Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak shpalosi disa projekte të cilat pritet të vihen në jetë në kryeqytet, mes tyre Teatri i Ri, rehabilitimi i Kopshtit Botanik, stadiumi i ri “Selman Stërmasi”, apo edhe Muzeu i Tiranës.
Veliaj nënvizoi se do bëhet një përurim zyrtar i Piramidës, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.
“Kemi disa projekte të reja të qytetit dhe njëri prej tyre është stadiumi i ri “Selman Stërmasi”. Sporti ka marrë, jo vetëm prej Tiranës Qyteti Europian i Sportit, por vitet e fundit i kemi dhënë një impuls të jashtëzakonshëm. Mjafton të shikojmë nivelin e medaljeve dhe cilësisë së sportistëve, qartazi ka qenë një para e shpenzuar mirë nga Bashkia e Tiranës. 90% e ekipit tonë Olimpik janë të Bashkisë së Tiranës, nga Sport Club Tirana. Ka ardhur koha që aty të kalojmë nga një ngrehinë ku ka agjenci udhëtimi apo lojëra elektronike, në një aset për Tiranën. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një Muze të artit modern, Galeria Kombëtare është në rikonstruksion. Kemi konceptuar një tokë që është në fund të Bulevardit të Ri, kurse Muzeu i Tiranës është konceptuar te Sarajet. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, por ligji thotë se vetëm Instituti i Monumenteve të Kulturës i shpall monumentet e kulturës. Mund të kemi bindje politike, mund të bëjmë debatet tona, por ose është ose nuk është monument kulture, nuk mund të jetë me dëshirë e me pasion, është me ligj e me një komision. Kemi edhe Sarajet, kur për herë të parë në Bashkinë e Tiranës kemi akorduar një fond për t’i blerë këto ndërtesa, ashtu siç bëmë me shkollën Kosova, me Sarajet e kështu bëmë me ndërtesën e Libohovitëve. Ndërtesa e Libohovitëve si investim do t’i kalojë Ministrisë së Kulturës, kjo do të thotë që nuk kemi detyrime financiare. Tek Sarajet është Bashkia e Tiranës ajo që do të bëjë investimin”, tha Veliaj.
Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku renditi një sërë projeksionesh të tjera që pritet të zbatohen nga Bashkia e Tiranës.
“Duam që të reflektohet në buxhet edhe Qendra e Konventave dhe Ekspozitave. Kemi bërë një garë ku është shpallur fitues Maksimiliano Fuksas. Me aq evente sa ndodhin këtu, me aq aktivitete sa ndodhin këtu, Pallati i Kongreseve sot është i ezauruar. Ne duam që në skajin tjetër të Tiranës, tek Bulevardi i Ri, të kemi qendrën e re të Konventave e Ekspozitave. Jemi në proces gjyqësor, të cilit po i vjen fundi, për Kopshtin Botanik. Unë besoj se prova se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë potenciali ka Kopshti Botanik, përtej bindjeve politike, është vetëm 100 metra larg nga Kopshti Zoologjik, nga një kopësht zoologjik kur dikur luani hante patate dhe ujku ishte me depresion në ato pllakat e çimentos, kurse sot jemi në një hapësirë didaktike ku kemi edhe klasa për fëmijët, një parkim nëntokë për komunitetin, janë shtuar specie që ne nuk i kemi pasur më parë. Jemi në pritje të finalizimit të atij procesi. Stadiumi i Lojërave me dorë “Asllan Rusi” është një ngrehinë e kohës së Italisë, ka qenë hangar avionësh. Propozimi që kemi është që, edhe aty të bëjmë një ndërhyrje e ta kthejmë vërtet në një arenë të basketbollit e volejbollit, ashtu siç i ka hije një qyteti evropian si Tirana”.-shtoi ai./CNA.al
Diskutimet mbi korrupsionin me fondet e BE për bujqësi...
Debate të forta ka patur mes deputetes Jorida Tabaku dhe m...
Për ministren e Bujqësisë Frida Krifca nuk është një lajm ...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi njihet për shafqjet e tij...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kuvendi, ka hedhur akuz...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belina Bal...
Të enjten Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancat për 6 ...
Klodian Zoto, i cili ndodhet në arrati, kërkon pafajësinë ...
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, është detyru...
Inceneratorët kanë kthyer në një “fushëbetejë” sallën e Ku...
Punonjësit e gardës janë zhvendosur pranë foltores së Kuve...
Opozita ka kërkuar në Kuvend, kryeministrin Edi Rama, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së...
"Nuk paguhet asnjë para nga buxheti për djegësin e Elbasan...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta ...
Partnerët në Rrjetin e "Safe Journalists" (SJN) dhe "Media...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shprehur para gaze...
Studentët e Mjekësisë nuk janë tërhequr nga vendimi i tyre...
Studentët e mjekësisë po protestojnë sot para Kuvendit kur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...