web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sasi e dyshuar tritoli i vendoset një makinerie në Mirditë/ Policia në vendngjarje

16 Mars 2026, 11:01, Aktualitet CNA

Sasi e dyshuar tritoli i vendoset një makinerie në Mirditë/

Një sasi e dyshuar tritoli është konstatuar ditën e sotme, e vendosur në makinerinë e një kompanie inertesh në Spaç të Mirditës.

Sipas raportimeve, lënda e dyshuar ekzplozive është parë nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes. Forcat xheniere pritet të bëjnë çaktivizimin e lëndës plasëse.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /CNA





Lajmet e fundit nga