“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj u shpreh sot kritike lidhur me disa kompani që operojnë në vendin tonë, që sipas saj janë të çuditshme dhe nuk u dihen pronarët.
E ftuar në “Syri Tv”, Shehaj u shpreh se disa prej tyre janë kompani të sanskionuara, pasi financohen nga lidhjet e tyre me terrorizmin.
“Shumë afera janë të lidhura me kompani të çuditshme. Janë kompani të cilat nuk u dihen pronarët. Për shembull te Rafineria dikur, po një investigim të Plugut, doli që kompania ishte e lidhur dhe financohej nga Gunvori, një kompani me lidhje ruse e sanksionuar nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më pas tek kompania e inceneratorit, që lidhej po me disa nga këta që ishin të ARMO-s, këta aksionerët që ishin pas, pra këta që janë tani në letra që thonë jemi, por nuk jemi, dhe ndërkohë ishte, me sa mbaj mend, Alberto Preseci, Franco Tosi Meccanica, ka qenë kompani e cila kishte kontrata shumë të mëdha dhe bashkëpunim me kompaninë shtetërore të Iranit për energjinë. Nuk ja mbaj mend emrin mirë tani kompanisë shtetërore që kanë ata, por që ishte dhe u publikuan dhe artikuj dhe kontratat që ata kishin.
Në rastin konkret, situata është dhe më e rëndë. Përtej aferës që është e anijeve, që vazhdon akoma të hetohet nga SPAK-u.
U arrit të faktohej që përpos procedurës së blerjes së naftës, ku importuesi do ishte KESH-I, kompania e cila e solli në Shqipëri, ishte një kompani e Mad Energy, naftën, edhe pse vinte nga Malta, deklarohej si naftë algjeriane, nga të dhënat u pa që kjo kompani ishte e lidhur me një kompani tjetër turke, ASB Group. Kompani e dënuar për krime federale në Amerikë. Pronari i dënuar, i kësaj kompanie i dënuar për financim terrorizmit që dolën gjatë hulumtimeve të Iran Leaks. Po në 2020-ën, që kishim dhe pandeminë dhe ndërkohë ishte në embargo, - pra kishin filluar problemet dhe ishin këto sanksionet për Iranin, - kjo kompani nëpërmjet një kontrate, një kompanie të hapur po dhe në Shqipëri, ka shitur rreth 36 milionë dollarë naftë iraniane.
Pra Kompani në kohë sanksionesh, kompani të sanksionuara, pronari i kësaj i dënuar për financim terrorizmi.
Tani është porti i Durrësit për shembull, që u tërhoq kompania, ndërkohë dilte fare qartë edhe nga denoncimi që bëri Arben Ahmetaj, por dhe nga një hulumtim i thjeshtë mund ta bënte kushdo, Porto Romano, që ishin kompani që lidheshin me kompani ruse. Apo siç është problemi me TEC-in e Roskovecit, që ne kemi zyrtarë shqiptarë që mashtruan deputetët në Kuvend, në komisionin për burimet natyrore, që i thanë po, ai TEC-i do jetë me gazin që vjen nga TAP-i. Ndërkohë ishte mashtrim, sepse tashmë është zyrtare dhe është e konfirmuar që ata do të përdornin TAP-in si rrugë, por gazi nuk do ishte nga Azerbajxhani dhe nuk dihej se çfarë gazi do të jetë. Se rus, se jo rus, nuk e dime. Këtë duhet të na e thonë këta qeveritarët tanë që vazhdojnë.
Pra, kjo historia e rezolutave, për mua nuk ka pikë vlere, sepse ti e ke tashmë edhe ambasadën e tyre e ke larguar.
Pra, në qoftë se mbledhim 36 milionë në 2020-ën edhe 11 në 2024-ën, vetëm në një transaksion ti ke diku te 50 milionë dollarë që ky është financim që ti i bën.
Strukturat tona, as shërbimi informativ, por sot që flasim as SPAK-u apo Krimet e Rënda dikur që e kishin shumë në fokus pra. Nëse sot partnerët tanë kanë në fokus sigurisht edhe korrupsionin. Unë prapë jam e bindur që edhe në këto momente siç është goditja e Belinda Ballukut apo goditja te AKSHI-i bëhet për qëllime më madhore sesa korrupsioni i vendit. Korrupsionin duhet ta dënojmë ne, shqiptarët, duhet ta dënojnë SPAK-u, duhet ta dënojë politika. Pra ne duhet të jemi si popull të ngritur në këmbë për të luftuar korrupsionin, për sa kohë është një shërbim, një para e vjedhur, një shërbim që ne nuk e marrim e shpopullohemi. Kurse partnerët që kanë arritur të ndërhyjnë apo të bashkëpunojnë si me dosjet e përgjimeve të Sky Encros, apo sot hetimet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë apo te ARRSH-i bëhet sigurisht sepse nga këto para financohen apo pastrohen biznese të tjera përtej, përtej korrupsionit”,-tha Shehaj./CNA
Strukturat turistike në vend pritën më shumë vizitorë në j...
Vera e madhe ka pasur gjithmonë një fuqi të veçantë mbi im...
Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit ...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebas...
Në datën 17 mars 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, në një reagim ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
MAG ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e dyqanit të ri LUBE,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokra...
Është votuar me 79 vota pro dhe 1 abstenim projektrezoluta...
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ku në r...
Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ka p...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare e r...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot proceset hetimore që kryhe...
Gazetari Basir Çollaku paralajmëroi sot se në vijim ketë k...
Sot është pushim zyrtar, për shkak se “Dita e Verës”, qëll...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Së fundmi na është dhënë një leksion i ri juridik nga krye...
Këtë të hënë u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare artisti X...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...