Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka dalë me një paketë për të luftuar korrupsionin.
Ajo ka prezantuar ditën e sotme, pikat që mbart propozimi i saj antikorrupsion.
Sipas saj, për ta luftuar korrupsionin së pari duhet ta njohim atë, që ekziston, ta pranojmë atë.
“Sot, arsyeja kryesore pse të rinjtë dhe shqiptarët largohen është korrupsioni, është mungesa e mundësive, është sistemi që është ngritur i cili vlerëson gjithmonë më të fortin e më të pasurin dhe penalizon gjithmonë atë që është më i dobët.
Kjo ndodh që nga aplikimi për një vend pune, e deri tek 'konkurrenca për një tender' apo një garë publike.
Sot, të gjithë mendojnë që pa pasur një mik, pa njohur një politikan ose pa pasur mbështetje nuk ia dilet”, ka thënë Tabaku në një dalje për mediat.
Ndryshimet e propozuara nga Tabaku.
1. “Pasaporta e Prokurimit Publik” ku do të paraqitet çdo e dhënë e kompanisë së bashku me dokumentacionin e një procedure publike, duke filluar që nga numri i referencës dhe çdo dokument zyrtar që kjo kompani aplikon tek zyrat e shtetit, por njëkohësisht që kjo zotëron.
2. Krijimi i sistemit të kontratave publike njihet në të gjitha vendet e BE si sistemi më i mirë që ofron mundësinë e kontrollit dhe skrutinimit. Sot heq pengesën më të madhe që kanë gazetarët, publiku që është informacioni që nuk është i disponueshëm në asnjë rast. Ky sistem do të ketë të gjitha koncesionet, tenderat, PPP-të, përfshirë dhe lejet dhe licencat që ka çdo kompani nga qeveria shqiptare, por njëkohësisht aksesi në financa dhe të dhëna të tjera publike që sot është e pamundur që të merren.
3. Shmangien e kompanive offshore nga çdo lloj gare, duke filluar nga investitorët strategjikë, duke vazhduar me koncesionet/ partneritetin publik privat dhe gara të tjera publike. Synimet e ndryshimeve tona ligjore janë të tilla që duan ta lidhin deklarimin dhe publikimin e pronarëve përfitues si aksionarë apo ortakë, duke i përjashtuar ato përfundimisht nga gara. Një gjobë nuk është e mjaftueshme.
4. Ndryshimi i tretë lidhet me forcimin e kritereve të garancisë monetare. Sikundër është vënë re në shumë kontrata publike nga inceneratorët deri te kontratat e fundit që janë diskutuar si ajo e Portit të Durrësit, kompanitë jo vetëm që vënë kolateral pronën e fituar përmes koncesionit për të marrë një kredi, por nga ana tjetër nuk kanë asnjë të dhënë financiare. Ne kërkojmë që me këto amendime, çdo eksperiencë e tillë të mos përsëritet. Jo vetëm kaq por kemi forcuar gjithnjë e më shumë edhe vërtetimin e situacionit financiar të kompanisë që fiton koncesionin. Mundësinë që këto kompani të kenë asete reale, fizike dhe jo letra bankash që do të marrin në të ardhmen kredi duke vendosur kolateral këto kontrata koncesionare.
5. Rritja e përgjegjësisë personale; një nga elementët që ne e kemi vënë gjatë Komisionit Hetimor të Inceneratorëve ka qenë shmangia e përgjegjësisë individuale duke u fshehur pas përgjegjësisë kolektive. Në fakt, çdokush që mban një post publik duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij personale. Prandaj amendimet kanë forcuar më shumë përgjegjësinë personale, por njëkohësisht me parimin e refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Sot dhjetëra zyrtarë shteti janë përpara drejtësisë dhe fshehin pas tyre personat e vërtetë politikë dhe kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë më.
6. Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se zotëron së paku 50% të të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm.
7. Rritja e kërkesës llogarive për sa i përket pastrimit të parave; Shqipëria prej vitit 2019 është përfshirë në listën gri të Pastrimit të Parave dhe sektori i ndërtimit është një ndër sektorët ku ka influencën më të madhe të parasë informale. Me qëllim eliminimin e të gjitha paqartësive, por njëkohësisht dhe burimet e financimit që ka sot ndërtimi, ne propozojmë ndryshimin e ligjit për kontrollin e territorit duke kërkuar dhe depozituar një raport të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që një subjekt pajiset me një leje ndërtimi ose me një certifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohet detyrimi i autoriteteve publike për të refuzuar këtë në rastin kur subjekti nuk e parashikon ose nuk e paraqet këtë vërtetim.
8. Ligji i Komisioneve Hetimore është i vitit 2003, është i vjetër në kohë, ka shumë pengesa për opozitën, por nga ana tjetër ka dhe shumë elementë që e pengojnë jo vetëm krijimin e tij, por dhe punën e këtij komisioni. Prandaj ne kemi kërkuar që ligji sot të ketë disa amendamente që nga momenti i heqjes e së drejtës së Kuvendit për ta shtruar në debat parlamentar duke i dhënë formë të prerë ngritjes së tij. Duke vazhduar me pengesën që ekziston për marrjen e informacionit. Për këtë arsye që saktësisht të themi se kush janë të dhënat në të cilat një komision hetimor ka akses, duke filluar nga ato publiket duke vazhduar me ato sensitive, por njëkohësisht aksesi në të dhënat e kompanive publike dhe private. Gjithashtu mundësia për të thërritur në komision çdo dëshmitar, përfshirë edhe ata që mund të jenë nën hetim./CNA.al
Sarajevë projektin EU4DigitalSME - Inovacioni dhe digjital...
Ylli Pango ka bërë deklarata të forta dhe kë lëshuar akuza...
CNA.al dy ditë më parë iu drejtua me një letër zyrtare, Au...
Për deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, duhet sërish një p...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në përkujtim të 8 Dhj...
Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjet...
Kreshnik Çollaku, deputeti i PD-së, nga grupi i përçarësve...
Sulmi ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për deputetin Fla...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 8 dhjetorin, që shën...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në shkurt t...
Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Rinisë me poezi. A...
Me 19 dhjetor 2022, Arben Krajës i mbaron mandati si drejt...
“E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Kjo ishte thirrja...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Erjeta Avdyli u zhduk në 30 mars të vitit 2000 dhe u g...
Gazetarja Alba Alishani ka deklaruar se Samiti i Bashk...
Analisti Fatos Lubonja, i ka drejtuar gishtin kryemini...
Gazetari Nikoll Lesi ka vënë në pah meritën e kryetari...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka bërë me dije se ne...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...