e kaluan fundjavën apo dhe ditën e sotme, duke tentuar të aksesojnë E-Albania për shërbime që me zor arrijnë të marrin, nëse kanë fat, apo të rrinë e të vështrojnë një ekran që xhiron bosh dhe as jep e as merr.
Problemi kryesor, thotë një ekonomiste është me ngarkimin e dokumenteve.
Sistemi krijon probleme me aplikimet per raportet e barrëlindjeve apo edhe për përfitime të tjera afatshkurtra. Edhe në rast kur duket sikur aplikimi ka përfunduar me sukses me raport të ngarkuar, palës pritëse nuk i shfaqet dokumenti në sistem dhe duket sikur problemi është te biznesi që nuk ngarkon dokumentin.
Kjo situatë po shkakton vonesa në pagesat e raporteve të nënave të reja ose të punëmarrësve që përfitojne nga skema e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu pengon dhe marrjen e raporteve nga personat që mungojnë në punë për shkak të problemeve shëndetësore.
Pamundësia e ngarkimit të dokumenteve ka prekur dhe individët, që nuk mund të aplikojnë për shërbime të ndryshme.
Probleme vijon të ketë dhe self-care, me bizneset që nuk arrijnë të shohin faturat, tashmë që po afron dhe afati për dorëzimin e bilanceve të vitit 2025. Edhe më parë sistemi self-care, i cili përdoret gjerësisht nga bizneset, nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.
Ndonëse kalimi i shumë shërbimeve online është bërë me qëllimin për të lehtësuar bizneset, ato po kthehen në makth për ta. Në korrik të vitit të kaluar, për shumë ditë dorëzimi online i bilanceve në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishte i pamundur. Në janar të këtij viti, bizneset nuk rakordonin dot faturat në sistemin self-care, yë vetëpunësuarit e vetëm nuk lëshonin dot fatura, nuk bëhej as fiskalizimi i faturave të importit.
Ironikisht Shqipëria renditet ndër vendet që i përdorin më shumë shërbimet online të e-qeverisjes.
Sipas të dhënave të Eurostat, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2024 (për vendet e BE-së kanë dalë të dhënat e 2025-s), 78% e qytetarëve shqiptarë ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, në krahasim me 72% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian. Por, duket se sondazhi nuk zbulon se ka kohë humbet realisht nga përdorimi i këtyre shërbimeve, përsa kohë që nuk garantohet funksionimi i tyre 24 orë dhe shpesh sistemi vetëm sa xhiron bosh!/Monitor.al
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Së fundmi na është dhënë një leksion i ri juridik nga krye...
Këtë të hënë u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti X...
Janë zbardhur disa nga vendimet në mbledhjen e Kryesisë së...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka denoncuar...
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të hënë në Vlorë. ...
Rrjeti "SafeJournalist" ka mirëpritur vendimin e Gjykatës ...
Avokati i krimit, Ylli Manjani, ka “lajthitur” sërish, duk...
Një sasi e dyshuar tritoli është konstatuar ditën e sotme,...
Në Shqipëri po shpiket një standard i ri i drejtësisë. Ky ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka denoncu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Një kamion është shkrumbuar nga zjarri në bypass-in e Vlor...
Prej me shumë se një viti në burg, kryebashkiaku i arrestu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha sot s...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se 22...
Ndërsa muajit të shenjtë të Ramazanit po i vjen fundi, bes...
Pas kryeministrit Andrej Plenkoviç, lidhur me deklaratat e...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...